Tafaj paralajmėron reformė nė kurrikulat e arsimit parauniversitar

Viti 2010 do tė shėnojė ēastin e ndryshimit jo vetėm tė arsimit universitar, por edhe tė arsimit parauniversitar, me anė tė reformės sė re qė po pėrgatitet nga Ministria e Arsimit dhe e Shkencės. Reforma e re do tė ketė bazė kurrikulat, kualifikimin e mėsuesve dhe ndryshimin e mėsimdhėnies, si pėrparėsi pėr modernizimin dhe zhvillimin e arsimit nėntėvjeēar dhe tė mesėm nė vend. Ēėshtja kryesore qė do tė tentojė tė zgjidhė kjo reformė, ka tė bėjė me decentralizimin nė arsimin parauniversitar. Ndonėse shteti do tė vijojė tė jetė baza e drejtimit tė shkollave nė vend, pushteti vendor dhe aktorė tė tjerė, si mėsuesit e prindėrit, do tė marrin nė duar disa frena tė sistemit parauniversitar. Reforma e cila ėshtė paralajmėruar nga ministri Tafaj, do tė tentojė qė tė japė mė shumė zė nė menaxhimin e shkollave, prindėrve, mėsuesve dhe pushtetit vendor, me anė tė bordeve drejtuese qė do tė kenė shkollat e qė do tė jenė baza vendimmarrėse pėr to, sipas burimeve nga ministria. Qėllimi kryesor i kėtij ndryshimi do tė jetė rritja e cilėsisė nė arsimin parauniversitar, ēka do tė mundėsonte njohjen e diplomave tė pjekurisė dhe tė maturės nė mbarė botėn, pa provime shtesė, nga ana e nxėnėsve. Njė tjetėr objektiv qė do tė ketė MASH gjatė vitit tė ardhshėm, ėshtė ulja e analfabetizmit. Pėrfshirja 100% e fėmijėve nė moshė tė hershme nė kopshte, reduktimi i plotė i braktisjes sė shkollės nė arsimin bazė, ndėrkohė qė edhe pėr tė rinjtė qė pėrfundojnė shkollėn 9-vjeēare duhet tė tregohet kujdes i veēantė pėr ti tėrhequr drejt shkollave tė mesme dhe mė tej, drejt universiteteve, - ėshtė deklaruar kohė mė parė si prioritet nga ministri Tafaj. E nė njė kohė me tė, edhe kthimi i arsimit tė mesėm nė arsim tė detyrueshėm pas vitit 2013, do tė jetė njė tjetėr sfidė. Nė tė njėjtin limit, mėsuesit e gjimnazeve nė vend do tė duhet tė kenė pėrfunduar masterin, si njė shenjė tjetėr cilėsie, sipas Ministrisė sė Arsimit dhe Shkencės. Last Updated on E Merkure, 06 Janar 2010 22:47

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Gazeta Sot

Publikuar nga: Gazeta Sot

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos