Teatri Aleksandėr Moisiu feston 57 vjetorin, me shfaqjen Ana Kristi

Tiranė, 7 janar NOA - Nė datėn 11 janar Teatri Aleksandėr Moisiu mbush 57 vjet nga dita e krijimit  tė tij. Pėr tė festuar kėtė ditė, trupa e teatrit  shfaq mė datė 10 janar ora 19.00  Ana Kristi  fituese e ēmimit Pulitzer e dramaturgut amerikan Eegene ONeill, me regji nga Driada Dervishi. Ana Kristi njė nga dramat mė tė mėdha tė kohės, me njė tingėllim tejet njerėzor,  impresivisht tė vėrtetė nė karakterin e saj dhe nė momentet mė kulminante, intensivisht dramatike. Tė gjithė ata qė e ndjekin teatrin dhe mezi presin qė tė shohin diēka tė re, duhet tė shėnojnė nė agjendėn e tyre emrin e shfaqjes Ana Kristi, si njė pjesė qė nuk duhet t`u shpėtojė pa e parė. E shkruar nga dramaturgu amerikan Eugene O`Neill fitues i katėr ēmimeve Pulitzer dhe i njė ēmimi Nobel, Ana Kristi ėshtė njė pjesė veēanėrisht tėrheqėse. Pėr kronikėt qė shohin teatėr ajo vjen si njė gllėnkė e fortė kafeje e zezė pėr dikė qė sapo ka pirė njė limonatė. Nėse Njė udhėtim i gjatė brenda natės ėshtė kryevepra e Eugene ONeillit, Ana Kristi vjen pas saj dhe ėshtė pjesa e tij mė popullore dhe mė e vėna nėpėr skenat teatrore botėrore, e cila vetėm me vėniet e fillimit nė vitin 1922 numėron 117 shfaqje. Ana Kristi ėshtė adaptuar tri herė pėr ekran. Ajo mė e suksesshmja ėshtė hera e dytė, prodhimi i Hollivudit, ku nė rolin e Ana Kristit luan Greta Garbo, nė filmin e saj tė parė me zė, film qė mbahet si nga mė tė mirėt  e Hollivudit (1931). Me rolin e Ana Kristit, Garbo merr dhe Oskarin e saj tė parė. Pėrpara se tė shfaqej nė Teatrin Vanderbilt tė Brodueit mė 2 nėntor 1921, Ana Kristi u rishikua dhe pati ndryshime tė shpeshta nga Eugene ONeill . Suksesi i Ana Kristi e ndihmoi ONeillin tė fuqizonte reputacionin e tij si njė nga dramaturgėt mė tė mirė amerikane. Ana Kristi ėshtė njė studim i jetės moderne, e cila dramatizon pėrzierjen e komedisė dhe tragjedisė, karakteristika tė pėrjetshme tė jetės. Dama fokusohet nė marrėdhėnien problematike ndėrmjet njė marinari dhe vajzės sė tij tė cilėn ai nuk e ka parė prej gati 20 vitesh dhe kjo marrėdhėnie ndėrlikohet edhe mė shumė nga lidhja e saj romantike me njė njeri tė detit dhe pėr tė kaluarėn e saj me probleme. ONeill prezanton njė pamje realiste dhe tė dhimbshme tė konfliktit familjar dhe tė njė  realiteti tė ashpėr tė jetės femėrore. Publiku dhe kritika e cilėsojnė pjesėn si njė konfirmim tė pushtetit tė dashurisė dhe tė faljes. Ana Kristi tragjedia e njė nostromi tė vjetėr, i cili ka frikė dhe ka mbledhur shumė urrejtje pėr detin. Nė det janė mbytur tė gjithė burrat e fisit tė tij dhe prej tij janė trishtuar  tė gjitha gratė e tyre. Pjesa pėrfundon me njė fund tė lumtur dhe pėr kėtė ka pasur kritika tė ndryshme. O`Neill duket sikur i sugjeron publikut qė ata ta shohin kėtė si njė fund tė lumtur, nėse janė aq miopė sa ta besojnė njė  gjė e tillė dhe aq mendjeshkurtėr sa ta dėshirojnė kėtė gjė.. Ai, mė nė fund ka kėnaqėsinė e aludimit nė fjalėt e mbylljes, ku ēdo gjė duket  mjaft e gėzuar pėr momentin edhe pse ndoshta nuk ka fund pėr fatkeqėsitė, apo vuajtjet e gjithkujt tė fshehur nė mjegullėn e detit.  Kemi njė fund tė lumtur, me autorin qė i mban gishtat tė kryqėzuar .   Me rastin e marrjes se ēmimit Pulitzer pėr Ana Kristin 1921, ai shkruan pėr Neė York Times:  Unė doja qė publiku tė largohej me njė ndjenjė tė thellė tė jetės qė vazhdon, me tė shkuarėn qė asnjėherė nuk ėshtė njė e shkuar, por gjithnjė lindja e sė ardhmes, tė njė problemi tė zgjidhur pėr momentin, por qė pėr nga natyra e zgjidhjes sė tij, pėrfshihet nė njė problem tė ri. Emėrtojeni si tė doni, njė komedi tė ėmbėlhidhur, dramedi, apo njė tragjedi tė pazhvilluar, e rėndėsishme ėshtė qė si elementet komike, apo tragjike tė mos e kalojnė masėn. Regjisore Driada Dervishi As/Regjisor: Xhelaj Tafaj Muzika: Metila Dervishi, Eduart Tereziu, Efektet  muzikore: Julian Shyti Skenografia: Beqo Nanaj          Interpretojnė nė role : Ana Kristi Klodjana Keco, Krisi Hysen Bashhysa, Met Burke Marvin Tafaj, Marta Ouen Sanie Hoti, Xhoni Xhelal Tafaj, Postierja Mimoza Marjanaku. m.s/NOA  

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

News of Albania

Publikuar nga: News of Albania

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos