Permbytjet ne Shkoder, Berisha: Jemi ne prag katastrofe

SHKODER-Ora 20.30 Prefekti i Shkodrės, Cungu flet pėr situatėnPrefekti i Shkodrės, Maxhid Cungu ka bėrė tė ditur se procesi i evakuimit tė banorėve pas pėrmbytjeve nė Shkodėr po vazhdon. Deri nė kėto momente nga komuna Dajc janė evakuuar 71 familje qė i pėrkasin 7 fshatrave tė pėrmbytur. Ndėrsa nė komunėn Ana e Malit janė evakuuar 4 familje, pjesa mė e madhe e tė cilave ėshtė strehuar tek tė afėrmit. Nė deklaratat e tij Cungu iu ka pėrsėritur banorėve kėrkesėn pėr tu larguar nga zonat e pėrmbytura, pasi ushtria ka marrė tė gjitha masat pėr evakuimin e sigurt tė tyre. Sipas tij, ushtria ka marr tė gjitha masat pėr evakuimin e sigurt tė tyre. Sipas Prefektit tė Shkodrės ushtria ėshtė duke punuar pėr tė evakuuar edhe bagėtitė.Berisha: Jemi nė buzė tė katastrofėsKryeministri Berisha inspekton zonat e pėrmbytura nė Shkodėr, ndėrsa bėn thirrje pėr evakuim urgjent tė banorėve dhe tė gjėsė sė gjallė.“Jemi nė buzė tė katastrofės” theksoi Berisha teksa tha se situata mbetet e paparashikueshme.“Lumi Gjadėr ka fryrje tė jashtėzakonshme. Kemi fryrje tė Bunės, Drinit, Kir ndėrsa rreshjet do tė vazhdojnė sė paku edhe 10 ditė” tha kryeministri.Kreu i qeverisė urdhėroi shtimin e masave, ndėrsa propozoi qė nė banesa tė qėndrojnė vetėm kryefamiljarėt.Berisha nėnvizoi se prioritare mbetet shpėtimi i jetėve njerėzore duke premtuar dėmshpėrblim pėr fermerėt e dėmtuar nga pėrmbytjet.Topalli thirrje banorėve tė largohen nga zonat e pėrmbyturaSituata nė Shkodėr vazhdon tė mbetet problematike pasi vėrehet njė fryrje e ujit. Fshati Obot ėshtė tėrėsisht i bllokuar ndėrsa rruga pėr nė komunen e Dajcit ėshtė pothuajse drejt pėrmbytjes. Shirat vazhdojnė tė jenė tė rrėmbyeshėm dhe pa pushim.Kryeparlamentarja Jozefina Topalli ka vizituar mesditėn e sotme zonat problematike ndėrsa e ka cilėsuar si tepėr kritike gjendjen e krijuar. Topalli u ka bėrė thirrje tė gjithė banorėve tė zonave tė pėrmbytura tė lenė menjėherė shtėpitė e tyre dhe tu drejtohen akomodimeve tė pėrgatitura pėr ta.Pėrkeqėsohet situata nė zonat e pėrmbyturaRreshjet e shiut pėrkeqėsojnė situatėn nė zonat e pėrmbytura nė Shkodėr. Situata e shkaktuar ka mobilizuar forcat ushtarake tė cilat kanė vijuar evakuimin e banorėve nė komunėn e Dajcit njė nga mė tė prekurat nga pėrmbytjet e shkaktuara nga hapja e portave tė hidrocentraleve tė kaskadės sė Drinit.Situata duket se ėshtė pėrkeqėsuar pas rreshjeve tė shiut tė nisura prej mbrėmjes sė djeshme. Sipas informacioneve nga Shtabi i Emrgjencave niveli i ujit ėshtė rritur , ndėrsa ka tendenca tė rritet edhe mė shumė, pasi shkarkimi i ujėrave nga hidrocentrali i Vaut tė Dejės ėshtė mė i lartė se mbrėmja e kaluar.Situata paraqitet problematike nė Dajc dhe fshatin Obot .Nga tė dhėnat mėsohet se nė komunėn e Dajcit bėhet fjalė pėr 416 familje qė duhet tė evakuohen, 55 prej tyre janė akomoduar tek tė afėrmit e tyre ndėrsa sipėrfaqja e pėrmbytur arrin nė 1000 hektarė.Ndėrkaq Ministria e Mbrojtjes ka filluar ndėrtimin e argjinaturave ndėrsa janė shpėrndarė dhe ndihma nė ushqime pėr tu ardhur nė ndihmė banorėve. 4 JanarPėrmbytjet, forcat e armatosura ndihmė nė terrenNdėrkohė nė njė njoftim tė mbrėmjes sė sotme ministria e Mbrojtjes deklaron se forcat ushtarake janė tė angazhuara pėr pėrballimin e situatės sė emergjencės nė qarkun e Lezhės dhe Shkodrės. Gjatė ditės sė sotme forcat e angazhuara nė terren kanė punuar pėr ndėrtimin dhe pėrforcimin e argjinaturės nė Ishull Lezhė me gjatėsi 1000 metra. Aktualisht ka pėrfunduar argjinatura nė njė gjatėsi prej 500 metrash, ndėrsa po punohet pėr pėrfundimin e plotė tė saj. Nė njoftim thuhet gjithashtu se po vazhdon puna edhe pėr riparimin e argjinaturės sė Dajēit. Nė kėtė argjinaturė me gjatėsi 14 kilometra, janė vendosur 3000 thasė me rėrė dhe janė kryer punime tė tjera tė domosdoshme pėr strukturėn e argjinaturės.Forcat ushtarake nisėn sot nė mėngjes dhe kanė pėrfunduar rreth mesditės ndėrtimin e urės tip “Bejli” me gjatėsi 9 metėr nė Moriqan tė komunės Obot. Nė fshatin Obot janė shpėrndarė me anė tė gomoneve dhe motobarkave ushtarake rreth 200 pako me ndihma ushqimore, afėrsisht tre ton me materiale tė nevojshme pėr familjet qė kanė shtėpitė e pėrmbytura.Gjithashtu, forcat ushtarake po punojnė pėr riparimin e infrastrukturės rrugore nė zonat e prekura nga pėrmbytjet dhe po merren edhe me evakuimin e banorėve tė zonave tė pėrmbytura. Forcat e Armatosura kanė vėnė nė dispozicion pėr banorėt qė evakuohen, Shtėpinė e Pushimit nė Durrės me njė kapacitet prej 420 personash. Gjithashtu, ėshtė pėrfunduar dhe vėnė nė gatishmėri tė plotė, njė kamping me tė gjitha pajisjet, i cili mund tė strehoj mbi 130 persona.Aktualisht janė tė angazhuar nė terren rreth 164 forca, 48 mjete si; 12 kamionė, 6 gomone, 1 ambulancė, 14 vetėshkarkues, 1 karoofiēinė, 4 fadroma, 2 eskavatorė dhe mjete tė tjera. Zonat ku operojnė forcat ushtarake nė Qarkun Lezhė: Tale dhe Shėngjin; nė Qarkun Shkodėr: Obot, Oblik, Dajē, Muriqan, Dėrgjat, Shirq dhe Vau i Dejės. Bilanci i dėmeveMinistria e Brendshme bėri tė ditur sot bilancinė e dėmeve si dhe pasqyroi zyrtarisht situatėn nė qarkun e Shkodrės pas pėrmbytjeve tė shkaktuara nga hapja e portave tė shkarkimit nė hidrocentralet e Vaut tė Dejės dhe Komanit.Bazuar nė informacionet e ardhura nga Institucioni i Prefektit tė Qarkut Shkodėr, Ministria e Brendshme nėpėrmjet zėdhėnėsit Afler Olli konfirmoi se nė Bashkinė Shkodėr: “Nga vlerėsimi paraprak ėshtė pėrmbytur rreth 600 ha tokė nė rajonin nr.1. Nė lagjen Ajasem, Bahēallėk dhe Tophane, janė evakuar nga zona e pėrmbytjes 37 familje, nga tė cilat 11 familje janė strehuar nė ambjentet e Turizmit nė Shkodėr”. Po pėr kėtė zonė, zėdhėnėsi i kėsaj ministrie, Alfred Olli bėri tė ditur se dje pasdite 130 persona tė komunitetit rom janė akomoduar ne repartin ushtarak Melgushė, ku u ėshtė dhėnė asistencė me ndihma nė ushqime dhe ndihmė mjekėsore. Sot pėr kėto familje janė duke u dėrguar nga Rezerva e Shtetit edhe 100 pako familjare me ushqime.Por situata me emergjente paraqitet nė Obot e Dajc. Kėshtu sipas tė njėjtit burim, komuna Ana e Malit, sipas vlerėsimit paraprak ėshtė pėrmbytur rreth 850 ha tokė. “Janė me prezencė uji 130 shtėpi nė fshatin Obot, nga tė cilat 5 familje janė evakuar. Sot janė dėrguar rreth 100 pako familjare me ushqime dhe nga komuna po merren tė gjitha masat pėr ti shpėrndarė nė ēdo shtėpi”.Komuna Dajē, nė kėtė komunė janė pėrmbytur rreth 1000 ha tokė bujqėsore. “Nė prezencė uji ndodhen 70 banesa dhe janė evakuar 53 familje. Nė fshatin Semrisht ka demtime tė argjinaturės. Nė kėtė komunė janė tė dislokuara dy zjarrfikse pėr mbrojtjen nga pėrmbytja tė dy kabinave elektrike”, tha Olli.Aktualisht nė terren nė Qarkun e Shkodrės, janė dislokuar forcat operacionale, bėhet fjalė pėr 15 mjete tė Policisė sė Shtetit pėr tė ndihmuar evakuimin e banorėve, forca tė FNSH Shkodėr e Tiranė, si dhe reparti Delta Force me dy gomone.Nė qarkun e Shkodrės po veprojnė nė terren nga Ministria e Mbrojtjes 112 trupa, 13 mjete transporti vetshkarkuese dhe 6 motobarka gomone.Sot janė nisur pėr nė Komunėn e Ana e Malit 12 forca montimi me dy mjete transporti tė ngarkuara me dy ura tip bejli qė do tė montohen nė kėtė komunė.Mijėra ha tokė nėn ujė, situata kritikePak pas mesditės bilanci nė zonat e Shkodrės ku kanė vėrshuar ujrat e liqeneve tė hidrocentraleve Koman dhe Vau i Dejės nuk paraqitet e pėrmirėsuar.Burime nga Prefektura e Shkodrės bėjnė tė ditur se mijėra ha tokė dhe dhjetra shtėpi janė nėn ujė.Kėshtu nėn ujė ndodhen 600 ha tokė nė Bashkinė Shkodėr, 850 ha tokė nė zonėn Ana e Malit, 1000 ha nė komunėn Dajc. Shtėpi nėn ujė ndodhen aktualisht 70 banesa nė komunėn e Dajcit dhe 130 nė fshatin Obot.Banorėt qė nuk janė evakuuar po qėndrojnė aktualisht nė katet e dyta tė banesave.E bllokuar me ujė vazhdon tė mbetet dhe rruga e fshatti Obot qė njėkohėsisht tė lidh dhe me Dajcin. Transporti I ushqimeve dhe veshmbathjeve po bėhet nga ana e ushtrisė me lundra.Ndėrkohė 130 familjet e komunitetit rom tė lagjes qė u evakuuan nga lagja Bahcallėk e Shkodrės nuk kanė pranuar tė qėndrojnė ne ish-repartin e ushtrisė nė Bushat por janė rikthyer nė banesat e tyre, oborret e tė cilave janė ende nėn ujė.Prefekti i Shkodrės Maxhit Cungu deklaroi sot se ka rėnie tė nivelit tė ujit pasi nuk ka patur reshje shiu.Por ditėt nė vazhdim premtojnė njė mot me shi dhe aspak tė qėndrueshėm.Banorėt e Obotit e Dajcit nė rrezik. Uji zbret nė ShkodėrUjrat e liqeneve tė hidrocentraleve tė Komanit dhe tė Vaut tė Dejės kanė trokitur shumė pranė Shkodrės kėtė mėngjes. Gjatė mbrėmjes nė lagjen Bahcallėk tė qytetit janė evakuuar 130 persona tė komunitetit rom dhe janė transportuar direkt nė ish-repartin ushtarak nė Melgushe. Tė evakuuarit janė pajisur me veshmbathje dhe ushqime dhe janė strehuar pėrkohėssiht nė ambientet e ish-repartit. Nė ndihmė u kanė ardhru dhe njeėUrdher murgeshash qe ndodhet nė lagjen “Dobrac”.Situatė emergjentė nė DajcNdėrkohė nė fshatin Dajc situate nuk paraqitet aspak e qetė. 460 familje qė nuk pranuan evakuimin dje, sot ndodhen nė rrezik nga niveli i ujit nė rritje. Vetėm 55 familje kanė pranuar tė braktisin banesat dhe tė largohen nga fshati. Pako me ushqime janė dėrguar direct nė banesat e tzre me anė tė ushtrisė. Katet e para tė banesave janė pushtuar nga uji.Oboti izoluar nga ujiNdėrsa fshati Obot ėshtė izoluar tėrėsisht nga uji, banorėt e mbetur kanė refuzuar largimin nga banesat, pasi kanė frikė nga vjedhjet.Por Shtabi i Emergjencės ka vendosur largimin me forcė tė banorėve dhe mendohet qė evakuimi tė bėhet me lundra. Nuk dihet ende rruga qė do tė ndiqet se fillimisht duhet tė kalohet nga Dajci, i cili aktualisht ndodhet nėn ujė.Pėrmbytjet nė Shkodėr, evakuimi i banorėve i veshtirėora 08:00-Vėshtirėsi tė mėdha pėr evakuimin e banorėve nė fshatrat Obot e Dajc tė Shkodrės pas hapjes sė portave tė shkarkimit tė hidrocentraleve tė Vaut tė Dejės e Komanit.Mėsohet se pėr shkak tė errėsirės sė madhe dhe nivelit tė ujrave qė ishin nė rritje nuk ka patur evakuime tė banorėve gjatė natės, por ky proces do tė nisė sot paradite. Pas kundėrshtimit qė i bėnė njė ditė mė parė banorėt e Obotot e Dajcit urdhrit tė qeverisė pėr tė braktisur shtėpitė pas hapjes sė porave tė shkarkimit, evakuimi nuk u realizua 100%. Nga 150 familje vetėm 70 u bindėn tė linin banesat, por me njė kusht, njė kryefamiljar tė qėndronte ditė e natė nė ruajtje tė pronės.Sot do tė evakuohen edhe familjet e mbetura, mes tė cilėve edhe gra, fėmijė e pleq.Hapja e protave tė shkarkimit qė nisi dy ditė mė parė ka sjellė dhe pasojat e para tek banorėt. Shumica e tyre kanė mbetur pa rezerva ushqimore. Sot ka nisur dėrgimi i rezervave me lundra nga ushtria.Ndėrkohė 70 familjet e larguara nga fshatrat nuk kanė pranuar tė strehohen nė vendqėndrimet e caktuara nga qeveria, sic janė konviktet e Universitetit tė Shkodrės dhe Hotel Turizmi i qytetit. Familjet e evakuuara kanė zgjedhur tė afėrmit tė strehohen pėrb kėto ditė emergjence.Sot herėt nė mėngjes ėshtė mbledhur Shtabi i Emergjencave tė Prefekturės sė Shkodrės pėr vendime tė reja.Hapja e protave tė shkarkimit tė hidrocentraleve tė Komanit e Vaud tė Dejės erdhi pas rritjes sė nivelit tė ujrave nė liqenet furnizuese. Niveli i tyre kapi kuotat maksimale dhe institucionet pėrkatėse vendosėn hapjen e protave tė shkarkimit.Forcat e Armatosura kanė ndėrtuar njė argjinaturė 70 metėr tė gjatė dhe njė metėr tė lartė nė vijėn e fshatrave Baragjat, Rrushkull dhe Belaj, nė mėnyrė qė kėto fshatra tė mbrohen nga pėrmbytjet. Nė gatishmėri pėr mbėshtetje tė menjėhershme janė vendosur 146 forca dhe 138 mjete tė tjera, tė cilėt shėrbejnė kryesisht pėr evakuimin e banorėve me mjete dhe motobarka si dhe pėr transportimin e mallrave. Data 3 JanarEvakuime nė Obot, banorėt e Dajcit refuzojnėParaditen e sotme forca tė ushtrisė kanė nisur evakuimin e banorėve nė zonat e pėrmbytura nga hapja e portave tė hidrocentraleve nė Shkodėr. Deri tani nė fshatin Obot janė evakuuar rreth 80 familje por me shumė vėshtirėsi, pasi mjetet e ushtrisė nuk kanė mundur tė kalojnė nga uji. Pėr pasojė evakuimi do tė bėhet me barka, ndėrsa mėsohet se do tė vazhdojė edhe gjatė natės sė sotme. Nga fshati Obot do tė evakuohen rreth 100 familje tė tjera, shtėpitė e tė cilave ndodhen nėn ujė dhe paraqesin rrezikshmėri pėr to.Ndėrsa situata nė komunėn Dajc ėshtė krejt tjetėr. Familjet kanė bėrė rezistenc dhe nuk kanė pranuar tė largohen nga banesat e tyre, edhe pse nėn ujė. Deri nė kėto momente nga komuna Dajc janė evakuuar vetėm 3 familje. Banorėt e kėtyre komunave edhe gjatė orėve tė paradites kanė bėrė rezistencė pėr tė mos u larguar nga shtėpitė e tyre. Ata refuzonin tė strehoeshin nėpėr konvikte. Ndėrsa banorėt e Obotit kanė pranuar tė largohen, nė Dajc situata mbetet ende problematike. Kjo pasi edhe Drejtori i Pėrgjithshėm i KESH deklaroi se shkarkimet e hidrocentraleve do tė rriten nė ditėt qė vijnė dhe kjo rrit rrezikshmėrinė pėr pėrmbytje edhe mė tė mėdha.Fillojnė evakuimet nė Obot e DajcPas refuzimit te deklaruar, vetėm pasditen e sotme, banorėt e zonave tė Obot e Dajc tė Shkodrės janė bindur tė largohen nga banesat qė rrezikojnė pėrmbytjen pas shkarkimit tė ujravė qė po u bėhet hidrocentraleve tė Vaut tė Dejės, Komanit e Fierzės. Nė banesat, oborret e tė cilave janė mbuluar aktualisht nga uji do tė qėndrojnė vetėm kryefamiljarėt, tė cilėt do tė ruajnė godinat. Gratė, pleqtė dhe fėmijėt janė larguar disa nga ushtria tė cilat kanė punuar gjatė tė gjithė orėve tė mbrėmjes sė djeshme dhe sot paradite pėr evakuimin e tyre dhe disa familje tė tjera kanė zgjedhur mjete rrethanore sic janė gomonet e vogla. Aktualisht janė evakuuar 60 familje nė lagjen Ajasėm tė Shkodrės. Kryefamiljaret do te lagohen nga banesa vetem nese shtepia permbytet totalisht nga uji.Refuzohen konviktetMomentalisht banorėt e zonave qe rrezikohen nga ujrat qe po shkarkohen nga hidrocentralet e tejmbushur janė larguar nga banesat e tyre, por nuk kanė pranuar tė sistemohen nė hotele e konvikte, duke e zgjidhur problemin me sistemimin tek tė afėrmit e tyre aty pranė, nė ato zona ku nuk ka probleme me pėrmbytjet.Aktualisht, forcat e ushtrisė janė nė vendngjarje dhe po negociojnė me banorėt tė tjerė qė refuzojnė pėr evakuimin e tyre pėr t’i transportuar nė konviktin e Universitetit "Luigj Gurakuqi", aty ku ėshtė planifikuar sistemimi i tyre.Specialistėt e hidroenergjitikės i kanė deklaruar se shumė shpejt priten shkarkime nė shifra mė tė mėdha qė mund tė krijojnė probleme serioze.Ndėrkohė, burime nga prefektura bėjnė tė ditur se nė gatishmėri tė plotė janė edhe strukturat e Spitalit Rajonal tė Shkodrės, si dhe ato tė Shėndetit Parėsor duke pėrgatitur ekipe tė posaēshme pėr ndėrhyrje nė rastet qė mund tė paraqiten.Sot paradite nė Shkodėr ka mbėrritur edhe kryeparlamentarja e njėkohėsisht deputetja e zonės sė Shkodrės, Jozefina Topalli. Topalli ka nisur inpektimet nė komunėn Dajc, nė Shirgj, Bėrdicė dhe Traush.Masat per banoret qe refuzojne evakuiminNe mbledhjen e shtabit tė emergjencės sė Qarkut Shkodėr paraditen e sotme u vendos evakuimi me forcė i banorėve qė nuk pranojnė tė largohen nga banesat qė rrezikojnė tė pėrmbyten pas hapjes sė portave tė shkarkimit tė hidrocentraleve tė Fierzės, Komanit dhe Vaut tė Dejės.Mėsohet se 130 familje me rreth 400 banorė nė Dajc e Obot tė Shkodrės kanė refuzuar largimin nga pronat e tyre, pavarėsisht urdhrit tė dhėnė njė ditė mė parė nga Kryeministri Berisha pas situatės sė krijuar nė hidrocentralet e vendit.Gjatė mbledhjes sė sotme, shtabi i emergjencės se qarkut te Shkodres vendosi evakuimin me forcė tė banorėve pavarėsisht rezistencės qė mund tė bėhet.Raportohet se 5 familje nė Bahcallkė tė Shkodrės i janė bindur urdhrit dhe janė strehuar nė ambientet e Hotel Turizmit, Shkodėr. Mesohet se ne Obot e Dajc uji ka mberritur ne oborret e banesave.Pritet qė reshjet do tė vijojnė nė ditėt nė vazhdim, gjė qė do tė vėshtirėsojė situatėn nė kėto zona.SituataForca tė shumta tė ushtrisė janė vendosur nė fshatin Obot tė Komunės Ana e Malit nė zonėn e nėnShkodrės ku dhe ėshtė urdhėruar evakuimi sa mė parė i banorėve tė kėsaj zone. Gjatė gjithė natės forcat e ushtrisė janė munduar tė bindin banorėt pėr t’i evakuar me mjetet e tyre, por kanė hasur nė rezistencė. Banorėt nuk pranojnė tė largohen nga banesat.Vetėm 5 familje kanė pranuar tė evakuohen e tė vendosen nė hotel Turizem, godine e caktuar nga qeveria pėr strehim. Ata jane banore te lagjes Bahcallek, ne hyrje te Shkodres. Nė kėtė zonė 100 banesa rezultojnė tė pėrmbytura.Gjate nates u hapen portat e shkarkimit ne hidrocentralet e Fierzes, Komanit dhe Vaut te Dejes. Vetė kryeministri Sali Berisha vizitoi dje zonėn dhe bėri apel pėr evakuimin me cdo kusht tė banorėve.Njė grup deputetėsh tė Partisė Socialiste janė nisur drejt Shkodrės pėr tė parė nga afėr dėmet e shkaktuara nė zonat e pėrmbytura.Duke shpallur gjendjen e jashtėzakonshme kreu i qeverisė deklaroi dje ne fshatin Obot se : “Ne do detyrohemi tė hapim tunelet per shkarkimet e mėdha tė hidrocentraleve” Ai informuar se banorėt do tė sistemohen ne kushtet mė tė mira tė mundshme.Zoti Berisha i kėrkoi prefektit tė qarkut tė marrė nė dispozicion tė gjitha asetet pėr tė pėrballuar gjendjen e jashtėzakonshmeLezheEdhe nė Lezhe situata mbetet e vėshtirė. Dhjetėra banesa u pėrmbytėn dje nė Ishull Shėngjin, Tale dhe Fushė-Kuqe tė Lezhės. Shkak pėr vėrshimin e ujėrave tė detit nė zonėn e Lezhės, u bė batica detare, ndėrsa jane dėmtuar edhe pritat e ngritura pėrgjatė bregdetit pėr tė parandaluar situata tė ngjashme.Prej tre ditėsh Shėngjini ėshtė pa energji elektrike ndėrkaq informohet se ka rėnė niveli i ujit

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

BalkanWeb

Publikuar nga: BalkanWeb

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos