Hipoteka, si bėhet regjistrimi i tapive nė pėrdorim dhe i kontratave me qira

Laureta Rryēi Nė rastet kur zotėrohet pėrkohėsisht njė pronė e paluajtshme, duhet tė bėhet regjistrimi nė hipotekė pėr tė pėrfituar “tapinė nė pėrdorim”. Ky dokument do ta cilėsonte personin qė ka marrė pasurinė e paluajtshme si pronar i pėrkohshėm dhe personin qė do tė njihej ligjėrisht pėr kryerjen e veprimeve ndaj kėsaj pasurie. Zakonisht tapitė nė pėrdorim mė tepėr janė pėrdorur nga bizneset qė kanė shfrytėzuar jo vetėm ish-ndėrmarrjet. Pėr ēdo titull “nė pėrdorim” qė ėshtė dhėnė pėr pasuri tė paluajtshme, pronė e shtetit, krijohet njė kartelė e veēantė dhe pasqyrohet nė hartėn treguese tė pasurive tė paluajtshme. Zotėruesi i titullit “nė pėrdorim” shėnohet nė seksionin pėrkatės, ndėrsa nė seksionin e pronarėve si pronar i kėsaj pasurie tė paluajtshme shėnohet shteti. Ēdo kontratė apo dokument tjetėr qė ka efekt mbi tė drejtat mbi pasuritė e paluajtshme paraqiten pėr regjistrim jo mė vonė se tridhjetė ditė nga koha e realizimit tė tij. Nėse njė dokument paraqitet pėr regjistrim mė vonė se 30 ditė nga data e realizimit tė tij, atėherė, pėrveē tarifės sė regjistrimit pėr ēdo ditė vonesė qė ka kaluar nga kjo datė, duhet tė paguhet njė tarifė shtesė e barabartė me 10 pėr qind tė tarifės sė regjistrimit. Certifikatat Me kėrkesė tė pronarit tė njė pasurie tė paluajtshme ose tė qiramarrėsit, tė cilit nuk i ėshtė lėshuar asnjė certifikatė pronėsie ose qiraje, regjistruesi i lėshon pronarit njė certifikatė pronėsie ose qiraje, sipas rastit, nė formė tė shkruar, duke pasqyruar tė gjitha informacionet qė ndodhen nė kartelėn e kėsaj pasurie dhe qė kanė efekt mbi pasurinė e paluajtshme apo mbi kontratėn e qirasė. Pėr ēdo pasuri tė paluajtshme, tė regjistruar nė kartelėn pėrkatėse, pėr pronėsi, hipotekim apo pėr kontrata tė ndryshme qė janė realizuar mbi kėtė pasuri, lėshohet vetėm njė certifikatė. Certifikata e pronėsisė, e qirasė apo e hipotekės ėshtė dėshmi e vlefshme pėr ēėshtjet qė tregohen nė tė, ndėrsa pasuria e paluajtshme, kontrata e qirasė apo hipotekės u nėnshtrohen tė gjithave atyre qė janė shkruar nė kartelė si nė rastin kur kėto shėnohen nė certifikatė, ashtu dhe kur nuk shėnohen. Data e lėshimit tė certifikatės sė pronėsisė, qirasė apo hipotekės shėnohet nė kartelė. Regjistrimi Kontrata e qirasė pėr njė pasuri tė paluajtshme, pėr njė periudhė kohore deri nė nėntė vjet, nuk ėshtė e detyrueshme tė regjistrohet. Ēdo kontratė qiraje pėr njė pasuri tė paluajtshme, me zgjatje kohore mė shumė se 9 vjet, duhet tė regjistrohet nė seksionin pėrkatės tė kartelės sė pasurisė sė paluajtshme tė qiradhėnėsit. Kur njė kontratė qiraje ėshtė pėr pjesė tė pasurisė sė paluajtshme, atėherė kartela ekzistuese e pasurisė sė paluajtshme mbyllet dhe hapen kartela tė reja pėr pjesėn/pjesėt, qė ėshtė/janė dhėnė me qira dhe pėr pjesėn/pjesėt e pasurisė sė paluajtshme qė mbetet/mbeten, si dhe bėhen shėnimet pėrkatėse nė hartėn treguese tė pasurive tė paluajtshme. Nė kėto raste, nė zyrėn pėrkatėse tė regjistrimit tė pasurive tė paluajtshme depozitohet certifikata e pronėsisė sė pasurisė qė do tė ndahet. Ankimet Pala ankuese, brenda 30 ditėve nga dita e marrjes sė njoftimit tė kėtij vendimi, udhėzimi, urdhri, pėrcaktimi ose akordimi nga kryeregjistruesi, mund tė njoftojė regjistruesin me anė tė njė formulari tė caktuar pėr synimin e tij pėr t'i bėrė ankim gjykatės pėrkatėse kundėr vendimit, udhėzimit, urdhrit, pėrcaktimit ose akordimit. Me marrjen e njoftimit tė ankimit, regjistruesi pėrgatit dhe i dėrgon gjykatės pėrkatėse, me njė kopje tė informacionit tė kryeregjistruesit dhe tė ankuesit dhe ēdo personi tjetėr qė ėshtė nė regjistėr e qė atij i duket se lidhet me ankimin, njė raport tė shkurtėr nė lidhje me ēėshtjen nė fjalė. Kur pala ankuese i kėrkon regjistruesit t'ia kalojė ēėshtjen gjykatės, kjo palė depoziton te regjistruesi shumėn e nevojshme pėr tė mbuluar shpenzimet e pėrgatitjes sė dokumenteve. Nė kartelėn e pasurisė sė paluajtshme tė prekur nga ankimi duhet tė bėhet njė shėnim se njė ankim drejtuar kryeregjistruesit ose gjykatės ėshtė nė pritje pėr zgjidhje dhe ēdo tjetėrsim duhet t'i nėnshtrohet kėtij shėnimi. Certifikatat e humbura ose tė prishura Nė rast se njė certifikatė qė ka marrė ēdo person i interesuar sipas Nenit 28 ka humbur ose ėshtė prishur, ai mund t'i kėrkojė regjistruesit ku ndodhet pasuria e paluajtshme lėshimin e njė certifikate tė re, duke paraqitur tė dhėna tė mjaftueshme qė regjistruesi tė bindet pėr humbjen ose prishjen e certifikatės sė mėparshme. Nė rast se ai bindet lidhur me kėtė fakt dhe pasi publikon njė njoftim qė ai e sheh tė pėrshtatshėm, regjistruesi lėshon njė certifikatė tė re duke bėrė shėnimin pėrkatės nė kartelė. Kur gjendet certifikata e humbur, ajo i dorėzohet regjistruesit pėr asgjėsim. Pezullimi i regjistrimit Nė qoftė se njė person propozon njė marrėveshje pėr njė pasuri tė paluajtshme tė regjistruar, mund tė bėjė njė kėrkesė te regjistruesi i zonės pėrkatėse me pėlqimin me shkrim tė pronarit, pėr tė pezulluar veprimet pėr transaksione tė tjera tė kėsaj pasurie. Regjistrimi i ēdo dokumenti tjetėr lidhur me kėtė pasuri tė paluajtshme pezullohet pėr njė afat (i cili quhet afati i pezullimit) prej 15 ditėsh nga koha kur miratohet nga regjistruesi dhe nė pajtim me kėtė bėhet shėnimi nė kartelė. Regjistrimi i ēdo dokumenti lidhur me pasurinė e paluajtshme qė pėrfshihet nė kėtė marrėveshje pezullohet pėr njė afat (i cili quhet afati i pezullimit) prej 15 ditėsh nga koha kur paraqitet kėrkesa dhe aprovohet nga regjistruesi dhe nė pajtim me kėtė bėhet shėnimi nė kartelė. Nė rast se brenda afatit tė pezullimit paraqitet pėr regjistrim njė dokument i vlefshėm nga personi qė kėrkon pezullimin, ky dokument ka pėrparėsi ndaj ēdo dokumenti tjetėr qė mund tė paraqitet pėr regjistrim gjatė kėtij afati tė pezullimit. 11 Janar 2010

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Albania

Publikuar nga: Albania

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos