Matura Shtetėrore, mbėrrin nė gjimnaze programi me pyetjet orientuese

Recitali Malėsori, risi nė pyetjet e Letėrsisė Programet me pyetjet e provimeve tė Maturės Shtetėrore 2010 kanė mbėrritur nėpėr tė gjitha shkollat e mesme tė vendit. Tashmė tė rinjtė e interesuar pėr tė ndjekur studimet e larta por edhe pėr tė pėrfunduar me sukses katėr vitet e shkollės sė mesme kanė nisur pėrgatitjet. Kėto programe sipas pėrfaqėsuesve tė Ministrisė sė Arsimit orientojnė studimin e tė rinjve pėr njė pėrgatitje dhe arritjen e rezultateve sa mė tė mira nė testimin e fundit pėr Maturėn Shtetėrore 2010. Njė gjė e tillė sipas tyre bėhet qė nxėnėsit tė dinė se ku ti fokusojnė pėrpjekjet pėr njė studim mė tė thelluar dhe pėr tė mos shpenzuar kohė me pyetje qė nuk janė pjesė e kėtij programi. Megjithatė programi i pyetjeve tė maturės sipas vetė mėsuesve tė shkollave tė mesme ėshtė mjaft i gjerė dhe kėrkon njė pėrgatitje tė vazhdueshme ndėr vite tė nxėnėsve. Ata pohojnė se ėshtė e vėshtirė pėr njė nxėnės qė nuk ka qenė sistematik nė mėsime pėr tė katėr vitet e gjimnazit qė tė pėrtypė tė gjithė programin e pyetjeve nė njė kohė tė shkurtėr, tė barabartė me njė semestėr. Agjencia e Vlerėsimit tė Arritjeve tė nxėnėsve (AVA), pasi ka marrė nė dorėzim nga Instituti i kurrikulave programet me pyetjet e provimit tė Matematikės, tė Letėrsisė dhe tė tė gjitha lėndėve me zgjedhje ka bėrė menjėherė shpėrndarjen e tyre nė drejtoritė arsimore dhe kėto tė fundit nė gjimnaze e shkolla tė mesme profesionale.NdryshimetKėtė vit nė programin e pyetjeve tė maturės nuk kanė munguar edhe ndryshimet, ndonėse jo tė shumta. Mė tepėr ato i pėrkasin pėrmbajtjes sė detajuar tė veprave tė autorėve tė veēantė. Si pėr shembull nė krijimtarinė letrare tė Migjenit nuk janė pėrzgjedhur ato vepra, si njė vit mė parė, por ėshtė caktuar pjesa Recital Malėsori. Pėr kėtė nxėnėsit shprehen se nuk e kanė studiuar gjatė orėve tė mėsimit, ndėrsa zhvillonin orėt e caktuara pėr kėtė autor. Por mėsueset shprehen se ata kanė mundėsi qė tė fillojnė ti konsultojnė tani ndryshimet nė literaturėn e fundit tė seleksionuar nga Instituti i Kurrikulės dhe Teksteve. Ndėrsa njė tjetėr ndryshim i pritshėm e qė duket se do tė kėnaq sė tepėrmi maturantėt e kėtij viti ėshtė edhe ulja e peshės sė pikėve qė ka eseja nė vlerėsim. Po kėshtu, mendohet qė pėrgjigjet e pyetjeve qė do tė kenė tezat, kėtė vit tė jenė objektive dhe tė mos i lihen subjektivitetit. Nė kėtė mėnyrė do tė zgjidhet edhe njė nga pakėnaqėsitė qė kanė shprehur tė rinjtė e viteve tė tjera sidomos pėr provimin e lėndės sė Letėrsisė.Provimet Nga ana tjetėr, mėsohet se Ministria e Arsimit ėshtė duke planifikuar qė provimet e maturės tė kryhen nė ambientet e shkollave ku studiojnė nxėnėsit dhe jo tė ndryshojnė vend. Kjo nė mėnyrė tė veēantė pėr shkollat private. Nxėnėsit e kėtyre tė fundit ēdo vit qė ėshtė zhvilluar matura shtetėrore kanė qenė tė detyruar qė tė shkojnė pėr tė dhėnė provimet nė gjimnazet publike. Vetė tė rinjtė maturantė pohojnė se do tė ishte shumė mirė qė edhe mesatarja e katėr viteve tė gjimnazit tė mos kishte peshėn me tė cilėn vlerėsohet aktualisht. Por ajo tė kishte mė pak pikė. Kėtė ata e argumentojnė me faktin se jo nė tė gjitha lėndėt janė prirjet njėlloj, ndaj mesatarja nuk ėshtė tregues I domosdoshėm pėr degėn ku dėshirojnė tė vazhdojnė studimet e larta. Lidhur me kėtė, pėrfaqėsuesit e MASH-it sqarojnė se tashmė nėpėr tė gjitha shkollat e mesme nė vendin tonė aplikohen lėndėt me zgjedhje dhe nė mėnyrė tė veēantė profile shoqėror dhe ai shkencor, qė i ndan nxėnėsit sipas prirjeve tė tyre. Nė pėrputhje me profilin bėhet edhe ndarja e ngarkesės mėsimore, sipas pėrzgjedhjes sė gjithsecilit. Kėtė vit programet me pyetjet e maturės shtetėrore kanė mbėrritur mė herėt nė shkolla. Po kėshtu pritet qė nė mesin e muajit shkurt tė jetė gati dhe tė shpėrndahet edhe Formulari A1, pėr tė gjithė tė rinjtė kandidatė pėr nė universitete.Liri Mėhalla Last Updated on E Premte, 22 Janar 2010 21:42

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Gazeta Sot

Publikuar nga: Gazeta Sot

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos