“Himni kombėtar i shqiptarėve” njė monografi nė 100-vjetorin e krijimit tė Himnit tė Flamurit

Izaura Ndoj Nė 100-vjetorin e krijimit tė Himnit tė Flamurit, Qendra e Studimeve Albanologjike dhe shtėpia botuese “Naimi” sjellin pėr publikun monografinė shkencore “Himni kombėtar i shqiptarėve”. Njė libėr ky qė zbardh historinė e plotė tė himnit kombėtar i cili ėshtė bėrė i mundur nga studiuesja Valbona Karakaēi referuar vendimit tė kėshillit shkencor tė Qendrės sė Studimeve Albanologjike (Instituti i Gjuhėsisė dhe Historisė). Ėshtė bėrė njė shekull dhe janė shpalosur shumė variante nga studiues dhe historian tė ndryshėm nė dekada tė ndryshme duke dhėnė secili variantin e tij, por nė fund tė fundit vetėm njė mbijetoi gjatė kėsaj periudhe kohore “Rreth flamurit tė pėrbashkuar”. Pėr herė tė parė himni kombėtar i shqiptarėve, njohur ndryshe si himni i flamurit, ka historinė e plotė tė krijimit tė tij. Sipas botuesit Naim Zoto, vlera e librit qėndron nė faktin disi tė pabesueshėm se, mė nė fund, edhe pse ka kaluar gati njė shekull nga shpallja e Pavarėsisė sė shtetit shqiptar dhe pothuaj po aq nga publikimi i parė i tekstit tė himnit tonė kombėtar dhe himnit vetė, deri mė sot nuk kemi pasur nė bibliotekat tona njė vepėr serioze, tė plotė, mbėshtetur nė dokumente dhe argumente shkencore tė historisė sė himnit tonė kombėtar. Vepra botohet nė kolanėn “Universitas”, njė seri librash nga shtėpia botuese “Naimi” qė synon tė zgjerojė njohuritė dhe dijet albanologjike pėrmes botimeve me karakter akademik. Si dhe kush e krijoi himnin tonė kombėtar; himni shqiptar dhe tradita ballkanike, evropiane dhe botėrore e himneve; pėrpjekjet e pasuksesshme pėr konkurrimin e himnit tė Asdrenit; konkurset dhe tekstet e poetėve, kompozimet muzikore qė rivalizuan krye simbolin kombėtar nga qeveria e Zogut, Enver Hoxhės deri tek qeveritė postkomuniste; tė gjitha kėto zbardhen pothuaj pėr herė tė parė pėrmes dokumentesh tė shumta dhe njė vėshtrimi tekstologjik, letrar nė monografinė e studiueses sė re nga Shkodra, Valbona Karakaēi. Sipas drejtorit tė QSA, prof. Dr. Ardian Marashi, libri “Himni kombėtar i shqiptarėve” i Valbona Karakaēit “pėrmbush njė mangėsi tė pashpjegueshme dhe tė pajustifikueshme nė kulturėn tonė kombėtare”. Ndėrsa Prof. dr. Ymer Ēiraku (recensenti i librit) ka shprehur se “Ky libėr pėrbėn njė risi nė fushėn e studimeve shqiptare. Pėr herė tė parė himni i flamurit ka historinė e krijimit tė tij, punė kjo e bėrė me gjithė vėmendjen e duhur. Ky studim do plotėsojė njė mangėsi dhe Dr. Karakaēit do i jemi tė gjithė mirėnjohės pėr punėn e bėrė. “Pėr himnin kombėtar, si tekst poetik dhe nė tėrėsinė e vet, janė trashėguar shumė pak studime. Midis tyre, njė shkrim i gjatė i Poradecit dhe njė tjetėr i mėvonshėm i Ramadan Sokolit, mbeten tė vetmit pėr t’u veēuar. Nė tė vėrtetė, tė dy kėta artikuj mė shumė kanė karakter memoaristik e kronografik, informojnė pėr historinė e lindjes sė himnit kombėtar, pa konsiderata tė karakterit estetik-letrar. Njė studim i mėvonshėm i V. Toles kryesisht sistemon nė mėnyrė enciklopedike tė dhėnat e njohura tė dijes pėr himnin”, shkruan nė parathėnien e monografisė, studiuesi Shaban Sinani. Sipas tij nė kėtė studim, informacioni dhe pėrshkrimi i fakteve luajnė njė rol parėsor. Studiuesja Karakaēi ia bėn tė lehtė shfletimin lexuesit, duke dhėnė mė vete gjithė kronologjinė e jetės sė himnit, qė nga krijimi, kėndimi i tij pėr herė tė parė, ardhja nė Shqipėri, regjistrimi i parė nga njė orkestėr profesioniste dhe tė gjitha pėrpjekjet qė janė bėrė pėr tė krijuar njė himn tė ri, konkurset qė janė zhvilluar, ku kanė marrė pjesė poetė e kompozitorė tė shquar, si Kadare, Arapi, Spahiu, apo Zadeja, Daija, Zoraqi, Gaci, Ibrahimi. Sipas kėsaj kronologjie, nė vitet 1907-1908 themelohet nė Bukuresht Kori Kishtar Shqiptar, nė pėrbėrje tė tė cilit ishin 30 tė rinj shqiptarė. Ishte pikėrisht ky kor qė kėndoi pėr herė tė parė Himnin Kombėtar Shqiptar. Nė vitin 1908, himni u dėrgua nė atdhe nga kolonia shqiptare e Bukureshtit, pėrmes Tashko Ilos dhe Hil Mosit. Pėr tė parėn herė tekstin origjinal tė Himnit tė Flamurit, tė shkruar nga Asdreni me titullin “Betimi mi Flamur”, e ndeshim nė gazetėn “Liri e Shqipėrisė”, nė Sofje. Himni u kėndua nė ditėn e shpalljes sė Pavarėsisė, mė 28 nėntor 1912 si marsh patriotik dhe u ri kėndua njė vit mė vonė nga orkestra frymore e qytetit tė Shkodrės “Daulla”, e drejtuar nga Frano Ndoja. Duhet tė kalonin shumė vite qė Himni Kombėtar tė rikonfirmohet si Himni i Flamurit pas ndryshimeve demokratike me Ligjin “Pėr Flamurin, stemėn, himnin kombėtar, festėn kombėtare dhe kryeqytetin e Republikės sė Shqipėrisė” (1992). Njė vit mė vonė, pėr herė tė parė nė dokumentet themeltare tė shtetit, himni merr mandatin e vet si simbol kombėtar me Projekt-Kushtetutėn pėr Republikėn e Shqipėrisė, ku si himn kombėtar ishte “Pėr rreth flamurit tonė tė bashkuar”. Ky himn u rikonfirmua edhe nė vitet e mėtejshme. Por gjatė kėsaj periudhe, kanė qenė tė shumta tentativat pėr ta zėvendėsuar atė. 8 Janar 2010

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Albania

Publikuar nga: Albania

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos