Dashuria dhe seksi

Pėr disa seksualiteti ėshtė i domosdoshėm, disa bėjnė pa tė pėr periudha tė gjata, disa tė tjerė kanė zgjedhur tė heqin dorė nga seksi. Edhe dashuria e madhe mund tė jetė mė pak ose mė shumė erotike. Pėr disa, erotizmi ėshtė i domosdoshėm, trupat e tyre kėrkojnė njėri-tjetrin si tė ishin tė uritur. Pėr disa tė tjerė, dashuria ėshtė mbi tė gjitha intimitet shpirtėror, bashkėjetesė e pėrditshme, kujdes reciprok. Secili nga ne lidhet nė brendinė e njėrės nga kėto skema mendore e fizike dhe, nėse ėshtė ajo e pėrshtatshmja, ndihet mirė dhe i kompletuar. Mendoj se ėshtė e nevojshme tė pėrsėrisim kėto gjėra, ngase sot seksologėt mundohen tė imponojnė njė model tė vetėm pėr tė gjithė, e nuk u bie ndėrmend se nė kėtė mėnyrė ushtrojnė njė dhunė tė vėrtetė. Diversiteti i madh nė raportin mes seksualitetit dhe dashurisė nė Perėndim ka nė themelin e vet njė ēarje humnerore qė ka origjinėn tė paktėn dymijė vite mė parė. Gjuha e dashurisė, nga poezitė e Dantes, Petrarkės, Nerudės, nga ‘Roman de la Rose’, ‘Ana Karenina’ e deri te ‘Love Story’, ka nė qendėr tė saj mungesėn, humbjen, spazmėn e pritjes dhe prore ėshtė ushqyer nga vuajtja dhe heqja. Kur shfaqet seksi, kėnaqėsia fizike, kėnaqja e trupave, atėherė dashuria tėrhiqet, fishket. Nė Perėndim nuk dimė ta pėrdorim gjuhėn erotike nė dashuri. Gjuha erotike pėrdoret sall nė tri raste. I pari ėshtė ai i shakasė, batutės si nė ‘Seks and the City’, apo nė diskurset e Littizzetto-s. Rasti i dytė ėshtė ai i pėrēmimit dhe dhunės si nė librin ‘Derra me krahė’, apo nė veprat e Marchese de Sade. I treti ėshtė pornografi e pastėr. Nė tė gjitha rastet, diskursi erotik pėrfundon gjithmonė pėrtej dashurisė, pasionit. Konkludojmė: nė dymijė vjet tė historisė, seksi dhe dashuria kanė qenė tė ndara dhe ende nuk ekziston njė gjuhė e shkruar pėr tė rrėfyer njė dashuri erotike totale tė madhe tė sinqertė. Nė librin ‘Seksi dhe dashuria’ i kam studiuar tė gjitha kalimet mes seksualitetit pornografik dhe tė dhunshėm duke shkuar tek ato personale, pastaj te tė qenit i dashuruar, deri te dashuria e konsoliduar dhe e lumtur. Dhe i kam rėnė nė tė se s’ka njė vend tė vetėm ku dashuria dhe seksi, emocioni dhe kėnaqja bashkohen dhe bashkėjetojnė. Pėr kėtė kam shkruar me qėllim dialogė tė tė dashuruarve nė njė kohė, tė dashur me plot pasion dhe intensivisht erotik. Ndoshta unė s’e kam arritur qėllimin, por jam i bindur se bėhet fjalė pėr njė cak qė duhet ta arrijmė nė tė ardhmen, ose do tė jemi pėrgjithmonė emocionalisht skizofrenikė dhe s’duhet tė habitemi nėse dashuritė dhe martesat zgjasin pak. (Francesco Alberoni Corriere della Sera)

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Gazeta Express

Publikuar nga: Gazeta Express

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos