Rifreskohet lista e tė shpallurve nė kėrkim

Ardhja e emigrantėve pėr festėn e Pashkėve ka mobilizuar edhe Drejtorinė e Policisė sė Qarkut Fier. Pėrveē masave qė ka ndėrmarrė pėr normalizimin e trafikut tė rėnduar nė qytet edhe nė akset kombėtare, policia e Fierit po rishikon edhe listėn e personave tė shpallur nė kėrkim, tė cilėt sipas saj mund tė kthehen nė shtėpitė e tyre, duke pėrfituar nga fluksi i festės. Lista e mbi 520 personave tė shpallur nė kėrkim ėshtė rifreskuar qysh javėn e kaluar dhe emrat e secilit tė kėrkuar u janė dhėnė sė bashku me fotot inspektorėve tė rendit dhe atyre tė krimeve pėr zonat qė kanė nėn administrim. Kjo procedurė ka nisur tė aplikohet qė nga e marta dhe qė do tė vijojė pėr 12 ditė me radhė. Sipas drejtuesve tė policisė sė Fierit janė dashur mė shumė se 3 muaj punė intensive qė tė mund tė siguroheshin fotot e tė kėrkuarve. "Mjaft dosje tė tė shpallurve nė kėrkim kanė qenė tė mbuluara nga pluhuri edhe pėr faktin se inspektorėt e zonave ku tė kėrkuarit kanė qendrat e banimit nuk kanė pasur foto apo ndonjė tė dhėnė specifike dalluese tė tė shpallurve nė kėrkim", thotė njė nėpunės i zyrės sė informacionit nė Drejtorinė e Policisė sė Fierit. Forca tė shumta policore janė vendosur nė qendrat e banuara, ndėrkohė qė janė ngritur shumė postblloqe qė kanė nė pėrbėrje edhe agjentė kriminalė. Postblloku i parė, i vendosur nė kufirin mes rretheve Tepelenė dhe Mallakastėr, kontrollon ēdo makinė me targa greke, pėr tė verifikuar "pastėrtinė" e ēdo personi qė kthehet pėr festė nė shtėpi. Ndėrkohė, postblloqe tė tjerė qėndrojnė nė shėrbim pa ndėrprerje prej dy ditėsh nė hyrjet e daljet e tri qyteteve qė pėrshkohen nga rruga nacionale: Ballshi, Fieri dhe Lushnja.



 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Gazeta Shqip

Publikuar nga: Gazeta Shqip

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos