“Lamtumirė” nga Markez

Autori i Lajmit: Redaksia "Nėse pėr njė ēast zoti do tė harroje se jam njė kukull prej lecke dhe do tė mė dhurojė njė copėz jetė, ndoshta nuk do tė thosha gjithė ēka mendoj, por patjetėr qė do tė mendoja gjithēka qė do tė thoja. Do ti jepja rėndėsi gjėrave jo pėr ēka ato vlejnė, po pėr atė qė pėrfaqėsojnė. Do tė flija pak dhe do tė ėndėrroja shumė, do tė ecja kur tė tjerėt ndalin, do tė rrija zgjuar kur tė tjerėt flenė, do tė dėgjoja kur tė tjerėt flasin dhe ah si do tė shijoja njė akullore me ēokollatė!! Nėse zoti do tė mė dhuronte njė copėz jetė, do tė vishesha thjesht, do tė shtrihesha nė diell duke lėnė zbuluar jo vetėm trupin, por edhe shpirtin tim. O zot sikur tė kisha njė zemėr, do tė shkruaja urrejtjen mbi akull dhe do tė prisja qė tė shkrihej nė diell. Do tė vizatoja me njė ėndėrr tė Van Gogut mbi yje njė poezi tė Benedetit dhe njė kėngė e Seratit do tė ishte serenata qė do ti ofroja hėnės. Do tė ujisja trėndafilat me lotėt e mi pėr tė ndier dhimbjen e gjembave tė tyre dhe puthjen mishtore tė petaleve. O zot sikur tė kisha njė copėz jetė, nuk do tė lija pajetuar njė ditė pa u thėnė gjithė njerėzve qė dua, se i dua. Do ti bindja tė gjithė burrat dhe gratė se janė tė preferuarit e mi dhe se do tė jetoja i dashuruar pas dashurisė. Njerėzve do tu thoja sesa shumė gabojnė kur mendojnė se ndalin sė dashuruari-kur plaken, pa e ditur se nė fakt ata plaken pikėrisht kur ndalin sė dashuruari. Njė fėmijė do ti jepja krahė, por do ta lija tė mėsonte vetė tė fluturonte. Pleqve do tu mėsoja se vdekja nuk vjen me plakjen, por me harresėn. Shumė gjėra kam mėsuar nga ju, njerėz! Kam mėsuar se gjithė bota kėrkon tė jetojė mbi majėn e malit, pa e ditur se lumturia e vėrtetė ėshtė rruga pėr tu ngjitur aty. Kam mėsuar se kur njė i sapolindur shtrėngon me grushtin e tij tė vogėl pėr herė tė parė gishtin e tė atit, e mban atė shtrėnguar pėrgjithmonė. Kam mėsuar se dikush duhet tė shohė dikė nga lart-poshtė vetėm kur i duhet ta ndihmojė tė ngrihet nė kėmbė. Janė shumė gjėrat qė kam mundur tė mėsoj prej jush, por nė tė vėrtetė nuk mė shėrbejnė shumė, sepse kur tė mė mbyllin brenda asaj bauleje, unė fatkeqėsisht do tė iki. Gabriel Garsia Markez U lind mė 6 mars 1927 nė Aracataca, njė vendbanim i vogėl nė bregdetin kolumbian. Mė vonė ky vend u bė i njohur si Macondo nė romanin "Njėqind vjet vetmi". Garcia Marquez-i ishte i pari prej 16 fėmijėve. Fėmijėrinė dhe rininė i kaloi bashkė me gjyshin dhe gjyshen, qė tė dy tregimtarė tė jashtėzakonshėm tė legjendave fantastike. Jeta nė rrethana varfėrie mė vonė gjeti vend nė shumė pėrshkrime nė romanet e tij. Ai dėshironte tė studionte drejtėsi e cila shpejt e neveriti; vendosi tė kalojė ditėt nėpėr kafenetė e qytezės bashkė me miqtė e tij dhe tė shkruajė artikuj pėr gazeta, kryesisht reportazhe, arti mė i zorshėm dhe mė i bukur i gazetarisė. Dallimi mes gazetarisė dhe letėrsisė, ka thėnė ky mjeshtėr i shkrimit, nuk ėshtė aq i madh: "Burimet e informacionit janė tė njėjta, hulumtimi dhe trajtimi i informatės po ashtu; dallimi qėndron nė pėrpunimin e lėndės". Karriera gazetareske Puna si gazetar i mundėsoi Gabriel Garcia Marquez-it udhėtime nė tė katėr anėt e botės, nė Nju Jork e Paris, nė Barcelonė e Gjenevė, nė Romė dhe nė Havanė. Kapėrcimi i kufijve ndikoi qė ai tė mos e shikojė mė veten vetėm si kolumbian, por si latino-amerikan, si qytetar i njė kontinenti. Suksesi i madh nė letėrsi e bėri tė njohur edhe nė qarqe politike. Si miq tė tij ai numėron Javier Solanėn dhe gjeneralin Ėesley Clark, por edhe Fidel Castron, i cili pėr kritikėt e tij ėshtė diktator, pėr adhuruesit kundėrshtar i denjė i kapitalizmit. Miqėsia e tij me Castron e shtyri shkrimtarin peruan Mario Vargas Llosa tė prishė marrėdhėniet me Garcia Marquez-in. "Njėqind vjet vetmi" Romani mė i njohur i Gabriel Garcia Marquez-it ėshtė "Njėqind vjet vetmi", ku pėrshkruhet ngritja dhe rėnia e familjes Bunedia dhe e fshatit Macondo, tė themeluar prej saj. Nė kėtė fshat zhvillohet gjithė historia e Amerikės Latine: luftėra civile dhe viktima tė shumtė, lulėzim ekonomik dhe plaēkitje nga padronėt lokalė, katastrofa natyrore dhe shkatėrrime nga dora e njeriut. Ngjarjet sillen rreth shtėpisė sė Ursula dhe Jose Arcadio Bunedia. Garcia Marquez pėrshkruan mllefin e pėrditshėm, ndryshimet e gjeneratave, incestin, fantazitė e papėrmbushura, vitalitetin e burrave dhe menēurinė e grave tė Macondos. Nė fund njė "tajfun biblik" e fshin nga faqja e dheut fshatin. "Dashuri nė kohėrat e kolerės" Nė romanin "Dashuri nė kohėrat e kolerės" Gabriel Garcia Marquez arrin tė skicojė identitetin e Amerikės Latine pėrmes dashurisė sė dy njerėzve. Mjeku Florentino Arizo pret mė shumė se 50 vjet tė dashurėn e tij tė rinisė, Ferminėn. Pas njė martese me mjekun Juvenal Urbino, i cili vdes nė rrethana tragjikomike, Fermina, pas shumė hamendjeve pranon tė martohet me Florentino Arizėn. Tė pashqetėsuar nga bota pėrreth ata vendosen nė njė anije dhe grisin flamurin e kolerės pėr ti penguar njerėzit e tjerė qė tė afrohen aty. Dy pleq tė dashuruar duan tė jetojnė tė qetė deri nė fund tė jetės, duke lundruar nė lumin Magdalena. Me kėto romane Garcia Marquez-i i ka bėrė jehonė realizmit magjik tė Amerikės Latine. Nė veprėn e tij shkėlqen magjia e poetikės – pafund e bukur, tmerrėsisht pikėlluese. Ky lajm ėshtė publikuar: 13/01/2010

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Ballkan

Publikuar nga: Ballkan

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos