Urdhėri i Infermierit shpall vitin 2010 si “Viti i Infermierisė”

Urdhri i Infermierėve ka pranuar se infermierėt nuk janė nė nivelin e duhur profesional. Ata e shpjegojnė me faktin se janė shumė pak tė vlerėsuar nga MSH-ja dhe nga vetė drejtoritė e spitaleve, si dhe pagat e ulėta i8 dekurajojnė nė punė. Urdhri i Infermierėve ka shpallur vitin 2010 si “Viti i Infermierisė. Gjatė njė mbledhje tė posaēme tė Aktivit tė tij Kombėtar me 100 pėrfaqėsues tė degėve si edhe tė institucioneve kryesore shėndetėsore nė vend, Urdhri i Infermierit tė Shqipėrisė publikoi strategjinė e tij pėr vitin e ardhshėm. Ndėr objektivat qė do tė arriheshin pėr vitin e ardhshėm janė: rritja e nivelit tė infermierėve krahasuar me ato europiane, pėrmirėsimin e nivelit tė sjelljeve tė infermierėve ndaj pacientėve, edhe zbatimi i dokumentit themeltar “Kujdeset infermierore” me anė tė tė cilit synohet tė pėrmbushet detyra si profesionist. Ky dokument do tė vendoset nė vende publike ku tė kenė mundėsi edhe pacientėt tė shohin detyrat e infermierėve. UISH nė bashkėpunim me ministrinė e Shėndetėsisė dhe Institutin e Sigurimit tė Kujdesit Shėndetėsor nė kuadrin e reformave nė sistemin shėndetėsor shpall vitin 2010, Vitin e Infermierisė. “Nėpėrmjet kėtij projekti dhe aktiviteteve tė ndryshme e tė shumta qė do tė zhvillojmė gjatė kėtij viti, synojmė tė arrijmė ndryshimin e cilėsisė sė kujdesit infermieror nė Shqipėri”, - theksoi presidenti i UISH-sė, Sabri Skėnderi. Sipas tij, nė kuadrin e reformės nė shėrbimin shėndetėsor nė Shqipėri duke parė se kujdeset infermierore zėnė njė vend tė rėndėsishėm nė kujdesin shėndetėsor dhe ndryshimi i cilėsisė sė tyre do tė ēojė nė ndryshimin e cilėsisė sė kėtij kujdesi nė tė gjithė vendin prandaj UISH inicion vitin e ardhshėm njė projekt ndryshimi. Infermierėt, Objektivat dhe problemet nė sistemin shėndetėsor Kujdeset infermierore nė Shqipėri aktualisht nuk janė nė nivelin e duhur. kjo pėr arsyet e trashėguara si dhe pėr vlerėsimin e pakėt qė kanė pasur ato ndėr vite dhe nė tranzicionin e gjatė qė po kalojmė. Presidenti i UISH-sė gjatė fjalės sė tij pėrmendi disa direktiva qė duheshin pėrmbushur pėr tė rritur profesionalizmin e infermierėve “Prandaj objektivat qė duam tė arrijmė nėpėrmjet nismave tona nė Vitin e Infermierisė kanė tė bėjnė me rritjen e cilėsisė sė kujdeseve infermierore nė nivelin e kolegėve europianė, si edhe pėrmirėsimin e nivelit tė sjelljeve etiko-profesionale nė shėrbim tė pacientit dhe nė zbatim tė Kodit Etik - Deontologjik tė infermierit etj”, - u shpreh Skėnderi. Konkretisht, ai bėri me dije se gjatė vitit tė ardhshėm UISH do tė organizojė takime dhe seminare nė tė gjitha institucionet shėndetėsore tė vendit, pėr t’u fokusuar nė specifikat e veēanta pėr ēdo institucion. Pritet tė organizohen edhe 12 konferenca rajonale pėr t’u finalizuar me Konferencėn Kombėtare tė Infermierisė. Por njė synim tjetėr i UISH-sė nė vitin 2010 ėshtė edhe zbatimi i dokumentit themeltar “Kujdeset infermierore” me anė tė tė cilit synohet qė detyrat e profesionistėve tė kujdesit nė tė gjitha nivelet, tė cilat ēdo profesionist t’i ketė tė afishuara nė vendin e punės pėr tė qenė tė njohura edhe pėr pacientėt. Ndėrkohė, do tė botohet edhe shpėrndahet pėr tė gjithė profesionistėt e kujdesit Kodi Etik Deontologjik tė infermierit nė formėn e njė libri xhepi. Po kėshtu, ėshtė drejt pėrfundimit regjistri kombėtar me tė gjitha tė dhėnat profesionale infermierėve dhe tė vazhdojė pėrditėsimi i tij nga pėrfaqėsuesit e UISH. 23 Dhjetor 2009

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Albania

Publikuar nga: Albania

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos