Pensionet private dhe ligji i ri

Naim HASA* Nė muajin dhjetor, Kuvendi i Shqipėrisė miratoi ligjin nr.10197, datė 10.12.2009 “Pėr Fondet e Pensioneve Vullnetare”. Parė nė kėndvėshtrimin e zhvillimit tė tregut tė pensioneve, miratimi i kėtij ligji, sjell njė sėrė avantazhesh nė raport me ligjin e mėparshėm. Ky ligj, me dėshirėn e mirė pėr tė zhvilluar fondet private tė pensioneve, bėn njė ndryshim rrėnjėsor nė fushėn e organizimit, administrimit dhe funksionimit tė fondeve private tė pensioneve, duke rritur sigurinė, garancinė e kėtyre fondeve dhe si rrjedhim interesin ndaj tyre.Nė kėtė aspekt, ky ligj sjell disa ndryshime pozitive nė tregun e pensioneve private;Sė pari. ėshtė njė ligj bashkėkohor qė reflekton eksperiencėn, tashmė disa vjeēare tė zbatimit nė praktik tė ligjit tė pensioneve nė disa vende tė Evropės Lindore. Mė konkretisht tė Polonisė, ēekisė, Sllovenisė, tė Maqedonisė, si dhe eksperiencėn e pakėt tė zhvillimeve nė vendin tonė.Ky ligj rregullon veprimtarinė e Fondit tė Pensionit Vullnetar me kontribute tė pėrcaktuara, me plan individual dhe profesional, ku njė plan pensioni mund tė ketė mė shumė se njė produkt (pension).Funksionimi i kėtij ligji, nga pikėpamja e administrimit kalon nė tre nivele.Niveli i parė: Fondi i Pensionit, i cili pėrbėhet nga njė grup asetesh nė pronėsi tė anėtarėve tė fondit, krijuar mbi bazė kontratash, ku secili anėtar ka pjesėn e tij. Nė asetet e fondit pėrfshihen kontributet e derdhura dhe fitimi neto i realizuar nga investimi i tyre. ēdo anėtar ka njė kuotė qė pėrfaqėson pjesėn e pronėsisė sė tij, nė asetet e Fondit tė Pensionit.Sipas Ligjit, kemi dy lloje fondesh pensioni.A) Fondi i Pensionit Vullnetar, qė pėrfaqėson bashkėsinė e individėve fizikė, tė cilėt mund tė marrin pjesė nė njė apo disa plane pensioni. Nė kėtė rast, midis individit dhe Shoqėrisė Administruese tė Fondit tė Pensionit lidhet njė kontratė, ku pėrcaktohen kushtet dhe detyrimet qė kanė palėt, pėr tė pėrfituar  pension vullnetar.Pjesėmarrės nė njė Fond Pensioni, mund tė jetė ēdo individ, pavarėsisht nga vendbanimi, mosha, madhėsia e kontributit, etj., vetėm pasi ka lidhur mė parė kontratėn me Fondin.Anėtari i Fondit tė Pensionit ka tė drejtė:tė marrė pensionin mujor vullnetar, 5 vjet pėrpara se tė mbushė moshėn pėr pension sipas ligjit “Pėr Sigurimet Shoqėrore”;te marrė pensionin mujor vullnetar, kur bėhet i paaftė nė punė nė mėnyrė tė pėrhershme;kur largohet nga jeta para mbushjes sė moshės sė pensionit, trashėgimtarėt pėrfitojnė asetet e akumuluara;Kur dhe nė ēdo kohė qė dėshiron tė bėjė tėrheqje tė parakohshme.Tė transferojė nė ēdo moment, asetet e tij nė fonde tė tjera pensioni.B)Fond Pensioni Profesional: qė pėrfaqėson dėshirėn e punėdhėnėsit privat ose shtetėror, tė sigurojė tek njė Fond Pensioni punonjėsit e tij, me njė plan pensioni profesional. Nė kėtė rast, midis punėdhėnėsit dhe Shoqėrisė Administruese tė Fondit tė Pensionit lidhet njė kontratė aderimi, ku specifikohen kushtet qė duhet tė plotėsojnė tė dy palėt, emrat e personave qė do tė pėrfitojnė nga kjo marrėveshje, masa e kontributit mujor, afati kohor, etj. Nė kėtė rast, pjesėmarrja nė planin e pensionit, mund tė jetė trellojshe; kolektive, individuale dhe e kombinuar. Plan Pensioni Kolektiv: ku punėdhėnėsi obligohet tė paguajė tėrėsisht kontributet pėr pension vullnetar nė emėr tė punonjėsve tė tij. Nė kėtė rast, midis punėdhėnėsit dhe punėmarrėsve lidhet njė kontratė, aneks e kontratės sė punės. Nė aneks kontratė specifikohen kushtet qė punėmarrėsi duhet tė plotėsojė nė marrėdhėniet e punės, pėr tė pėrfituar nga marrėveshja e aderimit.Plan Pensioni Individuale, ku punėmarrėsit marrin pėrsipėr tė paguajė gjithė kuotėn e kontributit pėr pension vullnetare nga tė ardhurat e tyre personale.Plan Pensioni i Kombinuar, ku kontributet pėr pension vullnetar paguhen pjesėrisht nga punėdhėnėsi, pjesėrisht nga punėmarrėsi, nė pėrqindje sipas dėshirės. Edhe nė kėtė rast, midis punėdhėnėsit dhe punėmarrėsve pėr pjesėn e punėdhėnėsit lidhen aneks kontrata.Niveli i dytė. Shoqėria Administruese. Sipas ligjit, Fondi i Pensionit Vullnetar do tė administrohet nga Shoqėria Administruese, e cila themelohet si shoqėri aksionere, nė pėrputhje me ligjin “Pėr Shoqėritė Tregtare”. Shoqėria pėr tė administruar njė ose disa plane pensioni, duhet tė licensohet nga Autoriteti i Mbikėqyrjes Financiare. Pėr kėtė duhet tė plotėsojė disa kėrkesa kryesore:Shoqėria administruese duhet tė themelohet si shoqėri aksionere me kohėzgjatje tė pakufizuar, ku jo mė pak se 51% e aksioneve, tė zotėrohen nga njė bankė ose institucion financiar.Shoqėria Administruese duhet tė ketė njė kapital minimalisht prej 15.625 mijė lekė. Kur vlera e aseteve kalon 31.2 miliardė lekė, kapitali duhet rritur me 0.02 % tė vlerės sė aseteve.Shoqėria Administruese duhet tė ketė si funksion kryesor mbledhjen e kontributeve dhe investimin e tyre. Por, nė raste tė veēanta, kjo shoqėri ka tė drejtė tė kryejė edhe veprimtarinė e administrimit tė Fondeve tė Investimit dhe tė Aseteve tė Fondit tė Pensionit, me kusht qė tė jetė licencuar pėr kėtė veprimtari nga Autoriteti.Shoqėria Administruese duhet tė administrojė Fondin e Pensionit Vullnetar me njė kosto qė nuk kalon 3% tė aseteve tė Fondit.Niveli i tretė. Depozitari, ėshtė njė bankė e licencuar nga Banka e Shqipėrisė pėr tė ofruar shėrbime kujdestarie e miratuar nga Autoriteti i Mbikėqyrjes Financiare me propozim tė Shoqėrisė Administruese.Depozitari ėshtė gjithashtu pėrgjegjės pėr ruajtjen e aseteve tė fondit. Ai ka kėto detyra kryesore:Informon periodikisht mbi vlerėn neto tė aseteve, Shoqėrinė Administruese;Kontrollon administrimin e aseteve nga Shoqėria Administruese, nė ėshtė nė pėrputhje me legjislacionin nė fuqi;Siguron qė transaksionet e kryera nga Shoqėria Administruese, t’i kthehen Fondit;Siguron qė tė ardhurat e fondit shpėrndahen sipas kontratave dhe legjislacionit nė fuqi;Sė dyti, Ligji i ri, bėn mė tė interesuara palėt pjesėmarrėse nė plane pensioni vullnetar. Si aderuesit, ashtu dhe pėrfituesit favorizohen nga ana fiskale.Lehtėsirat tatimore tė kontributeve tė anėtarėve tė fondit tė pensionit.Kontributi i bėrė nga ēdo anėtar i njė fondi pensioni zbritet nga tė ardhurat personale tė tij pėr efekt tatimi.Fitimi qė realizohet nga investimi nuk i nėnshtrohen tatimit, as pėr vetė fondin e pensionit dhe as pėr shoqėrinė administruese.Kontributet e bėra nga punėdhėnėsi, nė emėr dhe pėr llogari tė anėtarit tė njė fondi pensioni, pėr efekte fiskale, nuk konsiderohen si tė ardhura personale.Kontributet e paguara nga anėtari nuk pėrfshihen nė totalin e tė ardhurave pėr qėllime tė llogaritjes sė kontributeve tė sigurimeve shoqėrore e shėndetėsore.Blerja e kuotave tė njė fondi pensioni konsiderohet shėrbim financiar dhe si rrjedhojė ėshtė e pėrjashtuar nga TVSH-ja.Shėrbimet e ofruara nga Depozitari pėr shoqėrisė administruese dhe anėtarėt e saj, konsiderohen si shėrbim financiar dhe si rrjedhojė janė tė pėrjashtuara nga TVSH-ja. 2.Trajtimi fiskal i kontributeve tė bėra nga punėdhėnėsi.Kontributet e bėra nga punėdhėnėsi nė interes tė punėmarrėsve tė tij nė njė plan pensioni, konsiderohet si shpenzim i zbritshėm nė llogaritje tė tatimit mbi fitimin. Sė treti, ligji i ri pėrcakton disa detyra pėr fondet ekzistues tė pensioneve private, tė detyrueshme pėr t’i zbatuar brenda njė viti nga hyrja nė fuqi e tij, kėshtu;Institutet ekzistuese tė pensioneve, tė licencuara nė pėrputhje me ligjin nr.7943, datė 1.6.1995 “Pėr Pensionet Suplementare dhe Institutet Private tė Pensioneve” do tė vazhdojnė tė punojnė sipas kushteve qė janė licencuar.Institutet ekzistuese, brenda njė viti nga data e hyrjes nė fuqi tė ligjit tė ri, duhet tė plotėsojnė kushtet e parashikuara nė dispozitat e kėtij ligji. Pas plotėsimit tė kushteve dhe brenda vitit nga hyrja ne fuqi e tij, duhet tė bėjnė rinovimin e licencės sė re.Nėse institutet ekzistuese nuk i plotėsojnė kushtet e pėrcaktuara nė ligje ose nuk bėjnė rinovimin e licencės sė re brenda vitit nga hyrja nė fuqi e tij, licenca e dhėnė nuk ėshtė mė e vlefshme, nga dita e marrjes sė vendimit tė Autoritetit. Nė kėtė rast, Autoriteti urdhėron Institutin ekzistues t’i transferojė asetet nė njė Institut tjetėr Pensioni tė licencuar, ose me dėshirėn e anėtarėve tė bėjė likuidimin e tyre.Pėrfundimisht mund tė themi se ligji i ri “Pėr Fondet e Pensioneve Vullnetare”, do t’i japė njė zhvillim tė ri pensioneve private nė Shqipėri.  I rėndėsishėm ėshtė edhe fakti se gjatė diskutimit e miratimit tė kėtij ligji, ėshtė evidentuar nevoja e domosdoshme e zhvillimit tė sistemit tė detyruar privat tė pensioneve.Sistemi shtetėror i sigurimeve shoqėrore ka problematikėn e vet. Nė kushtet kur ritmet e lindjes po bien dhe jetėgjatėsia mesatare po zgjatet, sistemi i sigurimeve shoqėrore, po shkon gjithmonė e mė shumė drejt pamundėsisė sė plotėsimit tė kėrkesave financiare pėr pjesėn e popullsisė sė “moshės” sė tretė. Mjafton tė pėrmendet njė fakt, shkalla e zėvendėsimit qė pėrfaqėson raportin midis pensionit mesatar dhe pagės mesatare, aktualisht sot ajo ėshtė jo mė shumė se 30 %, kundrejt jo mė pak se 70-75 % qė ėshtė detyrimi ligjor. E gjithė kjo hapėsirė, duhet tė kompensohet me skemat private tė pensioneve.Duke ju referuar eksperiencės sė zhvillimit tė sistemeve tė pensioneve, veēanėrisht nė Evropėn Lindore, pas viteve ‘95, vėrehen lehtėsisht dy tendenca ose dy modele, tė ndėrtuar nė mbėshtetje tė kushteve konkrete tė ēdo vendi.Modeli i parė dhe mė i pėrgjithshmi, sistemi i pensioneve pėrbehet nga tre skema.Skema e pare - njė sistem shtetėror i detyrueshėm, PAYG i cili mbulon deri nė 35-40% tė shkallės sė zėvendėsimit, nėpėrmjet kontributeve qė ēdo person qė ka aktivitet ekonomik duhet tė paguajė nė kėtė skemė.Skema e dytė - sistem privat i detyruar, ku njė pjesė e  kontributit tė pėrgjithshėm i kalon kėsaj skeme dhe menaxhohet nga Fondet Private tė Pensioneve. Kjo skemė mbulon 20-25% tė pensionit. Skema e trete - sistemi vullnetar privat, i cili  mbulon 10-15% tė pensionit. Kėtė model e gjejmė nė Poloni, Bullgari, Hungari, Kroaci, Estoni, Rumani, Sllovaki, Maqedoni, etj.  Modeli i dytė ėshtė ai ku, sistemi i pėrgjithshėm pėrbėhet nga dy skema pensioni - nga njė skemė bazė shtetėrore e konsoliduar mirė, e cila do tė pėrballojė 55-60% tė pensionit dhe njė skemė e sigurimit privat vullnetar tė zhvilluar, duke i krijuar mundėsinė, nėpėrmjet lehtėsirave fiskale tė gjithė popullsisė aktive tė pėrfshihet nė tė, e cila mbulon 15-20% tė pensionit. Kėtė sistem tė mirėadministruar e gjejmė nė ēeki, Slloveni etj. Mendoj se drejtimin qė ka marrė ekonomia shqiptare, futja graduale e sistemit tre kolonėsh do ishte efikase, por do tė kėrkonte disa modifikime dhe pėrmirėsime tė ligjit bazė tė pensioneve.Problematika e sigurimeve shoqėrore nė pėrgjithėsi dhe ajo e pensioneve nė veēanti, ėshtė mjaft e gjerė dhe komplekse, kjo pėr faktin se me to ėshtė e lidhur direkt dhe indirekt e tėrė popullsia. Mendoj se hapi i parė, me kėtė ligj ėshtė ndėrmarrė, por ai ka nevojė tė shoqėrohet me masa te tjera tė rėndėsishme qė do tė mbėshtesnin zhvillimin e kėtij tregu nė Shqipėri.*Drejtor i Pėrgjithshėm i Pensioneve CAPITAL

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Panorama

Publikuar nga: Panorama

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos