Klasa e IX, nxėnėsit do tė pėrzgjedhin me formular lėndėt pėr vitin e parė gjimnaz



Jonida Tashi

Nxėnėsit e klasave tė nėnta nė tė gjithė vendin, duke filluar qė nga ky vit shkollor, do tė pėrzgjedhin lėndėt qė duan tė mėsojnė nė gjimnaz. Pėr t’i paraprirė kėtyre nxėnėsve kalimin nė vitin e parė tė shkollės sė mesme, qė pėrkon me klasėn e 10-tė, Instituti i Kurrikulave dhe Trajnimeve (IKT), pranė Ministrisė sė Arsimit ka pėrcaktuar procedurėn se si do tė bėhet pėrzgjedhja e lėndėve me zgjedhje. Sipas IKT-sė, nė vitin shkollor 2009-2010, ata qė dėshirojnė tė shkojnė nė gjimnaz, do tė kenė mundėsi qė, pėrveē lėndėve qė janė tė detyruara dhe tė njėjta pėr tė gjithė nxėnėsit, tė mėsojnė edhe disa lėndė tė tjera, tė cilat mund t’i zgjedhin nė pėrputhje me interesat, dėshirat, pasionet dhe aftėsitė e tyre. Lėndėt me zgjedhje synojnė tė zgjerojnė mundėsitė e nxėnėsve pėr studime tė mėtejshme nė jetė dhe pėr nė tregun e punės. Nė klasėn e 10-tė, secilit prej nxėnėsve, nga shkolla, duhet t’i mundėsohet tė mėsojė njė lėndė, tė zgjedhur nga lista e lėndėve me zgjedhje. Mundėsia e zgjedhjes sė lėndėve me zgjedhje do tė fillojė qė nė klasėn e 10-tė dhe do tė vijojė, duke u shtuar, pėrgjatė tri viteve tė gjimnazit (disa lėndė mund tė zhvillohen vetėm nė njė vit shkollor).
Formulari 1
Deri mė tani, specialistėt e IKT-sė, kanė pėrcaktuar vetėm pesė lėndė me zgjedhje tė detyruar, pėr vitin e parė tė gjimnazit qė janė: Gjuhė e huaj e dytė (Anglisht, Frėngjisht, Italisht, Gjermanisht, Spanjisht); Letėrsi e avancuar; Matematikė e avancuar; Trashėgimia jonė kulturore; TIK i avancuar. Ndonėse janė pesė gjuhė tė huaja si lėndė me zgjedhje tė detyruar, nxėnėsit nuk kanė tė drejtė qė tė zgjedhin mė shumė se njė gjuhė tė huaj tė dytė. Konkretisht, nėse zgjidhni njė gjuhė tė huaj si preferencė tė parė, ju nuk mund tė zgjidhni edhe njė lėndė
tjetėr nė radhėn e preferencės sė parė. Pėrzgjedhja e kėtyre lėndėve do tė bėhet nėpėrmjet njė formulari tė posaēėm, qė ėshtė quajtur Formulari 1, nė tė cilin nxėnėsit janė tė detyruar tė bėjnė zgjedhjet e tyre, duke i renditur ato nga zgjedhja e parė (mė e preferuara) deri tek e pesta (mė pak e preferuara). Pėr shembull, nėse si zgjedhja juaj e parė ėshtė “Matematika e avancuar”, atėherė, nė Formularin 1, ju do vendosni njė shenjė (X ose V) nė kutinė qė ndodhet nė kolonėn e Matematikės, nė radhėn ku shkruhet “Zgjedhja e parė”. Mė pas vazhdoni me zgjedhje e tjera. Formulari 1 do tė plotėsohet sė bashku me prindin. Formulari i firmosur nga prindi ose kujdestari juaj do t’i dorėzohet mėsuesit kujdestar. Shkolla do tė shqyrtojė preferencat tuaja pėr lėndėt me zgjedhje pėr t’i plotėsuar ato sa mė mirė. Ajo do tė shqyrtojė edhe mundėsitė e saj pėr secilėn lėndė, duke u bazuar nė: numrin e domosdoshėm tė nxėnėsve pėr tė hapur njė klasė; praninė e mėsuesve tė kualifikuar pėr lėndėt e pėrzgjedhura nė shkollė, pėr shembull, mundėsinė pėr mėsues tė gjuhės spanjolle ose gjermane; ekzistencėn e mjediseve pėr klasa.
Shpėrndarja
Ndonėse nxėnėsit do tė plotėsojnė vetėm njė formular pėr pėrcaktimin e lėndėve me zgjedhje nė klasėn e 10-tė, vendimi pėr lėndėt e lira do tė merret pasi tė jenė plotėsuar edhe katėr formular tė tjerė. Nė kėtė proces, do tė pėrfshihen plot pesė formular, qė janė: Formulari 1, i zgjedhjes sė nxėnėsit; Formulari 2, i mėsuesit kujdestar tė klasės sė nėntė; Formulari 3, i Drejtorisė sė Shkollės 9-vjeēare; Formulari 4, dhe 4/1, i Drejtorisė sė Gjimnazit dhe Formulari 5, i Drejtorisė Arsimore Rajonale ose Zyrės Arsimore (DAR/ZA). Pėr tė qartėsuar plotėsimin e formularėve tė mėsipėrm, IKT-ja ka publikuar udhėzuesin pėr plotėsimin e formularėve tė zgjedhjes pėr nxėnėsit qė do tė vijojnė klasėn e 10-tė nė gjimnaz. Fillimisht secili nxėnės
i klasės sė nėntė duhet tė pajiset me fletėn informuese dhe
Formularin 1 tė zgjedhjes. Kėto do tė dėrgohen nė shkollė nga DAR/ZA-tė dhe do tė shumėfishohen pėr secilin nxėnės nga shkolla, nga vetė nxėnėsi ose nga DAR/ZA. Po ashtu, secila shkollė 9-vjeēare do tė pajiset me Formularin 2 dhe 3, qė do tė dėrgohen nga DAR/ZA-tė. Secili gjimnaz do tė pajiset me Formularin 4 dhe 4/1, qė do tė dėrgohet nė shkollė nga AR/ZA. Sė fundi, DAR/ZA-tė do tė pajisen me fletėn informuese, formularėt 1, 2, 3, 4, 4/1, 5, tė cilat dėrgohen nė ēdo DAR/ZA nga IKT-ja.

Plotėsimi i formularėve
Mėsuesi kujdestar i klasės sė nėntė
Secili nxėnės i klasės sė nėntė ėshtė i detyruar tė plotėsojė Formularin 1. Mė parė, ai bashkė me prindėrit ose kujdestarėt e tij, duhet tė lexojė fletėn informuese. Mėsuesi kujdestar i klasės sė nėntė ka pėrgjegjėsinė qė: secili nxėnės tė pajiset me fletėn informuese dhe Formularin 1; T’u shpjegojė dhe t’i orientojė nxėnėsit pėr pėrmbajtjen e fletės informuese dhe mėnyrėn se si do tė plotėsohet Formulari 1; T’u kėrkojė nxėnėsve qė Formulari 1 tė plotėsohet nė shtėpi dhe tė jetė i nėnshkruar nga prindi ose kujdestari i tij; Tė mbledhė nga secili nxėnės vetėm Formularin 1. T’u bėjė tė ditur nxėnėsve qė Formulari 1, i plotėsuar nga ata, do tė shkojė nė gjimnazin qė pranon nxėnėsit e shkollės sė tyre, sipas pėrcaktimeve tė DAR/ZA-sė; Tė plotėsojė Formularin 2, pas pėrpunimit tė tė dhėnave tė Formularit 1; Tė dorėzojė nė drejtorinė e shkollės Formularin 2 tė plotėsuar saktė, sė bashku me tė gjithė formularėt 1 tė nxėnėsve tė klasės sė tij, brenda 3 ditėsh, qė nga pajisja dhe plotėsimi i formularėve nga nxėnėsit dhe prindėrit.
Drejtoria e shkollės 9-vjeēare
Drejtoria e shkollės 9-vjeēare ka pėrgjegjėsinė qė: Tė mbledhė tė gjithė formularėt 1, tė plotėsuar nga nxėnėsit, sė bashku me formularin 2, tė plotėsuar nga mėsuesit kujdestarė; Tė plotėsojė saktė formularin 3, duke pėrpunuar saktė tė dhėnat e formularėve 2 tė mėsuesve kujdestarė; Tė dėrgojė zyrtarisht nė gjimnazin qė mirėpret nxėnėsit e shkollės sė tij, sipas pėrcaktimeve tė DAR/ZA, tė gjithė formularėt 1, tė plotėsuar nga nxėnėsit, si dhe formularin 3 tė shkollės 9-vjeēare, brenda 2 ditėsh, qė nga marrja e
formularėve tė nxėnėsve dhe formularėt 2 nga mėsuesit kujdestarė.
Drejtoria e gjimnazit
Drejtoria e gjimnazit ka pėrgjegjėsinė qė: Tė mbledhė tė gjithė formularėt 1, tė plotėsuar nga nxėnėsit qė pritet tė vijnė nė shkollėn e tyre. Kėto formularė vijnė nga shkolla 9-vjeēare; Tė mbledhė tė gjithė formularėt 3, tė plotėsuar nga drejtoritė e shkollave 9-vjeēare; Tė pėrpunojė tė dhėnat e formularėve 3, tė ardhur nga shkollat 9-vjeēare,
duke i hedhur dhe plotėsuar nė formularin 4; Tė vendosė se cilat zgjedhje do tė ofrojė gjimnazi i tij pėr vitin e ardhshėm shkollor pėr klasėn 10-tė, tė cilat pasqyrohen nė formularin 4/1; Tė dėrgojė zyrtarisht nė DAR/ZA formularin 4/1, tė plotėsuar saktė, pėr tė gjitha zgjedhjet qė gjimnazi vendos pėr klasėn 10-tė tė shkollės sė tyre. Kjo duhet tė kryhet brenda 2 ditėsh qė nga marrja e formularėve tė nxėnėsve dhe formularėt 3 nga shkollat 9-vjeēare.


LĖNDĖT E DETYRUARA
Nė klasėn e 10-tė tė gjithė nxėnėsit, nė ēdo gjimnaz, do tė mėsojnė kėto lėndė:
Lėndėt e detyruara Numri i orėve nė javė
Artet 1
Edukimi fizik dhe sportet 2
Gjuha shqipe dhe letėrsia 3
Gjuha e huaj e parė 3
Aftėsimi pėr jetėn 1
Matematika 3
Kimia 2
Fizika 2
Biologjia 2
Shkenca e tokės, mjedisit dhe hapėsirės 2
Qytetaria 2
Historia e qytetėrimit botėror 1
Teknologjia tė Informacionit dhe Komunikimit 2

LĖNDĖT ME ZGJEDHJE TĖ DETYRUAR (Formulari 1)
Lėndėt me zgjedhje tė detyruar
Gjuhė e huaj e dytė
Gjuhė e huaj e dytė (Anglisht, Frėngjisht, Italisht, Gjermanisht, Spanjisht). Kjo lėndė vijon gjatė gjithė viteve tė gjimnazit. Pėrveē gjuhės sė parė tė huaj qė bėn pjesė te lėndėt e detyrueshme bėrthamė, gjimnazi do tė mundėsojė edhe zgjedhjen e njė gjuhe tė dytė si: Anglisht, Frėngjisht, Italisht, Gjermanisht ose Spanjisht. Gjuha e huaj qė do tė zgjidhet si gjuhė e dytė do tė studiohet gjatė tri viteve tė gjimnazit. Ajo lehtėson futjen nė universitet dhe rrit mundėsitė e studimit dhe tė punėsimit si brenda edhe jashtė vendit.
Letėrsi (e avancuar)
Kjo lėndė vijon gjatė gjithė viteve tė gjimnazit, por mund tė mbyllet edhe nė klasėn e 10-tė. Lėnda “Letėrsi” jep mundėsi pėr tė zgjeruar dhe pėr tė thelluar njohuritė dhe aftėsitė qė mundėsohen nė lėndėt bėrthamė tė gjimnazit, kryesisht nė drejtim tė pėrpunimit, tė analizės sė thelluar tė disa veprave letrare, shqiptare dhe tė huaja dhe pėr tė kėnaqur interesat dhe pasionet e nxėnėsve qė e zgjedhin.
Matematikė e avancuar
Kjo lėndė vijon gjatė gjithė viteve tė gjimnazit. Zgjedhja e lėndės “Matematikė e avancuar” kėrkon njė formim tė mirė nė programin bazė tė Matematikės nė gjimnaz. Ajo mundėson thellim tė njohurive tė mėsuara mė parė, si dhe avancim tė mėtejshėm lidhur me zbatimet e matematikės nė jetėn e pėrditshme, nė shkencė dhe nė teknologji. Zgjedhja e kėsaj lėnde plotėson interesat dhe pasionin e atij qė e zgjedh dhe e aftėson pėr tė pėrballuar punėt, qė kėrkojnė shprehi dhe formim tė mirė matematik.
Trashėgimia jonė kulturore
Zhvillohet nė klasėn 10-tė. Lėnda “Trashėgimia jonė kulturore” jep mundėsi pėr tė njohur vlerat natyrore, kulturore, materiale, shpirtėrore, mjedisore, turistike tė krijuara nė shekuj nga populli ynė, si dhe ligjshmėrinė pėr mbrojtjen e kėsaj trashėgimie. Kjo lėndė do tė zhvillohet kryesisht pėrmes veprimtarive tė tilla, si: vizita kulturore nė monumentet e ndryshme, panaire, ekspozita, projekte, harta turistike etj, qė synojnė zhvillimin e aftėsive tė karakterit praktik. Zgjedhja e saj ju bėn njohės mė tė mirė tė trashėgimisė kulturore shqiptare dhe ju aftėson pėr punėsim nė fushėn e turizmit dhe tė kulturės.
TIK i avancuar
Zhvillohet nė klasėn 10-tė. TIK i avancuar u jep njohuri dhe aftėsi nxėnėsve qė tė krijojnė njė website nė internet, duke pėrfshirė faqe tė nivelit fillestar dhe komplekse. Kjo ėshtė njė mundėsi pėr pėrgatitje mė tė mirė pėr ata qė synojnė formim universitar nė kėtė fushė, por dhe pėr njė perspektivė punėsimi nė fushėn e krijimit tė websiteve.







10 Dhjetor 2009

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Albania

Publikuar nga: Albania

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos