Pėr etikėn nė televizion



Ti, unė, ai, ajo, ne… rrimė para ekranit dhe shohim njė gazetaro-analisto-opinionist, qė rri gjysmė i shtrirė nė studio, i shkujdesur, gati si unė kėtu nė kuzhinė dhe i cili pret t’i vėnė tek qafa njė jastėk, gati si unė kėtu nė kuzhinė.

Me njė vetėkėnaqėsi shembullore nė fytyrė, ai tė jep pėrshtypjen se i di tė gjitha: ai ėshtė politikani, ai ėshtė sociologu, ai ėshtė esteti, ai ėshtė kritiku letrar.

Ai ėshtė njeriu qė tė ngjall neveri.

Dhe ndėrkaq, pėrkundrazi, gazetari qė e interviston, e shikon me adhurim.

Vetė ekrani, pėrveē misionit informativ, ka nė vetvete pėrcjelljen e kulturės, kulturės nė kuptimin mė tė thellė dhe mė tė plotė tė saj, qė nga mesazhi dhe mendimi inteligjent deri tek sjellja dhe etika qytetare.

Dhe kjo ėshtė pėrgjegjėsi, nė radhė tė parė, e vetė gazetarit.

Jo pak nga folėset tona, shfaqen nė kuadratin e ekranit, jo me aftėsi dhe merak profesional, por si modele, qė presin qė ti tė mahnitesh dhe t’i duartrokasėsh.

Kur ato transmetojnė njė lajm, ti lehtėsisht e kupton, qė ato s’kanė kurrfarė lidhjeje me tė, pra me lajmin dhe buzėqeshin e nėnqeshin, sikur tė jenė nė njė pub, nė njė kafe. Dhe doemos, gjesti ėshtė i tillė pėr tė tė tėrhequr vėmendjen, nga fytyra dhe veshja e tyre, dhe jo nga ajo ēfarė thotė teksti i lajmit. Ti qesh dhe gajasesh, kur ajo, spikerja, njė informacion, pėr tre tė vrarė nė Pakistan, e pėrcjell me njė shprehje pikėlluese, nė mimike dhe me njė kantilenė kaq prekėse, sa tė krijohet pėrshtypja se po jep lajmin e vdekjes sė tezes apo xhajės sė saj. Apo kur Presidenti Obama dhe zonja e tij e pare, Mishel, kėmbejnė njė batutė me miqtė e tyre, artistėt e Hollivudit, spikerja jonė kėnaqet edhe ajo dhe fytyra i qeshet dhe kantilena bėhet gazmore.

Konkurrentėt e pėrvitshėm pėr nė Fakultetin e Gazetarisė kanė njė pėrqindje mjaft tė madhe edhe nga ato gjimnaziste, por edhe gjimnazistė, qė kėtė profesion e kuptojnė nė mėnyrėn mė vulgare dhe mė banale: Pas 4-5 vjetėsh, ato do tė jenė bukuroshet e ekranit, do tė jenė VIP-at e nesėrm, qė do tė mbushin blutooth-in e “Gazetės shqiptare” dhe Shqipėrinė.

Janė tė paqarta motivet e pranisė sė kėtyre lloj folėseve nė disa nga televizionet tona, por paaftėsia shfaqet fare qartė.

Siē dihet, gazetaria ėshtė njė nga profesionet mė tė vėshtira, qė kėrkon mundim, lodhje dhe kulturė. Siē thonė edhe gazetarėt e vjetėr, ata tė vėrtetėt, edhe pas 15-20 vjetėsh, edhe nė fund tė jetės, e ke tė vėshtirė tė thuash: “Unė jam gazetar”.

Gazetaria e shkruar dhe ajo televizive janė njė dhe qė tė dyja kėrkojnė njohje tė jetės dhe tė librit. Tė gjithė ne dhe veēanėrisht spikeret e televizioneve tona, kanė pėrditė mundėsinė tė kryejnė njė universitet: Folėset e BBC, CNN, CBS, SKY NEWS, RAI, ZDF, TV MONDE... i sheh edhe nė terren, tek raportojnė njė ngjarje, nė studion e lajmeve. Dhe pėrherė, me dinjitet dhe etikė qytetare, qė e shfaqin dhe me veshjen korrekte, dhe me shije. Me gjithēka.

Gazetari nuk ėshtė hetues. A nuk ėshtė fyese, kur sheh njė gazetar, i cili, me njė qėndrim fodull dhe me njė sjellje arrogante - thėnė troē, rrugaēėrore, nė vend thjesht qė tė pyesė dhe pastaj i qetė, tė presė pėrgjigjen, pėrpiqet me ngulm tė imponojė? Nuk ka ndodhur vetėm nė njė rast apo nė pesė raste, qė kur njė i intervistuar X i shmanget pėrgjigjes dhe largohet, kolegu ynė, vazhdon ta ndjekė atė, rrugicė mė rrugicė, derė mė derė e kthinė mė kthinė dhe me mikrofonin qė tanimė ia ka vėnė nė fyt, ėshtė mė se normale tė presė edhe ndonjė bėrryl turinjve. Qė nė ēastin e parė, me heshtjen e tij, shikuesi e pa refuzimin. Pėrse vazhdohet mė tej? Qė je gazetar i shkathėt? Kjo vetėm shkathtėsi nuk ėshtė.

Po kėtė pamje tė shėmtuar, e sheh jo rrallėherė edhe nga ndonjė drejtues nė studio qė “ēan e ndan” pėr t’i nxjerrė tjetrit me dhunė nga goja atė qė ai tjetri, cilido qoftė, nuk dėshiron ta thotė.

Kjo mėnyrė e pasjellshme dhe jo profesionale fyen jo vetėm atė qė intervistohet, por edhe mua qė po tė ndjek ulur kėtu nė kuzhinė.

Shprehjet: “Dua tė ma thuash sinqerisht”, “Dua tė mė thuash tė vėrtetėn”, tė cilat me njė gjuhė tė egėr prej hetuesi, i drejtohen tė intervistuarit, fyejnė dhe irritojnė po aq edhe shikuesin.

Dikush mund tė thotė dhe thotė: “S’tė pėlqen? Ndėrro stacion, i dashur”.

Shikuesi, sigurisht, nuk pret perfeksion profesional nė ēdo kanal televiziv, por njė etikė profesionale dhe njė sjellje normale qytetare, ekrani dhe i zoti i tij ėshtė i detyruar t’ia japė.




 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Gazeta Standard

Publikuar nga: Gazeta Standard

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos