Moti keq bllokon pjesėn verilindore dhe juglindore tė vendit

Megjithėse reshjet e borės kanė pushuar, ka vėshtirėsi nė qarkullim pėr shkak tė ngricave Eljona Lata Moti keq me reshje bore ka sjellė bllokimin nė disa akse rrugore tė vendit. Megjithėse reshjet kanė pushuar, situata paraqitet e ndėrlikuar pėr shkak tė shtresave tė akullit tė krijuar nėpėr rrugė, duke vėshtirėsuar kėshtu kalimin e automjeteve. Edhe nė Portin e Durrėsit janė hasur vėshtirėsi. Pėr shkak tė detit tė trazuar, disa nga motopeshkatoret nuk kanė dalė fare pėr peshkim. Sipas tė dhėnave zyrtare, problem ka pasur nė pjesėn verilindore dhe juglindore tė vendit. Njė pjesė e komunave tė kėtyre zonave janė e bllokuar nga reshjet e shumta tė borės. Sipas policisė, automjetet, nė tė gjitha kėto akse, nuk kanė mundėsi tė lėvizin pa zinxhirė. Zona verilindore Gjatė gjithė ditės sė djeshme nė vendin tonė janė shėnuar ulje drastike tė temperaturave. Rėnia e temperaturave ka krijuar shtresa akulli nė akset rrugore tė zonės duke vėshtirėsuar lėvizjen e mjeteve. Mė problematike nė kėtė zonė mbetet aksi rrugor Kukės-Peshkopi, i cili ėshtė i bllokuar pėr shkak tė ngricave tė krijuara nga temperaturat e ulėta. E kalueshme me zinxhirė ėshtė aksi Bulqizė-Peshkopi, ndėrkohė qė situata mbetet problematike nė komunat Ostren, Trebisht dhe Krastė tė Martaneshit. Nė rrugėn qė lidh Bulqizėn me Krastėn situata ėshtė mė e vėshtirė sepse pavarėsisht hedhjes sė skorieve dhe kripės nga borėpastrueset, temperaturat e ulėta pengojnė shkrirjen e akullit. "Vetėm nė segmentin Shėmri-Qafė Shllak po pėrdorim njė borėpastruese, pasi nė akset e tjera rrugore ėshtė akulli qė ka vėshtirėsuar lėvizjen e mjeteve", - u shpreh dje drejtori i Ndėrmarrjes rajonale tė Mirėmbajtjes sė Rrugėve, Rushit Gashi, duke shtuar se pėr kėtė arsye, pėr mbajtjen hapur tė akseve rrugore, po punohet kryesisht pėrmes hedhjes sė skories e kripės. Sipas Gashit, ėshtė hedhur disa herė kripė nė segmentin e autostradės Kukės-Morinė, katėr kamionė me kripė janė hedhur nė segmentin Kukės - Qafė Shllak dhe nga dy kamionė me kripė nė segmentet Kukės - Nangė, Kukės – Krumė. Hedhja e kripės nė rrugėt kryesore vazhdoi gjatė gjithė ditės sė djeshme pėr shkak tė temperaturave mjaft tė ulėta qė krijojnė shtresė akulli nė trasetė e rrugės. Kalimi, vetėm me zinxhirė Nė akset kryesore rrugore janė pėrforcuar postblloqet e policisė, tė cilat nuk lejojnė lėvizjen e mjeteve pa zinxhirė. "Pavarėsisht situatės sė krijuar, deri tani nuk kemi pasur bllokim tė aksit kryesor rrugor qė lidh Shqipėrinė me Kosovėn, as ndonjė rast aksidenti", - bėjnė tė ditur burime zyrtare tė policisė lokale. Ndonėse trashėsia e borės nuk i kalon 20 centimetra, si rrjedhojė e shtresave tė akullit, tė bllokuara janė komunat e Grykė Cajės, Zapodit, Kalisit dhe Arrnit nė rrethin e Kukėsit, akse rrugore qė menaxhohen nga Ndėrmarrja e mirėmbajtjes sė Rrugėve Rurale dhe komunat. Zona juglindore Nė rajonin juglindor tė Korēės tė gjitha akset rrugore janė tė kalueshme, ndonėse me zinxhirė. Reshjet e dėborės kanė pėrfshirė zonėn gjatė 24 orėve tė fundit. Mėsojmė se Drejtoria e Rrugėve ka vėnė nė dispozicion tė menjėhershėm tre borėpastruese. Gjithashtu janė hedhur edhe skorie nė rrugė pėr t’i mbajtur ato tė hapura pėr kalimin e mjeteve. Burime nga Drejtoria Rajonale e Mirėmbajtjes sė Rrugėve bėjnė tė ditur se mjetet borėpastruese kanė punuar qė nė orėt e para tė mėngjesit tė djeshėm nė Qafė-Thanė, Qafėn e Qarrit, Qafė-Plloēė dhe pėrgjatė akseve rrugore Korēė- Kapshticė, Korēė-Pogradec dhe Korēė-Ersekė, ku pas pastrimit tė dėborės ėshtė bėrė kriposja e tyre. Nė zonat malore si Dardhė, Voskopojė, Vithkuq dhe Lekas ka rreth 25 cm dėborė. Edhe brenda nė Korēė, ku ka vetėm 5 cm dėborė, sėrish janė vėrejtur se rrugėt janė me shtresė akulli. Sipas shėrbimit sinoptik tė Komandės Rajonale Mbrojtėse, temperatura mė e ulėt ka qenė minus 7 gradė celsius dhe mė e larta minus 2 gradė celsius. Porti Durrės Moti keq ka sjellė probleme dhe nė Portin e Durrėsit pėr shkak tė detit tė trazuar dhe erės sė fortė nga veriu, tė cilėt kanė karakterizuar orėt e fundit kushtet meteorologjike nė rajonin e Durrėsit. Deti i trazuar, me forcė 5 dhe era e fortė me drejtim nga veriu, po rikthen nė kalatat e portit tė gjitha motopeshkatoret qė kanė dalė gjatė 4-5 ditėve nė gjueti. Temperaturat e ajrit gjatė natės sė kaluar kanė rėnė edhe mė tej, por nė qytet dhe nė rrethinat tij nuk janė vėrejtur ngrica. Sipas parashikimeve moti do tė vazhdojė tė jetė i thatė, ndėrsa era do tė ruajė tė njėjtin drejtim. Kushtet detare nuk do ta pengojnė veprimtarinė pėrpunuese tė anijeve tregtare si dhe lėvizjen e mjeteve tė mėdha lundruese. Moti pėr javėn qė vjen Meteorologėt parashikojnė njė mot tė kthjellėt, por tė ftohtė, kryesisht nė mėngjeset e ditėve nė vijim, ku termometri do tė shėnojė vlera nėn zero gradė celsius. Pra, muaji janar, sipas meteorologėve, pritet tė mbyllet me ditė tė kthjella, por tė ftohta. Temperaturat e ulėta nėn zero tė kėsaj jave do tė jenė prezente nė territorin e vendit edhe nė javėn qė do tė vijė. “Dita e diel do tė shėnojė temperatura minimale nėn zero gradė nė tė gjithė territorin e Shqipėrisė. Pėrsa i pėrket javės nė vazhdim pritet qė tė nisė deri nė tri ditėt e para tė saj kryesisht me dominim kthjellimesh dhe vranėsirash kalimtare, por qė temperaturat do tė rinisin tė rriten. Kjo rritje, nė fakt, do tė jetė jo shumė e ndjeshme, 1 deri nė 2 gradė", - thotė Lajda Porja, meteorologe. Pėrsa u pėrket reshjeve, ato do tė jenė nė formėn e dėborės javėn qė vjen, por meteorologėt thonė se ato nuk do tė jenė problematike pėr bllokimin e rrugėve. "Ne pjesėn e dytė tė javės pritet tė ketė reshje dėbore qė do tė jenė me intensitete shumė tė dobėta dhe do tė jenė tė pėrqendruara vetėm nė zonat malore", - shprehet Porja. Moti pėr nesėr Territori shqiptar nesėr pritet tė dominohet nga mot i kthjellėt, por temperaturat e ulėta do tė ndihen sėrish. Pjesa e dytė e ditės do tė vijojė me dominim tė kthjellimeve nė zonat e ulėta dhe bregdetare, por nė zonat malore do tė ketė edhe kalime vranėsirash. Nė kushtet e kthjellimeve dhe vranėsirave kalimtare do tė mbetemi nė mbrėmje dhe gjatė natės. Temperaturat e ajrit do tė qėndrojnė konstante nė vlerat e mėngjesit, por mesdita do tė sjellė rritje me 1-2 gradė tė temperaturave nė vend. Era do tė fryjė e lehtė, me shpejtėsi deri 25 km/h dhe drejtim kryesisht lindor, ndėrsa deti do tė ketė dallgėzim tė ulėt. Qytetet Temp. min Temp. maks. Tirana -1 11 Durrėsi 1 12 Kukėsi -5 2 Shkodra -2 10 Lezha -1 11 Korēa -5 1 Gjirokastra -2 8 Vlora 2 12 Saranda 3 12 25 Janar 2010

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Albania

Publikuar nga: Albania

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos