Afirmohen metodologji tė reja nė mėsimdhėnien e arsimit profesional

U mbajt nė Prishtinė, simpoziumi Firmat ushtrimore dhe partneriteti me biznese nė Kosovė

Prishtinė, 16 Dhjetor NOA Nė simpoziumin Firmat ushtrimore dhe partneriteti me biznese nė Kosovė qė u mbajt nė Prishtinė, u afirmuan metodologjitė e reja tė mėsimdhėnies nė arsimin profesional, informon korrespondenti i agjencisė NOA nė Prishtinė.

Ky aktivitet ėshtė organizuar nė bashkėpunim- MASHT, Kultur-Kontakt Austria, Swisscontact, Korporata Austriake pėr Zhvillim (Austria Development Cooperation) , Zyra Zvicerane pėr bashkėpunim nė Kosovė dhe GTZ .

Fjalėn pėrshėndetėse e mbajti Enver Hoxhaj, ministėr i Arsimit, i cili ndėr tjera tha se, synimi i MASHT ėshtė qė tė ndryshojmė dhe ridefinojmė rolin e arsimit tė mesėm profesional nė Kosovė.

Ai nė vazhdim tha se deri mė tani shkollat e mesme kanė aftėsuar nxėnės vetėm pėr shkollim universitar, tash e tutje do tė aftėsojnė nxėnės pėr tregun e punės dhe kėsisoj tė ndikojmė nė zhvillimin ekonomik tė vendit.

Dy vitet e fundit kemi bėrė pėrpjekje qė arsimi profesional tė bėhet fusha mė e rėndėsishme nė sistemin e arsimit tė Kosovės. Sivjet ka filluar ndėrtimi i dy "Qendrave tė Pėrsosmėrisė", ndėrsa edhe dy tė tjera do tė ndėrtohen gjatė vitit 2010.

Firmat ushtrimore nė 55 shkolla tė mesme tė Kosovės po kryejnė misionin e tyre me sukses falė ndihmės sė pakursyer tė partnerėve tanė ndėrkombėtarė dhe ky bashkėpunim do tė vazhdojė ende.

Ministri Hoxhaj ka falėnderuar pėrfaqėsuesit e Kultur Kontakt -it, Swisscontact-it, GTZ dhe tė tjerėt pėr kontributin e tyre nė aplikimin e metodologjive bashkėkohore tė mėsimdhėnies nė arsimin profesional.

Jemi nė shekullin 21, shekullin e dijes, ndėrlidhja e arsimit me ekonominė ėshtė prioritet yni pėr tė cilin do tė angazhohemi maksimalisht qė tė jemi nė hap me kohėn,- tha ministri Hoxhaj.

Firmat ushtrimore kanė filluar tė funksionalizohen nė vitin 2004 (fillimisht 1) pėr t'u zhvilluar pastaj dhe shtuar nė 55 sosh.

Deri me tani janė trajnuar 100 mėsimdhėnės, ndėrsa Kosova tashmė ėshtė e kyēur nė Rrjetin Evropian tė Firmave Ushtrimore dhe ka marrė pjesė edhe nė panaire ndėrkombėtarė.

Nxėnėsit e futur nė firmat ushtrimore gjatė vitit shkollor veē tjerash mėsojnė se si tė krijojnė kontakte tė reja biznesi me firmat tjera pėr shitblerje,mėsojnė sesi tė hulumtohet tregu dhe punė praktike nė ndėrmarrje virtuale, varėsisht nga lloji i veprimtarisė sė pėrzgjedhur.

Pėr mėnyrėn e organizimit,funksionimit,sukseset dhe efektet e metodologjive te reja tė mėsimdhėnies, kanė prezantuar aktivitetin e tyre menaxherė tė firmave nė shkolla tė ndryshme tė Kosovės si dhe pėrfaqėsues tė biznesit nė Kosovė tė cilėt e mbėshtesin veprimtarinė e kėtyre firmave.

a.b/e.r/NOA

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

News of Albania

Publikuar nga: News of Albania

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos