Aplikimi nė sistemin part-time, afatet, regjistrimi deri nė datėn 14 janar

  Mė 9 janar, Universiteti i Tiranės do tė shpallė listat e tė gjithė aplikantėve, tė renditura sipas rendit zbritės tė pikėve   Marsel LELA Universiteti i Tiranės do tė rinisė pranimin e kėrkesave tė aplikimit pėr sistemin me kohė tė pjesshėm, prej ditės sė nesėrme e pėr dy ditė nė vijim. Aplikimet e reja pėr nė sistemin me kohė tė pjesshme, pėr kuotat qė i gjeni bashkangjitur, kryhet nė zbatim tė udhėzimit tė ministrit tė Arsimit dhe Shkencės, “Pėr shpėrndarjen e kuotave tė parealizuara dhe regjistrimin e pranimeve pėr plotėsimin e kėtyre kuotave nė ciklin e parė tė studimeve me kohė tė pjesshme e tė edukimit nė distancė nė IPAL, nė vitin akademik 2009-2010”. Dokumentacioni qė duhet tė kenė me vete kandidatėt ditėn e regjistrimit duhet tė jenė kėto: fotokopje tė noterizuar tė dėftesės sė pjekurisė sė shkollės sė mesme, ose fotokopje tė noterizuar tė ndonjė diplome tjetėr studimi tė fituar jashtė vendit, tė vlerėsuar tė barasvlershme me tė; dokument identifikimi (kartė identiteti ose pasaportė). Nė dosje tė mbahet fotokopja e kartės sė identitetit ose pasaportės, dy fotografi personale, mandat arkėtimi i tarifės sė regjistrimit prej 1500 lekėsh, si dhe deklaratė qė vėrteton se kandidati nuk ndjek ndonjė program tjetėr studimi me kohė tė plotė ose me kohė tė pjesshme.  Kandidatėt qė kanė depozituar mė parė dosjet e tyre nė sekretaritė mėsimore tė njėsive kryesore tė Institucioneve publike tė arsimit tė lartė duhet t’i plotėsojnė ato. Nė qoftė se kandidati fitues nuk ka dėftesė pjekurie, duhet tė paraqesė dublikatė tė dėftesės sė pjekurisė tė lėshuar nga drejtoria e shkollės sė mesme dhe tė vėrtetuar nė Drejtorinė Arsimore Rajonale, zyrėn arsimore pėrkatėse, ose dhe dokument me listėn e notave tė lėshuar nga Arkiva e Shtetit dhe tė sigluar nė DAR/ZA-t. Kandidatėt qė do tė regjistrohen nė programet e studimit tė ciklit tė parė me kohė tė pjesshme, nė njė program tė dytė studimi, duhet tė dorėzojnė nė sekretaritė mėsimore edhe diplomėn universitare. Mė 9 janar 2010, Universiteti i Tiranės do tė shpallė dhe do tė afishojė listat e tė gjithė aplikantėve, tė renditura sipas rendit zbritės tė pikėve, duke evidentuar kandidatėt fitues. Ndėrkohė, regjistrimet do tė kryhen nga data 11 nė datėn 14 janar, nga ora 08:00 nė orėn 16:00 pranė sekretarive mėsimore. Sipas udhėzimit tė Ministrisė sė Arsimit dhe Shkencės, pranimi i kandidatėve nė programet e studimit tė ciklit tė parė, nė formėn e studimit me kohė tė pjesshme dhe edukimin nė distancė, nė institucionet publike tė arsimit tė lartė, nė vitin akademik 2009-2010 do tė bėhet nė bazė tė pėrzgjedhjes sė bėrė nga universitetet, sipas kritereve tė pėrcaktuara. Procesi i regjistrimit dhe pranimit tė kandidatėve nė programet e studimit tė ciklit tė parė, do tė organizohet nga njėsitė kryesore tė IAL-eve publike. Aplikimi pėr regjistrimin e kandidatėve nė kėto programe studimi do tė bėhet pranė sekretarive mėsimore, tė njėsive kryesore dhe do tė shoqėrohet me dokumentacionin pėrkatės. Udhėzimi i ri thekson se regjistrimi i kandidatėve fitues do tė bėhet vetėm me dėftesėn e pjekurisė origjinale tė shkollės sė mesme, me pėrjashtim tė rasteve tė parashikuara nė pikėn 5 tė kėtij udhėzimi. Dokumentet e aplikantėve jofitues do t'u kthehen personave kundrejt kėrkesės.     Tarifat e shkollimit pėr programet e studimit me kohė tė pjesshme   Universiteti Bujqėsor i Tiranės   Fakulteti i Bujqėsisė dhe i Mjedisit   1.Hortikulturė - 700 126 000 2.Mbrojtje Bimėsh - 700 126 000 3.Prodhim Bimor - 700 126 000 4.Zootekni dhe Biznes Blegtoral - 700 126 000 5.Akuakulturė dhe Menaxhim Peshkimi - 700 126 000 6.Agromjedis dhe Ekologji - 700 126 000 7.Agromekanizim - 700 126 000   Fakulteti i Ekonomisė dhe i Agrobiznesit   8.Menaxhim Agrobiznesi - 750 135 000 9.Ekonomi dhe Politikė Agrare - 750 135 000 10.Financė –Kontabilitet - 750 135 000   Fakulteti i Shkencave Pyjore   11.Mbarėshtim Pyjesh - 700 126 000 12.Pėrpunim Druri - 700 126 000   Fakulteti i Bioteknologjisė dhe i Ushqimit   13.Teknologji Agroushqimore - 700 126 000 14.Vreshtari Enologji - 700 126 000   Universiteti i Tiranės   Fakulteti i ekonomisė   1.Financė - 750 135 000 2.Administrim - Biznes 750 135 000   Fakulteti i Shkencave Natyrore   3.Biologji – 1 600 288 000   Fakulteti Histori -Filologji   4.Histori - 850 153 000 5.Gjeografi - 850 153 000 6.Gjuhė – Letėrsi - 850 153 000   Fakulteti i Drejtėsisė   7.Drejtėsi - 550 99 000   Fakulteti i Shkencave Sociale   8.Psikologji - 850 153 000 9.Punė Sociale - 850 153 000   Universiteti Politeknik   1.Inxh. Mek.( Eduk. distancė) – 1 800 324 000   Tarifat e shkollimit pėr programet e dyta tė studimit me kohė tė pjesshme   Universiteti Bujqėsor i Tiranės   Fakulteti i Bujqėsisė dhe i Mjedisit   1.Hortikulturė – 1 300 234 000 2.Mbrojtje Bimėsh – 1 300 234 000 3.Prodhim Bimor – 1 300 234 000 4.Zootekni dhe Biznes Blegtoral – 1 300 234 000 5.Akuakulturė dhe Menaxhim Peshkimi – 1 300 234 000 6.Agromjedis dhe Ekologji – 1 300 234 000 7.Agromekanizim – 1 300 234 000   Fakulteti i Ekonomisė dhe i Agrobiznesit   8.Menaxhim Agrobiznesi - 850 153 000 9.Ekonomi dhe Politikė Agrare - 850 153 000 10.Financė –Kontabilitet - 850 153 000   Fakulteti i Shkencave Pyjore   11.Mbarėshtim Pyjesh – 1 300 234 000 12.Pėrpunim Druri – 1 300 234 000   Fakulteti i Bioteknologjisė dhe i Ushqimit   13.Teknologji Agroushqimore – 1 300 234 000 14.Vreshtari Enologji – 1 300 234 000   Universiteti i Tiranės   Fakulteti i Ekonomisė   1.Financė – 1 500 270 000 2.Administrim Biznesi – 1 500 270 000   Fakulteti i Shkencave Natyrore   3.Biologji – 1 300 234 000   Fakulteti Histori -Filologji   4.Histori – 1 500 270 000 5.Gjeografi – 1 500 270 000 6.Gjuhė-Letėrsi – 1 500 270 000   Fakulteti i Drejtėsisė   7.Drejtėsi – 1 500 270 000   Fakulteti i Shkencave Sociale   8.Psikologji – 1 500 270 000 9.Punė Sociale – 1 500 270 000   Universiteti Politeknik   1.Inxh. Mek.( Eduk. distance) – 2 000 360 000     Bursat britanike   Diplomat master, ja degėt ku mund tė aplikoni   Degėt ku janė akorduar bursat e studimit u pėrkasin kryesisht shkencave politike, juridike dhe ekonomike   Marsel LELA TIRANė – Studentėt shqiptarė qė kanė mbaruar shkollėn e lartė dhe duan tė kandidojnė nė sistemin pasuniversitar do tė kenė njė mundėsi tė mirė pėr tė vazhduar kėto studime nė njė prej universiteteve tė Anglisė. Kandidatėt fitues do tė kenė mundėsi tė vazhdojnė studimet pasuniversitare pėr pajisjen me diplomė master, nė universitetet mė tė mira britanike. Gjithashtu, studentėve qė do tė shpallen fitues tė kėtyre bursave studimi do t’u hiqen tė gjitha shpenzimet, pėrfshi kėtu udhėtimin dhe akomodimin. Degėt nė tė cilat janė akorduar kėto bursa studimi i pėrkasin kryesisht shkencave politike, juridike, ekonomike, si dhe gazetareske.   Nė kuadėr tė Programit tė Bursave “CHEVENING”, ambasada britanike nė Tiranė njofton se Qeveria e Mbretėrisė sė Bashkuar ofron bursa tė plota pėr programe studimi Master nė universitetet e Mbretėrisė sė Bashkuar, pėr vitin akademik 2010-2011. Kėto bursa ofrohen pėr tė gjithė ata kandidatė, tė cilėt aktualisht punojnė nė fusha prioritare strategjike nė Shqipėri dhe qė pas pėrfundimit tė studimeve, janė tė gatshėm qė njohuritė e fituara t’i zbatojnė nė vendin e tyre. Bursa financohet nga shteti britanik dhe administrohet nga “British Counsil”. Ato mbulojnė tė gjitha shpenzimet e shkollimit, udhėtimit dhe tė akomodimit. Programet e studimit pėr master do tė jepen nė 12 degė tė ndryshme universitare. Pėrkatėsisht, degėt nė tė cilat do tė lėshohen kėto diploma, janė: Ekonomik, Financė, Kontabilitet, Administrim-Biznes, Komunikacion, Studime nė Fushėn e Mbrojtjes, Gazetari, Studime pėr Integrimin Europian, Drejtėsi, Marrėdhėnie Ndėrkombėtare, Shkencat Politike dhe Administratė Publike. Pėr tė kandiduar nė kėto programe master, tė interesuarit duhet tė plotėsojnė formularin pėrkatės dhe ta dorėzojnė bashkė me dokumentacionin pėrkatės. Pėr njė informacion mė tė hollėsishėm nė lidhje me mėnyrėn e plotėsimit tė formularit tė aplikimit dhe tė pėrgatitjes sė dokumentacionit nga aplikanti, tė interesuarit duhet t’i referohen adresės sė internetit: “www.chevening.fco.gov.uk/CheveningApplications/CA_Start.aspx#*. Universiteti i Tiranės bėn tė ditur se afati i fundit pėr plotėsimin e aplikimit on-line ėshtė data 13 janar 2010, ora 17:00.   Degėt ku janė shpallur masterat nė universitetet britanike   1.         Ekonomik 2.         Financė 3.         Kontabilitet 4.         Administrim-Biznes 5.         Komunikacion 6.         Studime nė fushėn e mbrojtjes 7.         Gazetari 8.         Studime pėr Integrimin Europian 9.         Drejtėsi 10.       Marrėdhėnie Ndėrkombėtare 11.       Shkencat Politike 12.       Administratė publike  

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Korrieri

Publikuar nga: Korrieri

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos