Mimi Kodheli - Dua tė martohem ...nė kishė

 Arta MarkuKa ndodhur pikėrisht 20 vjet mė parė. Dhe teksa fillon tė rrėfejė, duket qartė se ka qenė pikėrisht njė ndėr ditėt jo vetėm tė rėndėsishme tė jetės sė saj, por, padyshim, tė bukura. Me tė vėrtetė tė bukura. E veshur me tė bardha, qendra e vėmendjes sė plot 300 vetėve qė e rrethonin. Jehonat e ėmbla i vijnė tė pacenuara prej asaj kohe.Ka tė ngjarė qė tė jetė diēka qė dihet. Pėr ēdo vajzė, pikė pėr pikė... ėndrra fillon pothuaj njėlloj. Nė fillim e pakonturuar qartė. Me kohė detajet plotėsohen... deri te realizimi: Do tė bėhet nuse, do tė veshė njė fustan tė bardhė, e adhuruar nga dhėndri dhe nga dhjetėra e qindra sy tė tjerė... mandej jeta e re, jeta ndryshe, ajo e gruas, e zonjės e pastaj, e nėnės sė re. E pse tė mos ndodhte edhe me Mimi Kodhelin kėshtu? Ndaj dhe asaj paraditeje dimri me shi, pas disa bisedave rutinė qė shoqėruan fillimtakimin tonė, diēka mė shumė se 20 vjet pas dasmės sė saj, tek fillon e mė rrėfen pėr tė, nuk mė duhet as edhe mė e vogla pėrpjekje pėr t’ia dalluar shkėlqimin nė sy. “Tė flas pėr ditėn e dasmės sime?!” I pėlqen.  Fundja ėshtė femėr, ėshtė zonjė, ėshtė grua, ėshtė nėnė... Aq mė tepėr qenkėsh njė ėndėrr e realizuar bukur nė rastin e saj.Mimi Kodheli vuri vello nė verėn e vitit 1988 pas disa vitesh njohje duke pėrfshirė edhe fejesėn. Ceremonia mblodhi bashkė plot 300 njerėz pėr tė cilėt sigurisht kishte vend mjaftueshėm nė tavernėn madhe tė ish hotel Arbėrisė, njė lokal nė zė pėr kohėn. Ishte ceremonia e Vatajve tė cilėt bėnė maksimumin, nė mėnyrė qė, vajzės sė tyre tė parė, dasma t’i shndėrrohej nė njė kujtim tė bukur. Tė nesėrmen, bashkė me dhėndrin, qė siē thotė vetė, i kish rrėmbyer nurin nuses sė tij, tė bukur gjithsesi, Mimi u bė pjesė e njė tjetėr ceremonie. Kėsaj here, Dasma e Kodhelėve kishte shumė sharm shkodran brenda. Jo vetėm kėngėt dhe instrumentet apo edhe ca detaje tė tjera qė Shkodra i ka zakon, mbizotėruan....Kėto detaje e tė tjera, Mimi Kodheli, teksa ka porositur njė kafe tė shkurtėr qė s’dallon fare nga kafja ime normale, e rehatuar nė njė kolltuk tė Rognerit, pranė njė ngrohėsi qė e ngroh edhe mė atmosferėn, i pėlqen t’i kujtojė...E atėherė, si ishte dasma jote?Mė vjen ndėrmend... e mrekullueshme.Kur ndodhi?Nė 10 korrik tė vitit 1989. Do tė bėheshin dy dasma atė verė nė derėn e Kodhelėve. E imja dhe e Lekės, por do tė martohej edhe im kunat, Gega. U vendos qė shtatori tė ishte pėr vėllanė e madh tė burrit dhe korriku pėr ne.Epo shtatori... sikur ėshtė muaji i dasmave, njė lloj tradite shqiptare. A do tė kishe dashur ta kishe dasmėn nė shtator?Nė tė vėrtetė po. Do tė mė kish pėlqyer. Por ē’rėndėsi ka.Njė prirje pėr tė qenė tradicionale? ... ē’detaje tė tjera tradicionale kishte dasma jote?Jo, jo, nuk bėhet fjalė pėr prirje pėr tė qenė tradicionale. Thjesht shtatori mė pėlqente. Nė pėrgjithėsi nė dasmėn time s’kishte elemente tradicionale. Madje, pėr kohėn mund tė quhej njė ceremoni shumė moderne edhe pse disa tradicionalizma s’mund tė shmangeshin.Pėrshembull?Unė nusėrova tre ditė. Duhej tė prisja vizitat nė shtėpinė e prindėrve. U pėrpoqa tė respektoj pikė pėr pikė rregullat. ēohesha nė kėmbė sa herė hynte njė vizitor... dhe sa shumė vizitorė. Por vetėm kaq. S’mė kujtohet qė nė shtėpinė tonė tė kishte edhe aq tradita pėr tu respektuar.ē’kishte tė veēantė, jashtė-tradicionale?Muzika. Ishte njė element i veēantė i dasmės sime qė ushtonte nga kėngėt e Majkėll Xheksonit, asokohe nė kulm tė vet. Veē kėsaj kisha njė instrumentist special. Genc Dashin, nė kitarė.Tradicionale ishte dasma e Lekės. Ishte pothuaj njė dasmė tipike shkodrane ku kėndoheshin kėngėt e zonės. Nuset, nė pritje tė dasmės sė tyre, flasin shumė pėr fustanet. I zgjedhin, i mendojnė mirė, shfletojnė revistat e modės, kanė mė shumė se njė...Edhe unė pata dy fustane. Tė bardhė qė tė dy. Njėrin e kisha piketuar vetė, qysh mė parė. Ishte e nuses sė njė shokut tė Lekės nė dasmėn e tė cilės kishim qenė. Mė pėlqeu shumė. Fustani tjetėr ishte zgjedhje e sime mėje. Ishte shumė i bukur, me bisht. Por mu desh ta hiqja se mė pengonte pėr tė kėrcyer.Pėrfytyroj qė nuk ke mundur t’i shpėtosh njė “rregulli”. Me siguri duhet te jesh kujdesur pėr t’i zgjatur flokėt disa muaj para dasmės. Bėhej gjithnjė kėshtu pėr t’i dhėnė mundėsi parkukieres pėr tė realizuar krehje specifike...Nė tė vėrtetė kam qenė njė nuse me flokė tė gjatė. Por s’e bėra pėr ceremoninė. Asokohe ashtu i mbaja flokėt, tė gjatė. Pas dasmės i preva. Sa pėr krehjen, e desha krejt tė thjeshtė. Do tė mė kish pėlqyer t’i mbaja flokėt e lėshuara supeve, tė mos i kapja, gjithnjė kam dashur tė jem natyrale. Por vendimi i parukieres pėr t’i kapur, mu duk i arsyeshėm. Ishte shumė vapė. Ishte 10 korrik. Dhe do tė ndihesha mė rehat me flokėt e kapura. Siē dhe e provova nė tė vėrtetė. Ama, kisha njė avantazh. Nė sirtarin tim tė tualetit kish llak. (Qesh) tingėllon pėr tė qeshur nė kohėn e sotme, por kėtu e 20 vjet mė parė, flokėt fiksoheshin me metoda shumė primitive.Kodheli njė mbiemėr katolik. Por edhe Vata, mbiemri juaj i vajzėrisė nėnkupton tė njėjtėn pėrkatėsi fetare. Ai i’u ka shkuar ndonjėherė ndėrmend ceremonia e munguar fetare? A do tė kishin dashur tė martoheni nė kishė?Ka njė vendim tė kishės: quhen tė bekuara tė gjitha martesat qė janė bėrė para rihapjes sė kishave nė Shqipėri. Ndaj dhe kjo mė jep njė lloj qetėsie. Gjithsesi, mendoj se gjithnjė e kam mundėsinė pėr tė bėrė njė ceremoni martesore nė kishė. Pse jo, nė 25 vjetorin e martesės... Dhe po vjen shumė shpejt. Dhe mė e bukura ėshtė se im bir mund tė jetė me ne...Nuset qajnė. Ose mė mirė qanin asokohe, 20 vjet mė parė, mė momentin qė dilnin nga shtėpia e babait...Jo, unė nuk kam qarė. Ama, im atė nuk mundi ta pėrballonte atė moment.  Te makina mė ka shoqėruar djali i hallės, im atė nuk mundi. E di ēfarė, i thoshte sime meje, teksa dita e dasmės ishte vendosur dhe po afronte: “sikur ta shtynim dasmėn... Si po na ikėn kjo vajzė kėshtu nga shtėpia... kaq shpejt”.Pėr shkak tė njė lidhjeje shumė tė fuqishme qė keni pasur babė e bijė...Kjo ishte kryesorja. Ama isha edhe fėmija i parė qė martohesha. Ku ta dish ē’mendime kalojnė nė nėnvetėdijen e prindėrve kur fėmijėt ikin nga shtėpia, martohen. Pavarėsisht se kjo ėshtė tejet logjike dhe proces i pashmangshėm pėr vijimėsinė.Paja ishte pjesė e dasmave, nuset e kishin gjithnjė njė tė tillė...Ka diēka qė mė ka pėlqyer nė ceremonitė tona. Qoftė nė tė martesės qoftė nė tė fejesės. E di ēfarė ishte “shkėmbimi i nishaneve” nė fejesėn time me Lekėn? Unaza e fejesės dhe njė pikturė e Kodhelit. Kaq, edhe pse tradita parashikonte njė valixhe tė madhe me dhurata. Dhe ishte shumė bukur, siē ndodhi nė rastin tim, e mjaftueshme, e plotė.Po kėshtu unė nuk isha njė nuse me pajė. Por, sigurisht kishim menduar pėr disa gjėra tė dobishme qė na duheshin pėr bashkėjetesėn e re. Ne e kishim marrė sakaq njė shtėpi, 6 muaj para dasmės. Ishte larg, te ish parku i autobusėve, ama ishte parajsa jonė. Ajo shtėpi nė fakt ishte gjysmė bosh. E mbushėm ca nga ca. Edhe para dasmės, ēdo gjė qė blinim e ēonim menjėherė nė shtėpinė e re. Ndaj dhe ai riti i zbulimit tė pajės para vizitoreve nuk funksionoi nė rastin tonė.Dhoma e gjumit padyshim duhet tė ketė qenė pjesė e asaj gjysmės plot tė shtėpisė sė re. Element i domosdoshėm, i siguruar nga nusja... nė mos gaboj, sipas “rregullores”?Sipas rregullave katolike dhomėn e gjumit e blen dhėndri. Dhe ai e bleu. Me kursimet e viteve qė punonte kishte mundur tė blinte edhe njė tv me ngjyra, gjė e rrallė pėr atė kohė. Kurse unė kisha dhuratė nga mamaja sobėn majolike me dru dhe njė lavatriēe.Nė nesėrmen e dasmės, u nisėt...Menjėherė pas dasmės te dhėndri, unė u ktheva nė shtėpinė e vjehrrit. Hoqa fustanin e bardhė, vesha njė fustan basme dhe hipa nė biēikletė pėr tė shkuar nė shtėpinė tonė. Tė nesėrmen e dasmės, u ktheva pėr drekė tė vjehrra. E patrukuar, pa asnjė zbukurim, me pantallona... me flokėt e prera shkurt. Pas pak ditėsh, me njė tren ku njerėzit ngjiteshin nga dritaret morėm rrugėn pėr nė Vlorė e qė andej me autobus pėr nė Dhėrmi. Kam impresione tė mrekullueshme nga to pushime. Dhėrmiu ishte njė magji. E shikoja pėr herė tė parė.E tani, i kthehesh dasmės? A ndodh shpesh ta vėsh kasetėn...Shpesh. Jo vetėm sepse ėshtė njė festė qė e kam shijuar dhe mė pėlqen ta rigjallėroj atė shije, por edhe se aty gjej disa njerėz tė rėndėsishėm pėr mua, tė cilėt nuk jetojmė mė, e ēmallem me ta.Nėse do tė kishit mundur ta ribėnit ēfarė do t’i shtonit dasmės suaj?...Pėrveē ceremonisė nė kishė, asgjė. Vėnė nė kontekstin kohor, dasma ime ishte e pėrkryer, asgjė s’mund tė behej mė shumė.A nuk do tė kishit dashur tė kishit njė tufė mė lule qė ta hidhnit pas duke i vėnė nė garė shoqet beqare...Epo, meqė ky detaj nuk ekzistonte, unė mjaftohem me faktin qė dy tufat e luleve qė ishin pėrgatitur enkas pėr mua ishin tė mrekullueshme, me lule tė freskėta sigurisht. Njėra e bardhė me margarita. Tjetra me gladiola tė kuqe dhe rozė.Emri: MIMIMbiemri: KODHELINė tė vėrtetė e adhuron mbiemrin e tė atit po aq sa ka adhuruar gjithnjė njeriun qė ia dha atė me tė ardhur nė botė. Por vendosi ta ndryshonte atė. Hoqi dorė nga mbiemri Vata dhe i bashkėngjiti emrit tė saj tė shkurtėr mbiemrin Kodheli. Askush s’ia kėrkoi. Madje kjo gjė midis asaj dhe Lekės nuk ishte diskutuar asnjėherė para ditės sė celebrimit zyrtar. Ishte ajo vetė qė e mori vendimin aty pėr aty, pas pyetjes qė i bėri punonjėsja e gjendjes civile. Lekė Kodheli, grua e tė cilit Mimi po bėhej pikėrisht atė ēast, kishte ditėlindjen atė ditė... Mesa duket gruaja donte t’i bėnte edhe njė dhuratė, anipse tjetėrsoj nga dhuratat standard, ndoshta mė tė bukur. Tani, pas mėse 20 vjetėsh, ajo thotė e kėnaqur qė pat marrė vendimin e duhur, idealin madje. Arsyeja? Ndihet mrekullisht mirė pėrsa kohė ka tė njėjtin mbiemėr me tė birin.Nga i ati, i vjen mirė, ka si kujtim emrin. Mimi. Jo vetėm njė emėr i bukur qė asaj i pėlqen shumė, por lidhet fort mė shijet e tė atit, tė pasionuar me Pucinit dhe sidomos me “Bohemėn” prej nga edhe e ka marrė emrin pėr tė identifikuar me tė, vajzėn e tij tė parė: “Emri im ėshtė Luēia, por mė thėrrasin Mimi”, thoshte personazhi i Bohemės, vajza e dashuruar. Kurse Mimi Kodheli buzėqesh, ndoshta duke e shoqėruar vetmevete vargun, me muzikėn e Pucinit, dhe thotė: “Edhe emri im theksin e ka tek “i”-ja e fundit...”. Gjithsesi ēka i mjafton, ėshtė fakti qė i pėlqen emri i saj... I ka pėlqyer gjithnjė dhe, prej 20 vjetėsh ėshtė mėsuar ta shohė qė rri mirė bashkėngjitur me mbiemrin e tė shoqit. Amvisa...Soba e bėrė dhuratė nga mamaja edhe pse paqėllimshėm do tė ketė pasur edhe njė nėnkuptim. Mimi do tė bėhej, me fillimin e jetės sė re, edhe zonjė shtėpie, ndryshe e thėnė, amvisė. Do tė gatuante. Sigurisht, e kush tjetėr mund ta bėnte? Por s’ishte edhe aq e lehtė. Gruaja e re ishte e pamėsuar. S’dinte tė gatuante. Kurse i shoqi, pėrkundėr kėsaj, ishte lindur, rritur e jetuar plot 30 vjet nė njė shtėpi me rregulla tė forta. Nėna e tij qė nuk punoi kurrė, s’bėri veē i’u pėrkushtua fėmijėve, burrit e shtėpisė. Lekė Kodheli e shijonte drekėn a darkėn, jo vetėm tė gatuar nė mėnyrė tė pėrsosur nga duar profesionisteje, por edhe nė njė atmosferė ideale. Njė tryezėn e ngrėnies sė zbukuruar, me salltanetet qė dinė ti rregullojnė veē duart e njė zonje tė vėrtetė shtėpie. Dhe ēdo herė kėshtu. E tani, papritmas, duhet tė hante diēka tė gatuar (duhet pranuar) mjaft modestish. Pėr mė tepėr, tė gatuar qysh mbrėmjen e shkuar dhe tė ngrohur vetėm pesė minuta para uljes nė tryezė. Epo, kushtet kėto janė. Ishte burri ai qė kėsaj here duhej tė pėrshtatej, duhej tė pranonte...

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Panorama

Publikuar nga: Panorama

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos