Biznesi i vogėl, si do tė paguajė TVSH-nė

Drejtoria e Pėrgjithshme e Tatimeve u ka dėrguar tė gjitha degėve nėpėr rrethe procedurėn e plotė rreth mėnyrės sė kalimit tė biznesit tė vogėl me TVSH. Nė udhėzimin e lėshuar nė datėn 24 dhjetor 2009, janė tė pėrcaktuar qartė edhe hapat qė duhet tė ndjekė biznesi qė e kapėrcen xhiron vjetore me 5 milionė lekė. Sipas qarkores, brenda datės 15 janar bizneset qė kalojnė pragun 5 dhe 8 milionė lekė tė xhiros vjetore duhet tė regjistrohen pranė tatimeve pėr deklarimin e TVSH-sė. Pas datės 1 janar nis periudha e verifikimit dhe nėse kalohet pragu subjektet me TVSH-sė do tė hyjnė nė njė regjim tjetėr taksimi. Drejtoria e Pėrgjithshme sqaron nė udhėzim se bizneset me xhiro vjetore deri nė 8 milionė lekė do tė vijojnė subjekte tė taksės vendore, kurse mbi 5 milionė lekė do tė duhet tė regjistrohen pėr faturat e TVSH-sė. Kategoritė dhe taksat Ēdo person fizik apo juridik qė zhvillon veprimtari ekonomike, qarkullimi i tė cilit pėr vitin 2009 tejkalon ose parashikohet tė tejkalojė 8 milionė lekė pėr kėtė vit kalendarik, janė tė detyruar tė kėrkojnė tė regjistrohen pėr TVSH-nė qė nga 1 janari i vitit 2010, brenda 15 ditėve. Drejtoria Rajonale Tatimore pėr kėtė kategori tatimpaguesish do tė ndryshojė pėrgjegjėsinė tatimore, pra do tė aktivizojė kėta tatimpagues pėr llojet e tatimeve: TVSH, tatim-fitimi, sigurime shoqėrore e shėndetėsore dhe TAP (sipas rastit). Pėr kontributet e sigurimeve shoqėrore dhe shėndetėsore dhe TAP, detyrimi pėr deklarim pėr kėta tatimpagues do tė ndryshojė nga ēdo 3 muaj nė ēdo muaj. Sa u takon bizneseve qė tejkalon ose parashikohet tė tejkalojė 5 milionė lekė pėr kėtė vit kalendarik, janė tė detyruar tė kėrkojnė tė regjistrohen pėr TVSH-nė qė nga 1 janari i vitit 2010, brenda 15 ditėve. Drejtoria Rajonale Tatimore pėr kėtė kategori tatimpaguesish do tė ndryshojė pėrgjegjėsinė tatimore, pra do tė aktivizojė kėta tatimpagues pėr llojin e tatimit TVSH. "Kjo kategori tatimpaguesish do tė vazhdojė tė jetė subjekt i tatimit mbi tė ardhurat personale pėr biznesin e vogėl, taksės vendore pranė bashkive apo komunave dhe pėr kontributet e sigurimeve shoqėrore e shėndetėsore dhe TAP-in, detyrimin pėr deklarim do tė vazhdojė tė jetė ēdo 3 muaj", nėnvizon qarkorja. Kėto biznese duhet tė bėjnė kujdes pėr ēėshtjen e faturės me TVSH. Sipas qarkores sė lėshuar nga drejtori i pėrgjithshėm Artur Papajani, "tė dyja kategoritė (8 dhe 5 milionė lekė), do tė pajisen me faturė tatimore me TVSH pranė drejtorive rajonale tatimore nė momentin e regjistrimit si tatimpagues tė TVSH-sė (momenti i ndryshimit tė pėrgjegjėsisė tatimore) dhe duhet tė lėshojnė faturė me TVSH apo tė llogarisin TVSH-nė mbi furnizimet e tyre qė nga momenti i regjistrimit. Deklarimi i parė pėr TVSH-nė pėr tatimpaguesit e regjistruar nė janar 2010 do tė jetė mė 1-14 shkurt 2010. Regjistrimi me TVSH Sipas ligjit "Pėr TVSH-nė", subjektet qė kalojnė kufirin e xhiros janė tė detyruar tė kėrkojnė tė regjistrohen nga data 1-15 janar 2010. Drejtoria e Tatimeve do t‘i marrė tė gjitha masat pėr pėrmbushjen e detyrimit pėr regjistrim tė kėsaj kategorie tatimpaguesish duke filluar qė nga data 01 janar 2010. "Edhe pse ndryshon status, biznesi qė kalon me TVSH do tė vazhdojė tė mbajė tė njėjtin numėr identifikimi tė personit tė tatueshėm (NIPT)", udhėzon Drejtoria e Pėrgjithshme. Pas ndryshimit tė statusit nga vetė subjekti apo nga Drejtoria e Tatimeve, administrata e njofton biznesin pėr situatėn e re ku ndodhet, duke e vėnė nė dijeni edhe pėr taksat e reja qė duhet tė paguajė. Pas kėsaj, bizneset qė kalojnė me TVSH, qoftė me 8 apo me 5 milionė lekė xhiro, kanė detyrimin ligjor pėr mbajtjen e librave tė blerjes dhe shitjes pėr TVSH-nė e plotėsimin e tyre. Tjetėr detyrim ėshtė plotėsimi i deklaratės mujore pėr TVSH-nė, duke specifikuar periudhėn e parė tatimore me qėllim shmangien e penalizimeve, si edhe deklarimin e saj brenda datės 14 tė muajit pasardhės. Pra, pėr periudhėn tatimore janar 2010, kėto biznese do tė deklarojnė pėr TVSH-nė nga 1-14 shkurt 2010. Mėnyra e deklarimit, afati pėr periudhėn tatimore pėr deklarimin e sigurimeve shoqėrore nga ēdo tre muaj bėhet nė ēdo muaj, si edhe formularėt qė duhet tė plotėsojė, modelin e formularit pėr deklarimin e punonjėsve, si edhe afatin brenda tė cilit duhet tė deklarojė, me qėllim shmangien e penalizimeve, janė disa nga kushtet e reja fiskale. Biznesi duhet tė ketė parasysh edhe pagesėn e kėsteve mujore paraprake pėr tatimin mbi fitimin dhe afatin e pagesės. Pėrcaktimi i kėsteve paraprake tė tatim-fitimit do tė kryhet sipas ligjit "Pėr tatimin mbi tė ardhurat" (vlen pėr subjektet mbi 8 milionė lekė). Detyrimet Pavarėsisht ndryshimit, biznesi i vogėl qė kalon me TVSH duhet tė paguajė detyrimet tatimore pėr llojin e tatimit qė ka qenė i regjistruar, si deklarimin e sigurimeve shoqėrore pėr 3-mujorin e fundit tė vitit 2009 deri mė 20 janar 2010 dhe deklaratėn vjetore tė tė ardhurave personale si biznes i vogėl. Po ashtu, ēdo person fizik apo juridik qė do tė regjistrohet pėr TVSH-nė dhe pėr tatimin mbi fitimin (biznesi i madh), sipas kategorisė A (qarkullimi 8 milionė lekė), prej datės sė ndryshimit tė pėrgjegjėsisė ėshtė i detyruar tė dorėzojė inventarin e mallit gjendje nė datėn 31.12.2009, inventarin e aktiveve afatgjata materiale e jomateriale nėse ka etj. Kėto deklarata do tė depozitohen nė dosjen e tatimpaguesit dhe do tė jenė tė vlefshme pėr pėrllogaritjen e saktė tė detyrimeve tė tatimpaguesit pėr periudhat qė do tė vijojnė pėr TVSH-nė dhe tatimin mbi fitimin.

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Gazeta Shqip

Publikuar nga: Gazeta Shqip

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos