Part-time, shpallen emrat e fituesve te Filologjikut

Fakulteti i Histori-Filologjise ka shpallur fituesit e sistemit me kohe te pjesshme. Pas aplikimit dhe shqyrtimit te dosjeve, komisioni i ngritur ne kete fakultet ka percaktuar 750 fituesit te cilet do te vazhdojne studimet part-time per vitin 2009-2010. Jane tri dege te cilat kane perkatesisht nga 250 fitues, ndersa perzgjedhja e tyre eshte bere me ane te mesatares. Per sa i perket fakulteteve te tjera te Universitetit te Tiranes, jane shpallur vetem aplikantet se bashku me mesataret e tyre, ndersa eshte lene dy dite afat per verifikimin e dosjeve dhe mesatares nga vete aplikantet. "Te gjitha fakultetet e tjera pervec Fakultetit te Historise dhe Filologjise (deget Histori, Gjeografi dhe Gjuhe Letersi), ku jane listat e fituesve, ne te gjitha deget e tjera jane vetem renditja alfabetike e aplikanteve, se bashku me mesataren. Kjo pasi rektori i Universitetit te Tiranes, prof. dr. Dhori Kule vendosi sot qe te lihet nje afat dyditor per te gjithe ata aplikante qe mendojne se u eshte kryer ndonje padrejtesi administrative ne llogaritjen e mesatares", kane burime zyrtare nga Rektorati i Universitetit te Tiranes. Per sa u perket aplikanteve, keta mund te verifikojne mesataret e afishuara dhe ne rast se kane ankesa t`i paraqesin ato ne sekretari jo me vone se data 15/12/2009 ora 16.00. Diten e merkure me 16/12/2009, ora.12.00 do te shpallen rezultatet perfundimtare ne te gjitha departmentet e fakulteteve. Per vitin akademik 2009-2010 te jene 6.145. Sipas vendimit te qeverise, kuota totale e pranimeve do te ndahet ne kater drejtime te vecanta. Me konkretisht kuotat e pranimeve te reja, ne programet e studimit te ciklit te pare me kohe te pjesshme do te jene 5905; kuotat e pranimeve te reja, ne programet e studimit te ciklit te pare te edukimit ne distance, 40; Kuotat per transferim studimesh 100; Kuota per shqiptare nga trojet jashte kufijve te vendit dhe per shtetas te tjere te huaj 100.

Fakultet qe shpallin fituesit te marten

Ekonomik programi i pare

Ekonomik programi i dyte

Drejtesia programi i pare

Drejtesi programi i dyte

Biologjia

Psikologjia

Sociologjia

Shkencat politike




 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Koha Jonë

Publikuar nga: Koha Jonë

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos