Piramidat egjiptiane nuk u ndėrtuan nga skllevėrit

Varret e gjetura nė Giza dėshmojnė se Piramidat gjigande janė ndėrtuar nga punėtorė tė specializuar dhe jo nga skllevėrit, ashtu sic ėshtė besuar deri vonė. Filmat dhe mediat deri vonė kanė deklaruar dhe krijuar pamje sikur skllevėrit mbartnin mbi supa litarėt gjigandė qė tėrhiqnin gurėt super tė mėdhenj nė shkretėtirė, duke pėrfunduar dhe nė vdekje nga mė tragjiket. "Kėto varre qė u gjetėn anash varrit tė Piramidės sė faraonit, qė presupozohen tė jenė tė personave qė vdiqėn duke ndėrtuar piramidėn tregojnė se kėta njerėz tė varrosur aty, nuk janė skllevėr”, thotė Zahi Hawass, shefi i arkeologėve qė udhėheq njė studim nė Egjipt rreth temės sė piramidave. "Nė rast se do tė ishin skllevėr, ata nuk do tė kishin mundėsi kurrė tė ndėrtonin varret e tyre pranė Mbretit tė tyre”. Hawass tha se koleksioni varreve tė punėtorėve, disa nga tė cilėt u gjetėn nė vitin 1990, pėrbėjnė dhe disa nga zbulimet e shekullit tė 20 dhe 21. Varret u pėrkasin punėtorėve qė ndėrtuan piramidat e Khufu dhe Kahfre. Hawass mė herėt ksihte gjetur grafite nė muret e piramidave ku punėtorėt e quanin veten “miq tė Khufu”, gjė qė sipas studiuesit dėshmon se ata nuk ishin skllevėr. Varret nė Giza, pjesa perėndimore e Kajros janė 4,510 vite tė vjetra dhe kanė njė gjatėsi tek 1 km. Studiuesi Hawass tha se ka fakte qė dėshmojnė se fermerėt nė Delta dhe nė Upper tė Egjiptit dėrgonin 21 buaj dhe 23 dele nė sheshin e ndėrtimit cdo ditė pėr tė ushqyer ndėrtuesit e piramidave. Besohet se numri i tyre ishte rreth 10 mijė. Fermerėt ishin liruar ndėrkohė nga taksat qė duhet ti paguanin qeverisė sė atėhershme egjiptiane, fakt tjetėr ky qė dėshmon se ata si financues po merrnin pjesė nė projektin kombėtar. Zbulimi i parė i varreve tė punėtorėve nė 1990 ndodhi krejt rastėsisht, kur njė kalė i ngecur nė njė strukturė me tulla 10 metra nga zona e ndėrtimit. (Pershtati D.Bonollari/BalkanWeb)

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

BalkanWeb

Publikuar nga: BalkanWeb

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos