Braktis Shqipėrinė e fundmja e Haklajve

Motra e Fatmir Haklajt, Aishja, sė bashku me bashkėshortin dhe fėmijėt janė larguar jashtė vendit prej mė tepėr se 9 muajsh Familja mėsohet se ėshtė larguar nga vendi menjėherė pasi Meta pranoi koalicionin me Berishėn pėr bashkėqeverisje TIRANE- E fundmja e Hakljave braktis Shqipėrinė pėr t'u strehuar tek tė afėrmit e saj nė Suedi. Aishe Haklaj (Basha) motra e madhe e vėllezėrve Haklaj, ėshtė larguar nga Shqipėria nė mėnyrė sekrete, larg vėmendjes sė publikut dhe gazetarėve tė ndryshėm qė nuk do ta humbnin rastin pėr tė pasqyruar lajmin. Gruaja me profesion mėsuese dhe ish- drejtoreshė e njė prej shkollave nė qytetin e saj tė lindjes qė prej vitesh jetonte nė kryeqytet mėsohet se ka braktisur apartamentin e saj nė tė cilin jetonte me qera prej vitesh nė rrugėn "Ali Demi". Bashkė me bashkėshortin e saj dhe fėmijėt, vajza e madhe e Muharrem Haklajt e vetmja nga familja qė jetonte nė Shqipėri, braktisi vendin ashtu si motra mė e vogėl e saj Zylfia (Shota) si dhe si Hamdiu, vėllai i madh, i vetmi i mbetur gjallė prej tyre. Familja e Haklajave njihet pėr pėrfshirjen e saj nė vrasjen e Deputetit tė Partisė Demokratike Azem Hajdari, me 12 shtator tė vitit 1998, dhe pėr pėrplasjet e tyre me politikanė tė PD-sė mes tyre edhe kryeministrin Berisha. Familja e Aishe Hakljat, ka mbėrritur nė Suedi, ku aktualisht jetojnė edhe pjesėtarėt e tjerė tė familjes sė saj, vėllai i madh Hamdiu me familjen e tij, motra Zylfia, si dhe fėmijėt e Fatmirit, tė vrarė nė vitin 2001 nė Tropojė. Lajmin e largimit tė saj e kanė konfirmuar tė afėrm tė familjes sė Hakljave dhe tė njohur tė tyre tė cilėt kanė konfirmuar se Aishja bashkė me familjen e saj kishte braktisur vendin, pėr tė udhėtuar nė drejtim tė Suedisė, pėr t'iu bashkuar pjesės tjetėr tė familjes. Burimet qė preferuan tė mbeten anonimė thanė se motra e madhe e Haklajve braktisi vendin vetėm pak kohė pasi nė Shqipėri u rikonfirmua fitorja e zgjedhjeve parlamentare nga Partia Demokratike, e drejtuar nga kryeministri Berisha. Sipas burimeve, vendimi ėshtė marrė ditėn qė kreu i LSI-sė Ilir Meta i ktheu pėrgjigje pozitive aleatit tė tij tė djathtė, Sali Berishės pėr tė qeverisur pas zgjedhjeve tė qershorit tė vitit tė kaluar. Mėsohet se fillimisht Aishja ka larguar nga Tirana tre fėmijėt e saj, tė cilėt janė strehuar nė njė vend tė sigurt dhe mė pas janė larguar jashtė vendit. Pas tyre ėshtė larguar edhe vetė Aishja bashkė me bashkėshortin. Kreun e PD-sė familja Haklaj e kishte akuzuar si tė pėrfshirė nė sulmet ndaj tyre, pas vitit 2005, qė nisin me djegien e kullės sė tyre nė Bujan tė Tropojės e cila qėndronte e pabanuar prej kohėsh, pasi pjesėtarėt e familjes sė Hakljave braktisėn vendin, pėr shkak se sipas tyre ata ishin nėn shėnjestrėn e qeverisė sė djathtė, pėr shkak tė pėrplasjeve tė tyre tė nisura nė vitin 1997. Pėrgjatė viteve tė mėvonshme, hakmarrjet mes Hakljave dhe kundėrshtarėve tė tyre shkaktuan vrasjen e mė tepėr se 14 pjesėtarėve tė familjes sė Fatmir Haklajt dhe tė njė numri tė madh tė personave tė tjerė tė kundėrshtarėve tė tyre. Shumica e kundėrshtarėve tė familjes sė Haklajve u vranė nė fund tė viteve '90 e fillim tė viteve 2000. Fillimisht u vra Shkėlqim Haklaj nė njė pritė tė organizuar nė Qafėn e Luzhės, nė tė cilėn mbeti i vdekur edhe kunati i Fatmir Haklajt, Artur Demiri. Tė dy ata ktheheshin nga pika e kalimit kufitar nė Qafė Prush, me njė automjet "Nissan Terrano". Nė pikėn e kalimit kufitar me Kosovėn Haklaj sapo kishte nisur punė si polic atje ndėrsa ditėn e atentatit kthehej pėr nė banesė. Kėtu zuri fill revanshi i egėr i Fatmir Haklajt, qė nisi tė hakmerrej pėr vrasjen e vėllait dhe kunatit tė tij, duke vrarė Bislim Demirin, shofer taksie nė qendėr tė qytetit tė Bajram Currit. Mė parė ishte vrarė kushėriri i Fatmirit, Sokol Haklaj, ish- gjyqtar nė Skrapar. Hakmarrjet e Fatmirit, nuk mbetėn pa pėrgjigje pasi krahu tjetėr vrau gjithashtu disa tė afėrm tė tjerė tė tij. Nė vitin 2000, Fatmir Haklaj mbeti i plagosur nė njė atentat me telekomandė dhe mė vonė u vra. Pas vrasjes sė tij, u vranė edhe vėllezėrit e tjerė tė tij, si Halili, dhe Ylli. Po kėshtu mbetėn tė vrarė edhe tė afėrm tė tjerė, si vėllai i Muharremit, Elez Haklaj, me tė birin, Cen Haklaj, si dhe Eduard Haklaj, njė nip tjetėr i familjes. Hakmarrja e fundit ndaj tyre ėshtė ajo e vitit 2006, kur kulla e familjes sė Haklajve..................................... Kėrkoheshin nga Interpoli, Haklajt, me azil nė Suedi Hamdi dhe Muharrem Haklaj, Zylfie Haklaj, vėllai mė i madh dhe motra e vogėl e Haklajve qė prej mė tepėr se pesė vitesh qėndrojnė nė Suedi, ku kanė mundur tė fitojnė statusin e azilantit pėr shkak tė problemeve tė tyre nė Shqipėri, ku ata kanė pretenduar se ishin tė pėrndjekur politikisht nga qeverisja e PD-sė. Hamdiu ėshtė i kėrkuar pėr njė vrasje tė ndodhur nė vitin 1992, nė Tropojė, ku pas njė grindjeje akuzohet se ka vrarė me sende tė forta njė person atje. Nė tė kundėrt, motra Zylfie Haklaj, e njohur ndryshe edhe me nofkėn "Shota", akuzohej se me 2 prill tė vitit 2002, vrau nė qendėr tė qytetit tė Tropojės, Rasim Lumneshin dhe Ilir Gosturanin. I pari ishte pronar i hotel "Shkėlzenit" nė Fier dhe gjithashtu njė pėrkrahės i Partisė Demokratike dhe i kreut tė saj Sali Berisha. Tė dy ata u arrestua nga policia suedeze tri vite tė shkuara nė Goteborg pėr llogari tė Interpol Tiranės pasi tė dy akuzohen pėr vrasje. Pas njė procesi pėr ekstradimin e tyre qė zgjati muaj, i mohoi tė drejtėn autoriteteve shqiptare tė drejtėsisė qė Haklajt tė ekstradoheshin nė Shqipėri, duke bėrė qė familja e Haklajve tė fitonte tė drejtėn e qėndrimit nė Suedi. Disa nga tė vrarėt e familjes Haklaj Shkėlqim Haklaj Ylli Haklaj Halil Haklaj Fatmir Haklaj Elezi Haklaj Cen Haklaj Sokol Haklaj Eduart Haklaj Artur Demiri Makina del jashtė rruge, shemb dy shtylla tensioni Humbja e kontrollit tė drejtimit tė njė automjeti nga shoferi i tij, pėr pak mund tė kishte shkaktuar njė ngjarje tė rėndė pasi ėshtė pėrplasur me dy shtylla betoni qė mbanin kabllo tė energjisė elektrike tė tensionit tė lartė. Njė veturė me targa tė Tiranės ėshtė pėrplasur me njė nga shtyllat fillimisht, pėr shkak tė shpejtėsisė sė madhe dhe nga humbja e kontrollit tė mjetit nga shoferi. Pas pėrplasjes me shtyllėn e parė, pėr shkak tė inercisė, mjeti ėshtė pėrplasur edhe me njė tjetėr duke shkaktuar edhe shembjen e tė dyjave. Shembja e tyre ka shkaktuar dėmtimin e njė mjeti fuoristradė dhe tė njė kamioni qė transportonte tulla pėr ndėrtim. Pėr fat tė mirė, nė asnjė prej mjeteve qė janė dėmtuar nuk ka pasur persona tė plagosur apo tė dėmtuar tė cilėt kanė shpėtuar mrekullisht nga aksidenti. Po kėshtu edhe disa kalimtarė janė rrezikuar nga situata e krijuar por pėr fat tė mirė tė tyre nuk ka pasur tė lėnduar. Policia ka mbėrritur nė vendin e ngjarjes dhe ka nisur kėqyrjen e vendit tė ngjarjes, ndėrsa ekspertėt kanė konkluduar se aksidenti ka ndodhur pėr shkak tė shpejtėsisė sė mjetit dhe humbjes sė drejtimit tė tij nga shoferi. Ai ėshtė marrė nė pyetje nga policia qė ka bllokuar mjetin e tij, ndėrsa mėsohet se ai ėshtė proceduar administrativisht prej tyre.  

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Shekulli

Publikuar nga: Shekulli

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos