SHBA, prezantohet drafti i ri pėr emigracionin e paligjshėm

Tė martėn, njė ligj i shumėdiskutuar pėr emigracionin, ka mbėrritur mė nė fund nė Kongresin Amerikan. Bėhet fjalė pėr njė ligj, qė nė rast se do tė miratohet, do tė hapė rrugėn pėr ligjėrimin e shumė emigrantėve qė jetojnė nė Shtetet e Bashkuara. Ligji ėshtė prezantuar nga Kongresmeni i Ilinoisit, Luis V. Gutierrez dhe konsiderohet si njė tjetėr ēėshtje qė do tė vėrė nė njė debat e ndeshje tė ashpėr demokratėt dhe republikanėt. Vetė Presidenti Obama ėshtė zotuar qė do t‘i kushtojė vėmendje tė posaēme kėsaj ēėshtjeje nė fillim tė vitit tė ardhshėm. Gutierrez ėshtė njė nga mbėshtetėsit e hershėm tė Obamės nė Kongres dhe nė njė intervistė tė dhėnė pėr shtypin amerikan theksoi se ligji reflektonte padurimin gjithnjė e nė rritje pėr njė reformė tė pėrgjithshme, pėr sa u pėrket ēėshtjeve tė emigracionit. Ndėrkaq ende nuk janė bėrė publike detajet e veēanta qė pėrmban ky ligj, por nga disa republikanė tė Kongresit, ligji nuk do tė miratohet kurrė. Kėta republikanė e kanė denoncuar atė si tė pjesshėm dhe tepėr tolerant ndaj njerėzve qė u futėn nė Shtetet e Bashkuara nė mėnyrė tė paligjshme. Dy pėrpjekje pėr tė ndryshuar ligjin nė disa pika tė tij, tė bėra gjatė viteve tė pushtetit tė Bushit, kanė dėshtuar. Sipas disa republikanėve kundėrshtarė, ligji do tė gjenerojė njė valė tė re emigracioni nė njė kohė kur punėsimi ėshtė bėrė shumė i vėshtirė edhe pėr vetė amerikanėt. Shifrat e fundit kanė qenė alarmante dhe flasin pėr 10% tė popullsisė tė papunė. Demokratėt nė Senat kryesisht e kanė mirėpritur projektin, edhe pse sipas disave, ai ishte mė shumė liberal nga sa duhej dhe kjo do ta vėshtirėsonte miratimin e tij. Nga disa informacione, sipas kėtij projekti, pėr tė fituar status ligjor dhe ndoshta edhe nėnshtetėsi, emigrantėt qė ndodhen ndėrkohė tė paligjshėm nė Shtetet e Bashkuara duhet qė tė dėshmojnė se kanė punuar nė kėtė vend, tė paguajnė njė gjobė prej 500 dollarėsh, tė dinė anglisht dhe tė mos kenė kryer vepra penale. Ndryshe nga propozimet e tjera qė i janė bėrė Kongresit, nė kėtė propozim tė fundit thuhet se nuk ėshtė e nevojshme qė ata tė kthehen detyrimisht nė vendin e tyre para marrjes sė legjitimitetit. Nė tė thuhet se ndėrkohė duhet t‘u bėhet njė trajnim shtesė rojeve tė kufirit dhe Departamentit tė Sigurisė sė Brendshme i duhet kėrkuar pėrmirėsimi i burgjeve pėr emigrantėt dhe eliminimi i programit tė krijimit tė agjentėve tė emigracionit. Ndėrkohė sipas republikanėve, projekti nuk pėrmban njė reformim tė gjerė dhe njė kėndvėshtrim nė lidhje me situatėn e ardhshme tė punėsimit tė tyre, si dhe tė integrimit nė shoqėrinė amerikane. Gjithashtu ai nuk thotė se si do tė rregullohet nė tė ardhmen fluksi i emigracionit. Ka kongresmenė qė kėrkojnė qė nė kėtė projekt tė pėrfshihet edhe njė shtojcė nė lidhje me programet, sipas tė cilėve persona tė ndryshėm duhet tė kenė mundėsinė vetėm tė njė punėsimi sezonal nė Shtetet e Bashkuara, me kusht qė mė pas tė kthehen sėrish nė vendin e tyre. Nė vend tė kėsaj shtojce projekti krijon njė komision federal qė do tė merret me studimin e gjetjes sė mėnyrės mė tė mirė pėr t‘u pėrballur me flukset e emigrantėve dhe punėtorėve. Pėr kongresmenė tė tjerė, pėr tė qenė efikase, kjo reformė duhet tė jetė gjithėpėrfshirėse dhe ēdo ligj pa njė program punėsimi tė pėrkohshėm nuk do tė jetė afatgjatė.



 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Gazeta Shqip

Publikuar nga: Gazeta Shqip

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos