Keqkuptimi, kur njeriu ėshtė njė skllav i fatit

Drama e shkruar nga Albert Kamy vjen tre ditė nė skenėn teatroreE konsideruar si njė nga veprat mė tė bukura tė shkruara nga Albert Kamy, drama Keqkuptimi do tė vijė tre net pėr publikun nė skenėn teatrore me regji nga Orjana Cama. Kjo vepėr, e cila pritet tė vijė para publikut nė datat 18,19 dhe 20 janar do tė ngjisė nė skenė aktorė tė njohur, por dhe tė rinj, tė cilėt tė udhėhequr nga regjisorja Cama premtojnė pėr njė vepėr me vlera artiske nė skenėn teatrore. Regjisorja pohon se Keqkuptimiėshtė njė vepėr ekzistencialiste nga Albert Kamy. Kjo ėshtė njė nga dy dramat e vetme qė ka ky autor, i cili ėshtė njė autor francez. Ėshtė njė vepėr, e cila ėshtė shkruar diku nga vitet 42 dhe nė qendėr tė vėmendjes ėshtė njė familje, nė njė vargmal Tatra nė Ēeki. Ajo qė sjell Keqkuptimi tek njė vend si ne, ėshtė se ne e kemi shqiptarizuar nė veprime, pohon regjisorja mbi veprėn. Mė tej regjisorja e re Orjana Cama pohon se kjo ėshtė njė dramė qė tregon degjenerimin, shpėrbėrjen dhe pohimin e qenies njerėzore. Vetė veprat e Albert Kamysė trajtojnė shoqėrinė e absurdit dhe shoqėria pėr tė tjerėt ėshtė absurde, dhe individi mbyllet brenda kėsaj shoqėrie nė zhguallin e tij dhe ka njė moskomunikim mes nėnės dhe vajzės, nėnės dhe tė birit qė ėshtė akoma mė e rėndė, sepse flitet se lidhja mes nėnės dhe fėmijės ėshtė lidhja mė e pashmangshme nė botė. Dhe nė momentin qė nėna nuk arrin ta ndjenjė tė birin, do tė thotė qė deri nė ēfarė pike ka arritur moskomunikimi dhe ftohja e individit, tregon regjisorja. Sipas saj, Keqkuptimi ėshtė njė vepėr, ku personazhet gjatė gjithė kohės vuajnė dhe janė nė kėrkim tė fatit tė tyre dhe janė gjatė gjithė kohės skllevėr tė fatit tė tyre. Asnjėherė lumturia nuk arrihet kurrė. Kjo ėshtė tipike Kamysė, qė e paralelizon njeriun me mitin e sizifit. Njerėzit keqkuptohen dhe kėto nuk e kuptojnė. Vepra ėshtė e veēantė, sepse po vihet pėr herė tė parė e plotė, sepse gjithmonė ėshtė vėnė me tre personazhe, nėnėn, djalin dhe motrėn, ndėrsa kėtė herė do tė vihet me 5 aktorė nė skenėn teatrore, pėrfundon regjisorja. Ka diēka tė veēantė qė ėshtė krijuar nga tradita e Teatrit tė Metropolit, pasi data 18 janar, dita e hėnė do tė jetė shfaqje vetėm pėr familjarėt e aktorėve, data 19 janar dita e martė do tė jetė shfaqje pėr Akademinė e Arteve, studentėt dhe pedagogėt, ndėrsa dita e mėrkurė data 20 janar do tė jetė shfaqje vetėm pėr artistė tė ftuar nga Teatri Kombėtar. Nė dramėn Keqkuptimi do tė interpretojnė: Nėna-Adriana Tolka, Marta- Cubi Metka, Zhani, Arbėr Jakllari, Marie Brikena Sinani dhe shėrbėtori Idriz Gjokaj. Nėna, Marta dhe Zhani janė tre personazhet shtyllė tė veprės, e cila kėsaj here vjen e plotė pėr publikun. Ndėrkohė qė regjisorja e re Orjana Cama sot ėshtė njė nga emrat, e cila ka sjellė dhe vepra tė tjera teatrore pėr publikun, dhe sigurisht qė ato kanė marrė vlerėsimin e tij. Kėshtu para disa kohėsh ajo u paraqit nė skenė me tragjedinė Otello. E ndėrkohė qė ajo ka pasur sukses dhe me disa vepra tė tjera, tė cilat janė vėnė nė skenėn e Akademisė sė Arteve, ku regjisorja ka ditur tė vėrė nė mėnyrė tė bukur artistike kėto vepra tė cilat mbajnė firmėn e dramaturgėve tė mėdhenj botėrorė. E ndėrkohė qė edhe me kėtė vepėr regjisorja premton tė sjellė sėbashku me trupėn e aktorėve njė dramė, nė skenėn e Metropolit, e cila sėrish i takon njė prej emrave tė njohur botėrorė.HistoriaNė njė varg malesh, jetojnė pjesėtarėt e njė familjeje. Ėshtė njė shtėpi e tėra artizanale dhe nė qendėr tė vėmendjes sė kėsaj familjeje, ėshtė djali emigron qė nė moshėn 18 vjeē dhe ngelet nė kėtė familje nėna, babai dhe motra. Motra dhe mamaja vazhdojnė qė tė jetojnė nė kėtė bujtinė, e cila ėshtė nė njė zonė shumė tė thellė dhe kėto i vrasin klientėt pėr ti marrė paratė dhe pėr tė mbijetuar. E njėjta gjė ndodh dhe me djalin e kėsaj familjeje, i cili kthehet pas 20 vjetėsh dhe nuk ka guximin tua thotė nė sy nėnės dhe motrės se kush ishte ai nė tė vėrtetė. Nė momentin qė ai po gjente kohėn pėr tu thėnė se kush ishte, ato e trajtojnė si tė ishte si klientėt e tjerė. Ato e vrasin si tė gjithė klientėt e tjerė dhe nė fund fare e marrin vesh nga pasaporta se kush ishte ai, pra djali i tyre.Nga Julia Vrapi

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Gazeta Sot

Publikuar nga: Gazeta Sot

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos