Shpėrblimet e administratės, kush pėrfiton dy rroga shpėrblim nė fundvit



Qeveria parashikon qė tė bėjė njė ndarje preferenciale kėtė fundvit pėr punonjėsit e administratės publike, nė lidhje me pagat shtesė dhe shpėrblimet qė jepen ēdo vit. Por megjithėse nėpunėsit e administratės do tė pėrfitojnė shpėrblim pėr fundvit, jo tė gjithė do tė pėrfitojnė njėsoj. Ashtu si edhe vitin e kaluar qeveria ka parashikuar qė tė japė njė pagesė prej 10 mijė lekėsh pėr tė gjithė punonjėsit e administratės nė nivel qendror dhe lokal. Pėrjashtim bėjnė ata punonjės pėr tė cilėt titullari vendos tu japė njė shpėrblim mė tė lartė, pėr rezultate tė mira nė punė ose ndonjė arsye tjetėr. Ministria e Financave ėshtė duke pėrgatitur udhėzimin pėrkatės pėr ndarjen e kėtyre parave, sipas vendimit qė qeveria ka miratuar njė javė mė parė. Bėhet e ditur se efektet financiare pėr tė pėrballuar kėto shpenzime do tė merren nga fondi qė ēdo institucion ka marrė qė nė fillim tė vitit. Ky vendim i qeverisė shfuqizon atė tė dy viteve mė parė pėr krijimin e fondit tė veēantė nė institucionet buxhetore.

Pėrfituesit

Tradicionalisht, me rastin e festave tė fundvitit qeveria ka vėnė nė dispozicion njė fond pėr shpėrblimin e punonjėsve tė shtetit, si edhe tė pensionistėve. Nė total, pas ripėrcaktimit qė qeveria i bėri numrit tė pėrgjithshėm tė punonjėsve buxhetorė pėr vitin 2009, pėr ministritė dhe institucionet qendrore, mėsohet se janė plot 89 881persona qė punojnė nė kėto zyra. Ndėrsa nė total, nė tė gjitha administratėn, janė rreth 104 mijė persona tė punėsuar. Sipas vendimit, nė fund tė vitit, tė gjithė punonjėsit e administratės do tė marrin 10 mijė lekė shpėrblim. Ndėrsa mes tyre, mund tė ketė punonjės qė nėse janė me fat do tė marrin edhe ndonjė shtesė pėr punė tė mirė. Kjo gjė do tė realizohet vetėm nėse e vendos titullari i institucionit. Me anėn e vendimit tė njė jave mė parė, qeveria pėrcaktoi se do tė krijohet njė fond pėr shpėrblime tė nėpunėsve shtetėrorė, i cili arrin masėn e 5 pėr qind tė fondit tė planifikuar pėr pagat. “Ky fond pėrdoret nga drejtuesit e njėsive tė qeverisjes sė pėrgjithshme pėr shpėrblimin e punonjėsve, pėr rezultate tė mira nė punė, pėr dhėnie ndihmash tė menjėhershme, nė raste fatkeqėsish, sėmundjesh qė kėrkojnė ndėrhyrje shėndetėsore jashtė vendit, pėr veprimtari social-kulturore, si dhe pėr rastet e daljes nė pension pleqėrie. Shpėrblimi pėr rezultate tė mira nė punė gjatė vitit, pėr ēdo punonjės, nuk duhet tė jetė mė shumė se njė pagė mujore nė vit. Pėrjashtimisht pėr Drejtorinė e pėrgjithshme tė Tatimeve, masa e shpėrblimit nuk duhet tė jetė mė shumė se dy paga mujore nė vit”, - thekson vendimi i qeverisė.

Shpėrblimet

Nė njėsitė e qeverisjes sė pėrgjithshme, sipas vendimit, tė cilat janė nė fushėn e veprimit tė ligjit tė shėrbimit civil, shpėrblimi jepet nė bazė tė rezultateve individuale nė punė, sipas parimeve dhe procedurės sė pėrcaktuar nė legjislacionin pėr shėrbimin civil. “Pėr Drejtorinė e pėrgjithshme tė Tatimeve kriteret e shpėrblimit me mbi njė pagė pėrcaktohen sipas udhėzimit pėrkatės tė ministrit tė Financave dhe tė ministrit tė Brendshėm”, - nėnvizon vendimi. Shpėrblimi pėr rezultate tė mira nė punė tė pėrballohet nga fondi i veēantė edhe nė rastet kur, sipas ligjeve tė veēanta, lindin tė drejta specifike tė shpėrblimit tė punonjėsve. “Ky rregull nuk zbatohet vetėm kur nė ligj janė parashikuar burime tė tjera specifike, tė ndryshme nga fondi i veēantė i pagave. Nė kėtė rast, kriteret dhe rregullat e pėrfitimit tė shpėrblimeve pėrcaktohen me udhėzime pėrkatėse”, - thuhet nė vendim.







8 Dhjetor 2009

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Albania

Publikuar nga: Albania

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos