Dinamo Zagreb, s’e lėshon Mustafėn

Mesfushori i talentuar i FC Prishtinės, i cili aktualisht ėshtė i huazuar te Kosova (V), Argjend Mustafa, ka gjasa tė mira qė karrierėn ta vazhdojė nė futbollin kroat, respektivisht te klubi Dinamo Zagreb. Nė fakt, Mustafa tash e disa ditė ėshtė duke u provuar nė klubin kroat me ekipin e juniorėve dhe drejtuesit e kėsaj skuadre kanė kėrkuar nga menaxheri i tij, Shukri Asllani, qė Mustafa tė qėndrojė nė prova edhe pėr disa ditė shtesė nė Zagreb, me ēka nėnkuptohet se drejtuesit e Dinamos po mendojnė t’i ofrojnė kontratė futbollistit kosovar. Megjithatė, se a do tė mbetet, apo jo, Mustafa nė Dinamo Zagreb, mbetet tė shihet gjatė ditėve nė vijim. Lajmin e ka bėrė tė ditur pėr Express vetė menaxheri i futbollistit, Shukri Asllani. “Unė, bashkė me Argjend Mustafėn dhe Florent Zymerin, kemi qėndruar pėr pesė ditė nė Zagreb, me ekipin e juniorėve tė Dinamos, pėr pjesėmarrje nė njė turne. Lojtarėt e lartpėrmendur kanė qenė nė prova tek Dinamo e Zagrebit dhe si rezultat i kėsaj, ka dalė edhe kėrkesa e Dinamos qė Argjend Mustafės t’i vazhdohet qėndrimi nė Zagreb tė paktėn edhe pėr njė javė, nė mėnyrė qė tė mund ta vlerėsojnė mė mirė atė”, ka thėnė Asllani. “Unė jam shumė i kėnaqur me paraqitjet e Argjend Mustafės, i cili nė pesė ndeshjet e kėtij turneu i ka dėshmuar cilėsitė e tij, vetėmohimin, angazhimin dhe karakterin e mentalitetin pėr lakmi. Paraqitjet e tij janė pėlqyer nga tė gjithė, prandaj ka ardhur kėrkesa e Dinamos qė Mustafa tė qėndrojė edhe mė tej nė Zagreb. Kjo javė do tė jetė vendimtare pėr Mustafėn”, theksoi Asllani. Bashkė me Argjend Mustafėn, nė Dinamo Zagreb ėshtė provuar edhe portieri i talentuar i Trepēės, Florent Zymeri. Por, pėr Zymerin, drejtuesit e Dinamo Zagrebit nuk i kanė bėrė njė kėrkesė tė njėjtė menaxherit tė tij, Shukri Asllanit, ashtu sikur pėr Argjend Mustafėn. “Pėr fat tė keq, pėr Zymerin aktualisht nuk mund tė jepet ndonjė vlerėsim, sepse Dinamo ishte nė mbrojtje shumė e fortė dhe as nuk kishte rast qė Zymeri tė vihej nė sprovė nga ekipet kundėrshtare. Megjithatė, pėr ato pak raste qė kishte, Zymeri dėshmoi se mund tė jetė njė portier me perspektivė”, pėrfundoi Asllani. Zymeri dhe Mustafa, janė pjesė e pėrfaqėsueses U-17 tė Kosovės. Nė vitin 2008, tė dy patėn shkėlqyer nė turneun “Gaetano Scirea”, i cili ėshtė mbajtur nė qytetin italian Matera. Gjatė kėtij turneu, tė dy futbollistėt patėn rėnė nė sy tė disa klubeve tė mėdha evropiane.

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Gazeta Express

Publikuar nga: Gazeta Express

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos