E vėshtirė njohja e diplomave shqiptare jashtė vendit

Tė rinjtė pohojnė se mungojnė disa detaje qė i ka sistemi i Bolonjės Shumė tė rinj shqiptarė, qė janė diplomuar nė universitete shqiptare, e kanė tė vėshtirė njohjen dhe konvertimin e diplomave tė tyre jashtė vendit. Pavarėsisht aplikimit tė sistemit tė kartės sė Bolonjės, qė pėrdoret edhe nė universitetet evropiane, sėrish vėshtirėsitė nuk mungojnė. Sipas vetė tė rinjve qė kanė interes pėr tė ndjekur studimet pasuniversitare jashtė vendit, bėhet e ditur se nė diplomat e tyre mungojnė disa detaje qė janė tė domosdoshme pėr njohjen jashtė vendit. Kėshtu pėr tė frekuentuar njė master nė njė universitet italian, njė ndėr veprimet e domosdoshme qė duhen kryer ėshtė krahasimi i kurrikulės ose lėndėve tė fakultetit tė ndjekur nė Shqipėri me atė ku do tė ndiqen studimet e mėtejshme. Por evidentimi i lėndėve shtesė qė do tė jepen provim nuk ėshtė shqetėsimi i vetėm apo mė i madhi. Nė radhė tė parė, duhet qė pėrmes dokumentit tė diplomės tė pėrcaktohet dega e saktė e studimit nė universitetin shqiptar. Nė sistemin e Bolonjės, kjo gjė ėshtė e zgjidhur mes tė tjerash edhe nga njė detaj qė pėrcakton klasat. Njė hollėsi e tillė nė diplomėn shqiptare nuk ekziston. Por shqetėsimin e njohjes dhe ekuivalentimit tė diplomave shqiptare jashtė vendit nuk e kanė vetėm ata qė duan tė ndjekin studime pasuniversitare. Me tė njėjtin fenomen pėrballen edhe ata qė aplikojnė pėr vende tė ndryshme pune nė profilin e tyre. Ndėrkohė qė edhe mungesa e akreditimit tė institucioneve tė arsimit tė lartė ka bėrė qė vlera e diplomave shqiptare tė mos jetė e njėjtė me atė tė vendeve tė tjera europiane. Specialistė tė Ministrisė sė Arsimit pohojnė se njė barazi e tillė nė njohjen e diplomave tė lėshuara nga universitetet shqiptare dhe ato tė vendeve tė Bashkimit Europian tė paktėn mund tė bėhet vetėm me pėrmbylljen e procesit tė anėtarėsimit tė Shqipėrisė nė Eurozonė. Nga ana tjetėr, jo pak vėshtirėsi hasen edhe nė njohjen e apo konvertimin e diplomave tė lėshuara nė universitetet ndėrkombėtare, lidhur me studimet pasuniversitare. Nė Ministrinė e Arsimit, ende nuk ėshtė shfuqizuar njė pikė nė rregulloren qė pėrcakton ciklet e studimit tė lartė. Sipas kėsaj rregulloreje, njė i ri qė ka kryer studimet e masterit nė njė universitet jashtė vendit dhe dėshiron qė tė kryejė doktoraturėn nė Shqipėri, mė parė duhet tė pėrfundojė njė tjetėr cikėl studimesh, atė tė masterit tė nivelit tė dytė nė vendin tonė. Nuk kanė qenė tė pakta ankesat e mbėrritura pranė Ministrisė sė Arsimit dhe mė lart lidhur me kėtė ēėshtje. Pėr ndryshimin e kėsaj pike, nė piramidėn e studimeve nė Shqipėri sė fundmi ėshtė premtuar se do tė bėhet njė ndryshim nga ana e ministrit tė fundit tė Arsimit dhe Shkencės, Myqerem Tafaj. Nė mbyllje tė vitit tė kaluar, ai u shpreh se priten njė sėrė reformash tė tjera, pėr sa i pėrket klasifikimit tė diplomave e masterave. Sipas tij, do tė ketė ndryshime edhe nė disa nene tė ligjit tė Arsimit tė Lartė qė lidhen me titujt e diplomave. “Do tė kemi njė sistem shumė tė thjeshtė, sistemi Bachelor, master dhe doktoratė. Niveli i masterit do tė ketė mastera profesionalė, por ne do tė heqim masterin e nivelit tė dytė. ėshtė njė nivel i cili ka shkaktuar njė problem nė sistemin e arsimit tė lartė”, tha Tafaj. Ministri i Arsimit ka theksuar gjithashtu se akreditimi i universiteteve publike dhe private pritet tė pėrfundojė nė shtator tė 2010-s, ku agjencia gjermane do tė ketė bėrė klasifikimin e diplomave tė studentėve. Faza e parė e kėtij procesi ka njė kosto prej 250 mijė dollarėsh dhe ėshtė mbėshtetur nga Banka Botėrore. #

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Gazeta Shqip

Publikuar nga: Gazeta Shqip

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos