Masterat, nė degėt e reja do tė aplikohen gjatė javės tjetėr

Programet pasuniversitare     Fakultetet e Universitetit tė Tiranės do tė vazhdojnė regjistrimet pėr programet e ciklit tė dytė javėn e dytė tė janarit     Marsel LELA TIRANė - Universitetet e Tiranės kanė hapur nė disa degė programet e reja tė studimeve tė doktoraturės dhe masterave. Pėrkatėsisht, u vendos qė kuotat e pranimit nė programet e studimit tė doktoraturės, pėr fakultetin e Drejtėsisė tė UT-sė, pėr vitin 2009 janė gjithsej 75, prej tė cilave 15 pėr kandidatėt nga trojet shqiptare jashtė vendit. Ndarja e kėtyre kuotave sipas programeve tė studimeve ėshtė: Doktoratė nė Shkencat Juridike Civile 25 kuota, Shkencat Penale 25 kuota dhe E Drejta Publike 25 kuota. Tarifa e shkollimit pėr kėto programe studimi tė doktoratės ėshtė 200 mijė lekė dhe likuidohet pėr ēdo vit tė kohėzgjatjes normale, nė kėste tė caktuara nga Fakulteti i Drejtėsisė i Universitetit tė Tiranės. Efektet financiare, qė rrjedhin nga zbatimi kėtij vendimi, do tė pėrballohen nga buxheti i miratuar pėr Universitetin e Tiranės. Nė mbledhjen e radhės tė qeverisė u vendos gjithashtu hapja e programeve tė studimit nė doktoraturė pėr Universitetin Bujqėsor tė Tiranės. Kuotat e pranimit nė kėto programe studimi, nė Universitetin Bujqėsor tė Tiranės pėr vitin 2009 janė gjithsej 89, prej tė cilave 10 kuota pėr kandidatėt nga trojet shqiptare jashtė kufijve tė vendit, qė administrohen nga Ministria e Arsimit dhe Shkencės, sipas kėrkesave tė institucioneve zyrtare tė kėtyre trojeve. Ndarja e kuotave tė mėsipėrme, sipas programeve tė studimeve do tė jetė: Bujqėsia dhe Mjedisi 40 kuota, Ekonomi dhe Agrobiznes 35 kuota, Shkenca dhe Bioteknologjia Ushqimore 5 kuota dhe Shkencat Pyjore 9 kuota. Tarifa e shkollimit pėr kėto programe studimi tė doktoratės do tė jetė 200 mijė lekė dhe likuidohet pėr ēdo vit tė kohėzgjatjes normale, nė kėste tė caktuara nga fakultetet pėrkatėse tė Universitetit Bujqėsor tė Tiranės. Efektet financiare, qė rrjedhin nga zbatimi kėtij vendimi, do tė pėrballohen nga buxheti i miratuar pėr Universitetin Bujqėsor tė Tiranės. Gjithashtu, Kėshilli i Ministrave vendosi qė kuotat e pranimeve nė institucionet publike tė arsimit tė lartė, pėr programet e studimeve tė ciklit tė dytė dhe “Master i nivelit tė parė” me kohė tė plotė, pėr vitin akademik 2009-2010 tė jetė 7 mijė e 570. Skema e shpėrndarjes sė kuotave tė reja Sipas kėtij vendimi, kuotat e pranimit pėr kėto programe studimi do tė ndahen sipas skemės sė mėposhtme: kuotat e pranimeve tė reja pėr programet e studimit tė ciklit tė dytė (DND), 2 mijė e 830 pranime, kuotat e pranimeve tė reja pėr programet e studimit “Master i Nivelit tė Parė” (MNP), 4 mijė e 470 pranime, kuotat pėr transferimet e studimeve, 100 pranime, kuotat pėr kandidatėt e huaj, 50 pranime dhe kuotat pėr tė verbrit, 20 pranime. Sipas vendimit tė qeverisė, kuota e pranimeve tė reja pėr programet e studimit tė ciklit tė dytė dhe “Master i Nivelit tė Parė”, me kohė tė plotė, pėrbėhet nga: pėr programet e studimit tė ciklit tė dytė, 2 mijė e 547 pranime; pėr programet e studimit tė ciklit tė dytė, pėr kandidatėt shqiptarė tė trojeve jashtė vendit, 283 pranime; pėr programet e studimit “Master i Nivelit tė Parė”, pėr kandidatėt brenda territorit tė vendit, 4 mijė e 23 pranime; pėr programet e studimit “Master i Nivelit tė Parė”, pėr kandidatėt shqiptarė nga trojet jashtė kufijve tė vendit 447 pranime. ėshtė miratuar gjithashtu edhe hapja e programeve tė studimeve tė doktoraturės, nė fakultetin e Mjekėsisė Veterinare tė Universitetit Bujqėsor tė Tiranės, si dhe miratimin e tarifave tė studimit pėr kėto programe. Sipas vendimit tė qeverisė, tarifa e shkollimit pėr kėto programe studimi tė doktoratės do tė jetė 200 mijė lekė dhe likuidohet pėr ēdo vit tė kohėzgjatjes normale, nė kėste tė caktuara nga fakultetet pėrkatėse tė Universitetit Bujqėsor tė Tiranės. Po ashtu, janė miratuan edhe kuotat e pranimit dhe tarifa e shkollimit pėr programet e ciklit tė tretė, tė studimeve specializuese afatgjata nė fakultetin e Mjekėsisė tė Universitetit tė Tiranės, pėr kėtė vit akademik. Kuota e pranimit nė programet e ciklit tė tretė tė studimeve specializuese afatgjata, nė Fakultetin e Mjekėsisė tė Universitetit tė Tiranės, qė fillojnė studimet nė vitin akademik 2009-2010, do tė jetė 285, e ndarė nė specialitete. Nga kuotat e pėrcaktuara nė vendimin e qeverisė, 21 kuota caktohen pėr kandidatėt nga trojet shqiptare jashtė kufijve tė Republikės sė Shqipėrisė, tė cilat administrohen nga Ministria e Arsimit dhe Shkencės, sipas kėrkesave tė institucioneve zyrtare tė kėtyre trojeve. Kuotat e paplotėsuara rishpėrndahen nga Ministria e Arsimit dhe Shkencės. Tarifa vjetore e shkollimit pėr studimet specializuese afatgjata nė Fakultetin e Mjekėsisė tė Universitetit tė Tiranės do tė jetė 60 mijė lekė. Studenti i nėnshtrohet vetėm njė tarife vjetore shkollimi. Fakultetet pėrkatėse tė Universitetit tė Tiranės do tė bėjnė regjistrimet e tė interesuarve pėr kėto programe studimi, edhe gjatė muajit janar tė vitit qė 2010.     Kuotat dhe tarifat e reja pėr studimet pasuniversitare Kuotat e doktoraturave pėr fakultetin e Drejtėsisė nė Universitetin e Tiranės   1.Doktoratė nė “Shkencat juridike civile” – 25 kuota 2.Doktoratė nė “Shkencat penale” – 25 kuota 3.Doktoratė nė “E drejta publike” – 25 kuota   Tarifa vjetore e studimit pėr kėto programe – 200 mijė lekė   Kuotat e doktoraturave pėr Universitetin Bujqėsor tė Tiranės   1.Doktoraturė nė “Bujqėsia dhe mjedisi” – 40 kuota 2.Doktoraturė nė “Ekonomi dhe agrobiznes” – 35 kuota 3.Doktoraturė nė “Shkencat dhe bioteknologjia ushqimore” – 5 kuota 4.Doktoraturė nė “Shkencat pyjore” – 9 kuota   Tarifa vjetore e studimit pėr kėto programe – 200 mijė lekė   Skema e shpėrndarjes sė kotave tė programeve tė ciklit tė dytė dhe “Master i nivelit tė parė”   1.Kuota e pranimeve tė reja pėr programet e studimit tė ciklit tė dytė (DND) – 2 mijė e 830 2.Kuota e pranimeve tė reja pėr programet e studimit “Master i nivelit tė parė” (MNP) – 4 mijė e 470 3.Kuotat pėr programet e dyta tė studimit – 100 4.Kuotat pėr transferimin e studimeve – 100 5.Kuotat pėr tė huajt – 50 6.Kuotat pėr tė verbrit (tė veēanta) – 20   Kuota e pranimeve tė reja pėr programet e studimit tė ciklit tė dytė dhe “Master i nivelit tė parė” me kohė tė plotė   1.Programet e ciklit tė dytė pėr kandidatėt brenda territorit tė vendit – 2 mijė e 547 kuota 2.Programet e ciklit tė dytė pėr kandidatėt shqiptarė nga trojet jashtė kufijve tė vendit – 283 kuota 3.Programet e studimit “Master i nivelit tė parė” pėr kandidatėt brenda territorit tė vendit – 4 mijė e 23 kuota 4.Programet e studimit “Master i nivelit tė parė” pėr kandidatėt shqiptarė nga trojet jashtė kufijve tė vendit – 447 kuota    

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Korrieri

Publikuar nga: Korrieri

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos