Fletorja Zyrtare, 456 VKM tė pabotuara

Rreth pesė akte normative dhe njė numėr vendimesh tė Kėshillit tė Ministrave nuk janė botuar nė Fletoren Zyrtare, duke vėnė nė dyshim legjitimitetin e tyre. Ky ėshtė rezultati i njė monitorimi tė bėrė pėr vitet 2006, 2007 dhe 2008 nga Qendra pėr Ēėshtje tė Informimit Publik. Kreu i kėsaj qendre, Gerti Shella, deklaroi dje se "nga verifikimi i ndėrmarrė nė kuadėr tė kėtij projekti, nė mėnyrė tė pėrmbledhur rezulton se gjatė tre viteve 2006, 2007 dhe 2008 nuk janė botuar nė Fletore Zyrtare tė paktėn 8 akte normative (me fuqinė e ligjit) tė miratuara nga Kėshilli i Ministrave, konkretisht: Akti Normativ i Kėshillit tė Ministrave nr. 1, miratuar nė vitin 2006, akti normativ i Kėshillit tė Ministrave nr. 3, miratuar nė vitin 2008, akti normativ i Kėshillit tė Ministrave nr. 4, miratuar nė vitin 2008, akti normativ i Kėshillit tė Ministrave nr. 5, miratuar nė vitin 2008 dhe akti normativ i Kėshillit tė Ministrave nr. 6, miratuar nė vitin 2008. Gjithashtu, nė Fletoren Zyrtare, sipas monitorimit tė kryer nuk janė botuar edhe njė numėr i rėndėsishėm Vendimesh tė Kėshillit tė Ministrave (VKM). Nga verifikimi i ndėrmarrė nė kuadėr tė kėtij projekti, nė mėnyrė tė pėrmbledhur rezulton se gjatė tre viteve 2006, 2007 dhe 2008 nuk janė botuar nė Fletoren Zyrtare tė paktėn 465 Vendime tė Kėshillit tė Ministrave, konkretisht: mė e pakta 109 VKM (tab nr. 1), tė miratuara nė vitin 2006, mė e pakta 85 VKM (tab nr. 2) tė miratuara nė vitin 2007, mė e pakta 270 VKM (tab nr. 3) tė miratuara nė vitin 2008. Qė tė gjitha kėto 465 VKM tė pabotuara janė identifikuar si titull dhe si pėrmbajtje. Brenda kėtij totali prej 465 VKM tė pabotuara rreth 167 kanė impakt financiar, rreth 189 janė pėr pasuri tė paluajtshme qė i kalojnė nė pronėsi pushtetit vendor, rreth 3 kanė si objekt tė tyre investime dhe/apo projekte publike nė infrastrukturė rrugore. Nga totali prej 465 VKM, qė nuk janė botuar nė Fletore Zyrtare, nė 107 prej tyre dispozita e tyre e fundit pėrcakton se vendimi: "Hyn nė fuqi menjėherė dhe botohen nė Fletoren Zyrtare". Ky ėshtė edhe pėrcaktimi korrekt qė parashikon Ligji Nr. 9000, datė 30.1.2003 "Pėr organizimin dhe funksionimin e Kėshillit tė Ministrave". Mbetet e hapur pėr diskutim nėse duhen konsideruar korrekte juridikisht efektet qė mund tė kenė prodhuar kėto VKM, sa kohė qė edhe vetė Kėshilli i Ministrave ka pėrcaktuar nė mėnyrė eksplicite mėnyrėn e hyrjes sė tyre nė fuqi, duke pėrfshirė botimin nė Fletore Zyrtare. Kurse, dispozita e fundit tek diferenca prej 357 VKM ėshtė thjesht: "Hyn nė fuqi menjėherė". Nė njė vėshtrim mė tė thelluar vihet re njė trend: janė pėrgjithėsisht VKM qė kanė si dispozitė tė fundit "Hyn nė fuqi menjėherė" ato tė cilat mė shpesh mungojnė nė Fletore Zyrtare. Y.P.

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Gazeta Shqip

Publikuar nga: Gazeta Shqip

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos