Shpallen nxėnėsit, mėsuesit dhe shkollat mė tė mira tė vendit

Ministria e Arsimit shpalli dje nxėnėsit, mėsuesit, shkollat dhe kopshtet mė tė mira tė vendit, duke u dhėnė certifikata nderi. Nė kėtė ceremoni, Kryeministri z. Sali Berisha, ministri i Arsimit dhe Shkencės z. Myqerem Tafaj dhanė certifikata dhe ēmime pėr nxėnėsit, mėsuesit dhe shkollat mė tė mira tė Shqipėrisė pėr vitin 2009. Duke pėrshėndetur kėtė eveniment, Kryeministri Berisha shprehu falėnderimin dhe mirėnjohjen mė tė thellė ndaj tė gjithė nxėnėsve, mėsuesve, edukatorėve tė brezit tė ri, pėr punėn dhe pėrkushtimin e dėshmuar gjatė vitit 2009 e nė vazhdim, nė garėn e dijes. Ndėrsa ministri i Arsimit dhe Shkencės, z. Myqerem Tafaj, nė pėrshėndetjen e tij pėr tė pranishmit, theksoi se kjo nismė e Ministrisė sė Arsimit do tė kthehet tashmė nė njė traditė tė pėrvitshme, nė ēdo fundvit, si njė vlerėsim real, por edhe si motivim dhe nxitje pėr rezultate dhe cilėsi akoma mė tė lartė nė sistemin tonė arsimor. U nderuan me Medalje tė Artė 4 nxėnės tė shkollave tė mesme, qė kanė mbaruar kėto studime me rezultate tė shkėlqyera, ndėrsa me Certifikatėn e Mirėnjohjes 5 nxėnės tė shkollave 9-vjeēare, tė vlerėsuar me ēmime tė para nė konkurse e olimpiada ndėrkombėtare. Ministria e Arsimit dhe Shkencės vlerėsoi tė gjithė nxėnėsit me njė dhuratė tė veēantė. Nė kuadėr tė nismės “Shqipėria nė moshėn e Internetit”, MASH dhuroi pėr kėta nxėnės nga njė laptop, pėr t’u dhėnė mundėsi tė vazhdojnė nė rrugėn e tyre tė arsimimit edhe nėpėrmjet internetit. Ministria e Arsimit dhe Shkencės vlerėsoi si “Mė tė mirėt e vitit 2009” 18 mėsues dhe edukatorė nga tė gjitha shkollat e vendit, tė cilėt janė pėrzgjedhur nga Drejtoritė Arsimore Rajonale nė rang qarku pėr tė gjithė Shqipėrinė, pėr meritat e tyre tė veēanta nė arritjen e rezultateve tė larta dhe cilėsisė nė mėsimdhėnie. Mė pas, ēmimin “Shkolla mė e mirė e vitit 2009” e morėn 5 shkolla tė mesme tė pėrgjithshme, bazuar nė rezultatet e Maturės Shtetėrore, nė notėn mesatare. Njė ēmim tė veēantė mori shkolla e mesme profesionale “Beqir Ēela” e Durrėsit pėr integrimin mė tė mirė nė arsimin profesional. Po kėshtu, u vlerėsuan me Certifikatėn e Mirėnjohjes “Shkolla mė e mirė e vitit 2009” edhe 16 shkolla 9-vjeēare tė pėrzgjedhura nga Drejtoritė Arsimore Rajonale pėr rezultatet e arritura nė Provimet e Lirimit. Mė tė mirėt Shkollat e mesme tė pėrgjithshme mė tė mira tė vitit 2009 janė: 1. “Sami Frashėri” Tiranė 2. “Qemal Stafa” Tiranė 3. “Ali Demi” Vlorė 4. “Janaq Kilica” Fier 5. “18 tetori” Lushnjė Shkolla mė e mirė profesionale 1. “Beqir Ēela” Durrės Shkollat 9-vjeēare 1. “Andon Xoxa” Fier 2. “Ismail Qemali” Shkodėr 3. “Kushtrimi I lirisė” Durrės 4. “Selim Alliu” Peshkopi 5. “22 tetori” Berat 6. “Ali Agjahu” Elbasan 7. “Avni Rustemi” Kukės 8. “Mėsonjėtorja” Korēė 9. “Gjergj Kastrioti” Lezhė 10. “Koto Hoxhi” Gjirokastėr 11. “Lef Sallata” Vlorė 12. Kamėz Qarku i Tiranės 13. “Dora d’Istria” Tiranė 14. “Misto Mame” Tiranė 15. “Jeronim de Rada” Tiranė 16. Babrru Qendėr Qarku i Tiranės Kopshti mė i mirė 1. Kopshti 21 Tiranė 2. Parafabrikat Durrės Mėsuesit mė tė mirė 1. Mehmet Shipka nga DAR Elbasan 2. Lindita Jata nga DAR Kukės 3. Pandush Vace nga DAR Korēė 4. Margaret Mara (Dhimitri) nga DAR Durrės 5. Vjollca Kola nga DAR Dibėr 6. Flamur Cobo nga DAR Berat 7. Majlinda Abazi nga DAR Fier 8. Sareta Haska nga DAR Gjirokastėr 9. Astrit Dizdari nga DAR Shkodėr 10. Vigjilenca Hasdani nga DAR Vlorė 11. Vera Balla nga DAR Lezha 12. Skėnder Bulku nga DAR Tiranė 13. Nirvana Nasi nga DAR Tiranė 14. Servete Cenalla nga DAR Tiranė 15. Arbana Berisha nga DAR Qarku Tiranė Edukatoret mė tė mira 1. Elda Zani Gjirokastėr 2. Xhuljeta Veshaj Vlorė 3. Pranvera Bejleri Korēė Nxėnėsit e shkollave tė mesme* 1. Hyrjet Boksi, shkolla “28 nėntori” Shkodėr 2. Arbana Grembi, shkolla “Flatrat e dijes” Fier 3. Manushaqe Muco, shkolla “Perla” Vlorė 4. Orlen Shiba, shkolla shkolla “Petro Nini Luarasi” Tiranė * Janė 4 fituesit qė mbaruan shkollėn e mesme me Medalje tė Artė, pra tė shkėlqyer nė mėsim dhe fitues tė olimpiadave tė ndryshme nė shkollė tė mesme. Nxėnėsit e shkollave nėntėvjeēare* 1. Gledis Kallco, shkolla “Vincenc Prendushi” Durrės 2. Laura Lutaj, shkolla “The independent” Tiranė 3. Olsi Leka, shkolla “Rilindja” Durrės 4. Florida Ahmetaj, shkolla “Turgut Ozal” Tiranė 5. Ledis Bidaj, shkolla “Flatrat e dijes” Fier. * Janė fitues medaljesh nė olimpiadėn Ballkanike tė matematikės si dhe nxėnės tė shkėlqyer nė shkollat e tyre.

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Gazeta Standard

Publikuar nga: Gazeta Standard

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos