Studimet nė universitetet europiane, si tė pėrfitoni nga programet e BE-sė

Jonida Tashi Ēdo person qė dėshiron tė bėjė njė master nė universitetet europiane, mund tė pėrfitojė nga financimet e Bashkimit Europian. Vetėm pak kohė mė parė ėshtė njoftuar zyrtarisht nga Brukseli rritja e fondeve pėr tė rinjtė qė duan tė studiojnė nė universitetet e BE-sė. Njė program i pėrbashkėt mes universiteteve europiane dhe atyre ballkanike, i financuar nga Komisioni Europian nė kuadėr tė programit Erasmus Mundus, ofron mundėsi pėr tė gjitha nivelet e sistemit akademik nė Shqipėri. Projekti organizohet nga universiteti i Gracit nė Austri dhe pėrfshin 9 universitete tė njohura tė vendeve tė BE-sė dhe 10 universitete tė vendeve tė rajonit. Tarifat Pėr studentėt shqiptarė qė duan tė studiojnė nė universitetet europiane, afati maksimal i studimeve ėshtė 10 muaj dhe shuma mujore arrin deri nė 1000 euro. Ndėrsa pėr tė marrė njė master, kohėzgjatja shkon deri nė 22 muaj dhe ka tė njėjtėn tarifė. Pėr tė marrė njė doktoraturė, e cila zgjat deri nė njė vit, kostoja arrin deri nė 1500 euro nė muaj. Tarifat arrijnė deri nė 1800 euro pėr tė pėrfunduar njė post-doktoraturė nė njė nga universitetet europiane. Ndėrsa trajnimet pėr stafet universitare janė 1 muaj dhe shuma qė duhet tė paguhet arrin deri nė 2500 euro. Kostoja e studimit nuk pėrfshin biletat e udhėtimit apo edhe shumat qė do tė pėrdoren pėr sigurimin e jetės, tė cilat arrijnė deri nė 75 euro nė muaj. Tė gjitha financimet bėhen pasi tė pėrzgjidhen aplikimet e bėra nė Universitetin e Gracit nė Austri, i cili pėrcakton edhe fituesit e programit tė financuar nga BE-ja. Aplikimet Aplikimet pėr tė studiuar nė universitetet europiane mund tė kryhen pėr tė gjitha fushat e studimit. Ēdo kush mund tė aplikojė nė njė universitetet mė tė njohura europiane si ai i Bolonjės, Lėvenit nė Belgjikė, Granadės nė Spanjė, apo Groningenit nė Hollandė. Po ashtu, njė ofertė pozitive ėshtė edhe pėr studentėt e vendeve anėtare tė BE-sė, tė cilėt mund tė studiojnė nė universitetet e rajonit, pėrfshirė edhe nė Universitetin e Tiranės. Pėr tė garantuar tė drejtėn e studimit, pėrcaktohen njė sėrė kriteresh pranimi duke filluar qė nga paraqitja akademike. Konkretisht pėr studentėt kėrkohen rezultatet, ndėrsa pėr stafet akademike, ose jo, janė tė rėndėsishme eksperiencat e punės dhe publikimet shkencore. Po ashtu, nė konsideratė merret edhe letra e motivacionit, niveli i gjuhės, aktivitetet shtesė, etj. Pėr secilin nga kriteret e pėrcaktuar ka njė vlerėsim qė shkon nga 1–5 pikė dhe qė bėhet nga institucioni pritės, qė nė rastin konkret ėshtė Universiteti i Gracit nė Austri, vend ku bėhet edhe aplikimi. Pėr ēdo rast, tė dhėnat gjenden nė faqen e internetit: joineusee.eu. Erasmus Mundus Programi Erasmus Mundus i BE-sė po zgjeron gjithnjė e mė shumė mundėsitė pėr tė rinjtė nga vendet e Ballkanit, pėrfshirė edhe Shqipėrinė, qė tė studiojnė apo marrin tituj akademikė nė universitetet europiane. Vetėm pėr vitin akademik 2009-2010, Komisioni Europian ka miratuar pothuajse 10 000 grante tė reja, tė cilat do tė financohen nga programi Erasmus Mundus. Rreth 8385 studentė dhe akademikė do tė vijnė tė mėsojnė apo tė japin mėsim nė Europė, dhe 1561 europianė do tė shkojnė nė institucione partnere tė vendeve jashtė BE-sė. Qė prej fillimit tė tij nė vitin 2004, programi ka qenė nė gjendje ta vendosė veten nė pararojė tė programeve ndėrkombėtare tė lėvizshmėrisė nė botė. Me rėndėsinė qė i jep cilėsisė, ai po i shėrben shkėlqyeshėm promovimit tė arsimit tė lartė europian nė rang botėror. Me synim forcimin e bashkėpunimit pėr tė pėrfituar nga ky program edhe vendi ynė, ditėn e djeshme, ministri i Arsimit, Myqerem Tafaj zhvilloi njė takimin me pėrfaqėsues tė Bashkimit Europian, pranė Delegacionit tė BE-sė nė Tiranė, nė qendėr tė tė cilit ishte diskutimi pėr programin Erasmus Mundus. Takimi i pėrfaqėsuesve tė BE-sė me ministrin Tafaj konfirmoi dukshėm angazhimin e kreut tė Arsimit, pėr promovimin dhe shtrirjen mė tė gjerė tė programit Erasmus Mundus nė Shqipėri edhe nė tė ardhmen. Nė kėtė takim, ministri Tafaj pėrmendi si prioritet pėrfshirjen nė programin Erasmus tė studentėve qė vazhdojnė studimet nė nivelin Master, veēanėrisht, tė fokusuar nė degėt Pedagogji (Mėsuesi), Matematikė dhe Shkenca. Gjithashtu, me rėndėsi sipas kreut tė Arsimit, ėshtė dhe promovimi dhe pėrfshirja e nėpunėsve tė administratės publike, tė cilėt mund tė pėrfitojnė shumė nga programe tė tilla, si Erasmus Mundus. Universitetet qė pėrfshin programi Erasmus Mundus Universitetet e BE-sė Universiti i Gracit Austri Universiteti Katolik i Luvenit Belgjikė Universiteti Masaryk, Brno, Ēeki Universiteti i Bolonjės Itali Universiteti i Granadės Spanjė Universiteti i Groningenit Hollandė Universiteti i Lativas Latvia Universiteti i Turkut Finlandė Universiteti i Vilniusit Lituani Universitetet e rajonit Universiteti Teknik i Lindjes sė Mesme Turqi Universiteti i Shkupit Maqedoni Universiteti i Beogradit Serbi Universiteti i Malit tė Zi Mali i Zi Universiteti i Mostarit Bosnje Universiteti i Novi Sadit Serbi Universiteti i Prishtinės Kosovė Universiteti i Sarajevės Bosnjė Universiteti i Tiranės Shqipėri Universiteti i Tuzlės Bosnjė Kohėzgjatja dhe tarifat e shkollimit sipas studimeve Tipi i studimeve Kohėzgjatja Shuma mujore Studime 1 semestėr 10 muaj 1000 euro Master 1 semestėr 22 muaj 1000 euro Doktoraturė 6-12 muaj 1500 euro Post-doktoraturė 6 muaj 1800 euro Stafet 1 muaj 2500 euro Kush mund tė aplikojė Studentėt apo pedagogėt e universiteteve partnere nė Ballkan Shtetasit e rajonit tė regjistruar nė universitetet e njė prej 6 vendeve partnere, por qė nuk janė pėrfshirė nė programin “Join EU-SEE” Shtetasit e rajonit qė kanė mbaruar studimet nė kėto universitete dhe punojnė nė sektorin privat apo administratėn publike Shtetasit e vendeve tė rajonit qė kanė mbaruar studimet dhe pėrfshihen nė kategori tė tilla; si janė minoritarė, refugjatė, azil-kėrkues, janė tė sėmurė, apo kanė probleme ekonomike Ēfarė ėshtė programi Erasmus Mundus dhe mundėsitė qė ofron Erasmus Mundus ėshtė njė program bashkėpunimi dhe lėvizshmėrie nė fushėn e arsimit tė lartė dhe synon tė rrisė cilėsinė e arsimit tė lartė europian dhe tė promovojė dialog dhe mirėkuptim mes popujve e kulturave nėpėrmjet bashkėpunimit me vende jashtė BE-sė. Erasmus Mundus ofron kurse master dhe bursa studimi. Duke filluar nga viti akademik 2009-2010, 1833 studentė do tė pėrftojnė bursa pėr tė studiuar pėr njė ose dy vjet nė njė kurs masteri tė zgjedhur nga ata, pėrkrahė studenteve nga Europa. Studentėt i ndjekin studimet e tyre master nė dy ose mė shumė universitete brenda partneritetit tė atij masteri. Fituesit e bursave vijnė nga 105 vende: Kina ėshtė vendi me pėrfaqėsinė mė tė madhe, e pasuar nga India, Brazili, Meksika, Bangladeshi, SHBA, Etiopia, Rusia dhe Indonezia. Akademikėt vijnė nga 75 vende: ato mė tė pėrfaqėsuarat nė kėtė kategori janė SHBA, Kina, India, Australia dhe Kanada-ja. Nė tė pėrfshihet edhe Shqipėria. Erasmus Mundus mbėshtet partneritete institucionale ndėrkombėtare pėr lėvizshmėrinė e arsimit tė lartė Pėr periudhėn 2009-2010. Erasmus Mundus do tė financojė edhe 39 partneritete mes institucioneve europiane tė arsimit tė lartė dhe ato qė janė pjesė e politikės sė jashtme tė bashkėpunimi tė BE-sė. Ajo qė synohet ėshtė rritja e burimeve njerėzore dhe kapaciteteve pėr bashkėpunim ndėrkombėtar tė vendeve jo-evropiane nėpėrmjet lėvizshmėrisė mes Bashkimit Europian dhe kėtyre vendeve. Gjithsej, kėto partneritete pėrfshijnė 735 institucione tė arsimit tė lartė, 349 nga BE-ja dhe 386 nga vende tė tjera dhe pėrqendrohen te bashkėpunimi akademik dhe shkėmbimet e studentėve dhe akademikėve. Pėr periudhėn 2009-2010, do tė jepen 7624 grante lėvizshmėrie pėr vizita studimore, punė kėrkimore dhe mėsimdhėnie me kohėzgjatje nga tre muaj deri nė tre vjet pėr nivelet akademike universitare, pasuniversitare (master), doktorature dhe pas-doktorature, dhe pėr stafin akademik. Pėrfshihet kėtu mundėsia pėr 1561 europianė qė tė vizitojnė institucionet partnere nė vendet jashtė Europės dhe pėr 6063 studentė dhe akademikė nga jashtė Europės tė vizitojnė institucionet partnere europiane. Dy programet e tjera tė BE-sė qė po zbatohen nė vendin tonė Programi Tempus Programi Tempus pranė MASH-it zbaton pjesėn pėr arsimin e lartė nė Programin CARDS tė Komisionit Europian pėr Shqipėrinė. Ky program ėshtė njė bashkėpunim ndėreuropian nė ndihmė tė arsimit tė lartė, nė mėnyrė qė ai tė integrohet sa mė mirė dhe mė shpejt nė arsimin e lartė europian. Njė ndėr synimet kryesore tė Tempusit ėshtė realizimi nga universitetet shqiptare i procesit tė Bolonjės, i cili ėshtė dhe pėrparėsia kryesore e tij. Gjatė kėtyre viteve ky program ėshtė financuar nė tre drejtimet kryesore tė tij qė janė: projektet e pėrbashkėta evropiane; bursat individuale; masat strukturore dhe plotėsuese. Programi Ceepus Vitet e fundit ėshtė nėnshkruar njė marrėveshje pėr pėrfshirjen e arsimit tė lartė shqiptar nė njė program tė ri europian bashkėpunimi tė quajtur CEEPUS (Central Europe Program for University Studies). Nė kėtė program bėjnė pjesė universitetet e 12 vendeve tė Europės Qendrore dhe Jugore si: Shqipėria, Austria, Polonia, Hungaria, Ēekia, Sllovakia, Rumania, Bullgaria, Sllovenia, Kroacia, Serbia dhe Mali i Zi, Maqedonia. Programi synon ndėrtimin e hapėsirės europiane tė arsimit tė lartė dhe zbatimin e kėrkesave tė procesit tė Bolonjės pėr arsimin e lartė tė vendeve europiane. 28 Janar 2010

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Albania

Publikuar nga: Albania

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos