Arsimi i detyruar, MASH do tė vlerėsojė shkollat 9-vjeēare

Jonida Tashi Shkollat 9-vjeēare tė vendit, qofshin ato publike ose private do tė kalojnė nė “sitėn” e Ministrisė sė Arsimit, pėr cilėsinė e tyre tė mėsimdhėnies. Ministria e Arsimit ka vendosur qė duke filluar qė nga ky vit, tė masė cilėsinė e shkollave 9-vjeēare, pėr tė bėrė mė pas edhe njė renditje tė tyre nė shkallė kombėtare. Burime nga Ministria e Arsimit bėjnė tė ditur se shkak pėr marrjen e njė vendimi tė tillė janė bėrė ankesat e vazhdueshme tė prindėrve, pėr cilėsinė e mėsimdhėnies nė shkollat e arsimit tė detyruar. Pėr rrjedhojė, ky dikaster ka vendosur qė t’u japė njė pėrgjigje tė saktė prindėrve, si dhe t’i orientojė ata nė pėrzgjedhjen e shkollės se ku dėshirojnė tė mėsojė fėmija i tyre. Vendimi Vendimi pėr vlerėsimin e shkollave 9-vjeēare tė vendit ėshtė marrė sė fundi nga Ministria e Arsimit. Burime nga Drejtoria e Arsimit Parauniversitar nė kėtė Ministri sqarojnė se pas pėrfundimit tė procesit tė vlerėsimit do tė bėhet edhe njė renditje e kėtyre institucioneve tė arsimit tė detyruar. Kėshtu, nė krye tė listės do tė qėndrojnė emrat e shkollave mė tė mira tė vendit pėr nga cilėsia e mėsimdhėnies, ndėrsa nė fund do tė jenė ato qė do tė rezultojnė pa cilėsi. Pėr rrjedhojė, kėto tė fundit, do tė jenė edhe shkollat qė nuk do tė kėrkohen mė nga prindėrit pėr arsimin e fėmijėve tė tyre, tė cilėt, pas njohjes sė rezultateve tė vlerėsimit tė shkollave, do tė bėjnė tė pamundurėn qė fėmija tė mos mėsojė nė institucione pa cilėsi. Pėr t’i hapur rrugė zbatimit nė praktikė tė vendimit pėr vlerėsimin e shkollave 9-vjeēare, tashmė nė Ministrinė e Arsimit ėshtė ngritur grupi i posaēėm i punės, qė po punon pėr procedurat e aplikimit tė tij nė ēdo shkollė. Sipas specialistėve tė arsimit parauniversitar nė MASH, vlerėsimi i shkollave 9-vjeēare, ka ardhur si njė nevojė e domosdoshme pas ndryshimit tė strukturės dhe programeve tė tyre mėsimore. Kriteret Tashmė janė pėrcaktuar edhe kriteret, qė duhet tė plotėsojnė shkollat pėr t’u renditur nė krye tė listės sė klasifikimit sipas cilėsisė. Sipas vendimit tė Ministrisė sė Arsimit, me procedurat e vlerėsimit tė shkollave do tė merren drejtoritė arsimore rajonale tė vendit, tė cilat do tė ngarkojnė inspektorė tė posaēėm pėr kėtė ēėshtje. Sakaq, ėshtė pėrcaktuar se pėr tė gjitha shkollat 9-vjeēare tė vendit publike dhe private do tė ketė fillimisht njė vlerėsim tė brendshėm, pastaj edhe njė tė jashtėm. Rezultatet e pėrgjithshme tė nxėnėsve do tė jenė njė ndėr kriteret mė tė rėndėsishėm qė do tė merret nė konsideratė nė procesin e vlerėsimit. Po kėshtu, edhe mesatarja e notave tė nxėnėsve nė Provimet e Lirimit do tė jetė njė kriter tjetėr i rėndėsishėm. Por, pėrveē kėtyre kritereve, nė vlerėsimin e cilėsisė sė shkollave do tė merren parasysh edhe kushtet qė ofrojnė kėto institucione, pėrsa i pėrket infrastrukturės, ambienteve, laboratorėve dhe pajisjes sė tyre. Mė tej, njė kriter tjetėr qė do tė vėzhgohet nga specialistėt vlerėsues tė cilėsisė do tė jetė edhe mbajtja e uniformave nga nxėnėsit, si dhe numri i largimeve nga orėt e mėsimit. Por nuk do tė harrohen edhe elemente tė tjerė tė rėndėsishme tė mėsimdhėnies, ku kualifikimi i mėsuesve do tė zėrė njė pjesė tė konsiderueshme nė vlerėsimin e pėrgjithshėm tė shkollave 9-vjeēare. Klasifikimi i shkollave, nxitės pėr arritjen e rezultateve mė tė larta midis tyre Procesi i vlerėsimit tė shkollave 9-vjeēare, pėrveēse do jetė i dobishėm pėr qindra familje shqiptare, do tė ketė njė efekt pozitiv edhe nė cilėsinė e mėsimdhėnies midis tyre. Sipas pėrfaqėsuesve tė Ministrisė sė Arsimit, ky proces do tė jetė mjaft i vlefshėm pėr ēdo familje, pasi ēdo prind do tė ketė mundėsi qė tė plotėsojė pretendimet pėr fėmijėn e tij. Nga ana tjetėr, renditja e shkollave sipas cilėsisė, parashikohet tė rrisė edhe konkurrencėn midis tyre, pėr tė arritur rezultate sa mė tė mira nė mėsimdhėnie. Pas vlerėsimit tė shkollave 9-vjeēare, ky proces mendohet tė shtrihet mė pas edhe nė shkollat e arsimit tė mesėm. Pra, nė kėtė mėnyrė, pėr herė tė parė nė vendin tonė do tė ketė njė listim tė institucioneve arsimore parauniversitare sipas cilėsisė, njėlloj sikurse pritet tė ndodh edhe me universitetet. Gjimnazet, ndryshon skema e vlerėsimit tė njohurive tė nxėnėsve Rikthehen nė regjistrat e gjimnazeve notat nga 0 deri nė 4. Kėtė vit, skema e vlerėsimit tė njohurive tė nxėnėsve tė viteve tė para nė gjimnaz do tė jetė ndryshe nga ajo e pėrdorur mė parė. Sipas rregullave tė reja, nė skemėn e re tė korrigjimit tė njohurive tė nxėnėsve, vlerėsimi minimal nuk do tė nisė mė nga nota katėr, por do tė zbresė deri nė notėn zero. Aktualisht nė tė gjitha gjimnazet e vendit janė shpėrndarė udhėzuesit qė mėsuesit do tė duhet tė pėrdorin nė mbyllje tė semestrit pėr nxjerrjen e notave pėrfundimtare tė secilės lėndė. Konkretisht, pėrdorimi i kushteve tė reja tė vlerėsimit do tė zbatohet duke filluar nga ky vit te nxėnėsit e viteve tė para. Sipas rregullave tė reja, mėsuesi do tė vlerėsojė nxėnėsin pėr katėr tregues, ku do tė pėrfshihen: vlerėsimi ditor, provimet me shkrim, vlerėsimi i punimeve dhe detyrave nė grupe si dhe provimi pėrfundimtar. Qė njė nxėnės tė marrė notėn maksimale, duhet tė arrijė tė plotėsojė kėto kushte: tė pėrmbushė vlerėsimin ditor, qė pėrcakton 10 pėr qind tė notės semestrale tė lėndės. Ky tregues plotėsohet me notat e marra nga nxėnėsi sa herė qė ėshtė ngritur nė mėsim. Rreth 50 pėr qind e notės do tė pėrcaktohet nga provimet me shkrim tė cilave u ėshtė nėnshtruar nxėnėsi nė mėnyrė periodike. Ndėrsa provimi pėrfundimtar, qė zhvillohet nė mbyllje tė secilit semestėr, do tė ketė 25 pėr qind tė peshės nė pėrcaktimin e notės semestrale. Treguesi i fundit, vlerėsimi i punimeve dhe projekteve, do tė mbėshtet nė punėn nė grup apo individuale qė nxėnėsit kanė zhvilluar pėr tema tė veēanta mėsimore tė pėrcaktuara nga mėsuesi i lėndės. Po ashtu, ky tregues do tė ketė rol tė rėndėsishėm nė pėrcaktimin e notės pėrfundimtare (nė masėn 15 pėr qind). Brenda kėtyre ditėve tė mbetura nga muaji janar mėsuesit e lėndėve pėrkatėse duhet tė zhvillojnė edhe provimin pėrfundimtar tė testimit tė njohurive tė nxėnėsit. Kėto rezultate do tė pėrdoren mė pas nė nxjerrjen e notės pėrfundimtare. Duke qenė se zbatimi i skemės sė re tė vlerėsimit tė nxėnėsve kėrkon kohė, ėshtė propozuar qė nė mbyllje tė semestrit, mėsuesve t’u jepen tri ditė pushim, nė mėnyrė qė tė kenė kohėn e mjaftueshme pėr llogaritjen e kėtyre treguesve pėr secilin nxėnės. Nota mesatare do tė llogaritet me dy shifra pas presjes dhjetore. Pas pėrcaktimit tė notės mesatare pėr secilin tregues, mbledhja e rezultateve do tė nxjerrė dhe notėn pėrfundimtare, me tė cilėn do tė vlerėsohet nxėnėsi pėr kėtė semestėr. Ndėrkohė qė rezultatet e nxjerra nga mėsuesit do tė kontrollohen edhe nga ekspertėt e drejtorive arsimore. Skema e vlerėsimit tė nxėnėsve nė shifra 0 (zero) do tė jetė nota prej ku do tė fillojė vlerėsimi i nxėnėsve 15 pėr qind tė notės do tė ketė pėrvetėsimi ditor i njohurive 50 pėr qind tė notės do tė kenė provimet me shkrim pėr lėndėt pėrkatėse 15 pėr qind tė notės do tė ketė vlerėsimi i punimeve dhe projekteve 25 pėr qind tė notės do tė ketė provimi pėrfundimtar pr ēdo lėndė 22 Janar 2010

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Albania

Publikuar nga: Albania

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos