Rruga e kontestimit tė zgjedhjeve nė Shqipėri nga viti 1991 e deri te protestat e Ramės

08/12/2009  Bojkoti dhe protestat e kanė zanafillėn qė nė zgjedhjet e para pluraliste

Nė vitin 2005 ministrat akuzonin kadidatėt e opozitės pėr manipulime

Rruga e zgjedhjeve nė Shqipėri nė kėto vite pluralizėm ka kaluar nėpėr pengesa tė shumta, tė cilat kanė lėnė vragė nė historinė tonė tė ndėrtimit tė demokracisė. Manipulime, kontestime zgjedhjesh, bojkote, zgjedhje tė parakohshme, deklarata e kundėrdeklarata i kanė shoqėruar ato gjatė kėtyre 19 vjetve tė pluripartitizmit shqiptar. Zgjedhjet e vitit 1992 ishin tė vetmet qė nuk u kundėrshtuan dhe u cilėsuan nga ndėrkombėtarėt si zgjedhje tė lira dhe tė ndershme. Mė pas tė gjitha proceset zgjedhore janė shoqėruar me njė tendosje nervash nga kampet politike, ku dalėngadalė u bė kulturė qė humbėsi tė mos pranonte rezultatin. E njėjta praktike po ndodh dhe sot.

Mė 31 mars tė vitit 1991 nga ish-PPSH-ja, e cila tre muaj mė vonė u shndėrrua nė PSSH, do tė zhvilloheshin zgjedhjet e para pluraliste nė vend. Nėn njė sistem mazhoritar tė pastėr, Kuvendi i Shqipėrisė pėrbėhej nga 250 deputetė. Shqiptarėt vinin nga mė shumė se 45 vjet izolim dhe pėrkrahja qė kishte Partia Demokratike nė atė kohė nuk linte hije dyshimi se do tė ishte ajo fituesja e zgjedhjeve. Por ndodhi ajo qė nuk pritej: nė pėrfundim rezultoi se PPSH-ja kishte marrė rreth 67 pėr qind tė vendeve nė Kuvendin e Shqipėrisė nė raport me 33 pėr qind qė kishte marrė PD-ja. Vetėm dy ditė pas zgjedhjeve nė Shkodėr u organizua njė protestė dhe bilanci ishte tragjik. Pushteti, qė kontrollohej ende nga kasta e vjetėr e regjimit, jep urdhėr tė qėllohej nė turmė, ku mbetėn katėr tė vdekur, mes tyre Arben Broci, njė ndėr liderėt e protestave tė dhjetorit. Opozita braktisi pėr disa kohė Kuvendin e dalė nga kėto zgjedhje. Muajt e mėpasmė do tė shoqėroheshin me tė tjera protesta masive nė tė gjithė vendin, duke i detyruar tė majtėt tė bėnin koalicion me PD- nė. Pas pak muajsh nė qeveri kjo parti tėrheq ministrat e saj, gjė qė e futi vendin nė krizė. Pas kėsaj u deklaruan zgjedhjet e parakohshme dhe u ndryshua sistemi elektoral: nga mazhoritar i pastėr nė maxhoritar-proporcional. Nė zgjedhje rezultoi fituese PD-ja, qė kėsaj here ishte ajo qė mori 67 pėr qind tė votave tė Kuvendit.

Mė pas do tė vinin, si tė thuash, katėr vjet relativisht tė qetė, tė paktėn pėr sa u pėrket zgjedhjeve. Nė zgjedhjet 26 majit tė vitit 1996 Partia Demokratike do tė vinte pas dy humbjeve qė e kishin shoqėruar kėtė forcė politike deri atėherė. Bėhet fjalė pėr zgjedhjet e tetorit 1992 pėr pushtetin lokal, pra vetėm disa muaj pasi kishte fituar zgjedhjet parlamentare dhe referendumi pėr Kushtetutėn. Nėn kėtė frymė zhvillohen zgjedhjet e vitit 1996, ku u vunė re manipulime tė shumta tė votave dhe presion nė qendrat e votimit. E majta tėrhoqi komisionerėt, gjė qė bėri qė PS-ja tė merrte vetėm 10 vende nė Parlament. Mė pas nisėn protestat, tė mbėshtetura dhe nga njė pjesė e tė pakėnaqurve qė ishin larguar nga PD-ja. Protesta e disa ditėve mė pas do tė degjeneronte nė dhunė dhe ndėrkombėtarėt do tė deklaronin se politikisht zgjedhjet ishin tė dėshtuara. Vetėm disa muaj mė vonė do tė fillonte kriza e piramidave dhe do tė deklaroheshin zgjedhjet e parakohshme nė qershor tė vitit 1997.

Zgjedhjet e kėtij viti u zhvilluan nėn njė frymė aspak tė favorshme pėr PD-nė. Shumica e territorit kontrollohej nga bandat e armatosura dhe Komitetet e Shpėtimit, qė nė pjesėn dėrrmuese mbėshtetnin tė majtėn. Nga ndėrkombėtarėt procesi u konsideruar si zgjidhje e krizės, me gjithė defektet e shumta qė e shoqėruan. PD-ja, tashmė nė opozitė, lajmėroi bojkotin e zgjedhjeve, ndėrkohė qė filloi protestat. Paralel protesta zhvilluan dhe pėrkrahėsit e monarkisė, tė cilėt pretendonin se kishin fituar nė zgjedhjet e qershorit. Katėr vjetėt e qeverisjes socialiste u karakterizuan nga protesta tė shumta, qė nga mosnjohja e zgjedhjeve e deri tek arrestimi i gjashtė deputetėve, vrasja Azem Hajdarit etj.

Zgjedhjet e qershorit tė vitit 2001, me gjithė eksperiencėn e hidhur tė zgjedhjeve tė mėparshme, nuk sollėn ndonjė ndryshim nga ato tė mėparshmet. Nė shumė qendra votimi u pėrdor dhunė pėr tė manipuluar votat. Nė KQZ jo pak herė u vunė re dhe kuti tė shqyera, tė cilat u morėn si tė mirėqena. Kėsaj iu shtua dhe formula e Dushkut tė famshėm, ku PS-ja i bėri thirrje elektoratit qė nė proporcional tė votonin partitė aleate. Kjo solli deformimin e votės dhe nga njė fshat i vetėm dolėn rreth 12 deputetė, gjė qė e ēoi numrin e deputetėve tė majtė nė rreth 87. PD-ja bojkotoi sėrish Kuvendin dhe zgjodhi protestat pėr tė kontestuar rezultatin, protesta qė zgjatėn rreth 6 muaj. Ndėrkombėtarėt e cilėsuan Kuvendin e dalė me ligjshmėri tė cunguar dhe detyruan PS-nė tė bėnte kompromisin e presidentit. Pas njė periudhe relativisht tė qetė, nė vitin 2004 opozita nisi sėrish protestat. Ndėrkombėtarėt vunė kushte detyruese pėr socialistėt nė zgjedhjet e vitit 2005.

Socialistėt vinin nga njė qeverisje tetėvjeēare tė mbushur me akuza pėr korrupsion dhe konflikte interesash. Me gjithė problemet, opozita arriti tė fitonte zgjedhjet e 2 korrikut 2005 dhe tė krijonte qeverinė e saj. Ndėrkohė ishte PS-ja ajo qė kontestonte zgjedhjet, por kėtė herė nė institucione. Ndodhi ajo qė nuk pritej: ministra, qė deri dje ishin tė veshur me pushtet, ankimonin se ishin manipuluar nga kandidati i opozitės. Kjo bėri qė formimi i qeverisė tė zvarritej pėr tre muaj, ndėrkohė qė mazhoranca nė pėrballjen e saj nė zgjedhje do tė humbiste nė vitin 2007 pėrballė PS-sė nė zgjedhjet lokale. Tanimė nė krye tė PS-sė kishte ardhur Edi Rama, i cili premtonte njė politikė ndryshe.

Dita e zgjedhjeve tė 28 qershorit u karakterizua si ndėr mė tė qetat. Kutitė u mbyllėn nė orarin e caktuar dhe nuk u raportuan incidente. Nė orėn 18:00 pasdite tė dy liderėt respektivė, Berisha dhe Rama, dolėn dhe pėrshėndetėn procesin. Por me kalimin e orėve situata filloi tė tensionohej. PS-ja po e shikonte veten humbėse pas njė fushate ku nė qendėr kishte vėnė kultin e individit, qė ishte ajo e kryetarit Rama. Fillimisht u hodhėn akuza pėr manipulim nė qytetin e Fierit, mė pas kėto akuza u shtrinė dhe pėr Beratin apo qarqe tė tjera. Rama po kundėrshtonte njė rezultat qė e kishte prodhuar njė kod qė ai vetė e kishte propozuar, madje pėr kėtė ishin bėrė dhe ndryshime nė Kushtetutėn e vendit dhe tashmė votohej nė bazė tė sistemit proporcional-rajonal. PS-ja ankimoi nė tė gjitha shkallėt, por sėrish nuk arriti tė pėrmbysė rezultatin. Ndėrkombėtarėt i cilėsuan zgjedhjet si mė tė mirat tė zhvilluara ndonjėherė, ndėrsa Rama menjėherė pas certifikimit tė tyre dhe pas rizgjedhjes sėrish nė krye tė PS-sė pas njė gare tė lehtė me Maqo Lakrorin, deklaroi se nuk do tė njohė Kuvendin dhe zgjodhi rrugėn e protestave, rrugė e cila vazhdon ende sot e kėsaj dite

31 mars 1991

PPSH-ja mori nė atė kohė 67.6 pėr qind tė votave, kurse e dyta u rendit Partia Demokratike me 38.71 tė votave. Menjėherė pas kėsaj Partia Demokratike organizoi njė miting proteste nė qytetin e Shkodrės, protestė e cila rezultoi me njė bilanc tragjik. U qėllua nė turmė dhe mbetėn tė vrarė katėr persona, mes tė cilėve Arben Broci.

22 mars 1992

Nė zgjedhjet e 22 marsit tė vitit 1992 Partia Demokratike mori 62.09 pėr qind tė votave, kurse Partia Socialiste, pasardhėse e PPSH-sė, mori vetėm 25.73 pėr qind tė votave. Nė vend tė tretė u rendit Partia Socialdemokrate me 4.38 pėr qind tė votave. Zgjedhjet u cilėsuan tė mira dhe nuk pati kontestime nga ana e ndėrkombėtarėve.

29 qershor 1997

Nė zgjedhjet e parakohshme tė 29 qershorit tė vitit 1997. Nė kėto zgjedhje Partia Socialiste mori fitore mjaft tė thellė, duke fituar 65 pėr qind tė votave, kurse PD-ja 20.37 pėr qind. Rezultati u kontestua nga PD-ja, e cila bojkotoi pėr muaj me radhe sallėn e Kuvendit dhe nisi rrugėn e protestave, pasi sipas saj zgjedhjet u zhvilluan nėn frymė terrori.

Referendumi pėr monarkinė

Ndėrkohė nė zgjedhjet e vitit 1997 nuk ishte vetėm PD-ja ajo qė protestonte, por ishin dhe pėrkrahėsit e monarkisė. Paralelisht me zgjedhjet parlamentare u zhvillua dhe referendumi pėr ndryshimin e sistemit. Pėrkrahėsit e monarkisė pretendonin se kishin fituar, por rezultati ishte manipuluar gjatė numėrimit.

24 qershor 2001

Edhe zgjedhjet e 24 qershorit tė vitit 2001 u karakterizuan nga kontestime dhe mangėsi qė u vunė re dhe nga ndėrkombėtarėt. Opozita e kundėrshtoi rezultatin dhe braktisi Kuvendin dhe u hodh nė protesta pėr disa muaj. Hyrja e saj nė Kuvend u kushtėzua nga ndryshimi i kursit tė maxhorancės, e cila toleroi nė zgjedhjen e njė presidenti konsensual.

26 maj 1996

Nė zgjedhjet e 26 majit tė vitit 1996 ishte Partia Socialiste ajo qė do tė protestonte kundėr zhvillimit tė tyre. Nė qendrat e votimit manipulimi ishte i hapur dhe nėn kėto kushte opozita braktisi zgjedhjet mė pak se njė orė para se tė mbylleshin kutitė e votimit. Protesta e organizuar disa ditė mė pas do tė degjeneronte nė dhunė, ndėrkohė qė nė Kuvend e majta do tė zinte vetėm 10 vende. Kuvendi u bojkotua dhe deputetėt e PS-sė do tė shkonin atje vetėm kur ndodhėn ngjarjet e vitit 1997. Nė kėto zgjedhje PD-ja mori 55.53 pėr qind tė votave, kurse PS-ja vetėm 20.37 pėr qind. Kėto zgjedhje veē kontestimit morėn dhe notė negative nga ndėrkombėtarėt, tė cilėt i konsideruan ato si tė manipuluara. Kriza zgjedhjeve e vitit 1996 do tė bėhej dhe njė lajtmotiv i maxhorancės sė mėvonshme, e cila ia kujtonte opozitės sė djathtė kėtė fakt sa herė kjo e fundit kėrkonte drejtėsi pėr zgjedhjet.

28 qershor 2009

Zgjedhjet e 28 qershorit tė vitit 2009 u zhvilluan tė qeta deri nė orėn 18:00, kur u mbyllėn qendrat e votimit. Rama dhe Berisha e pėrshėndetėn zhvillimin e tyre. Por vetėm dy ditė mė vonė nė Fier u tentua tė zhvillohej njė revoltė me pretendimin se po manipulohej rezultati. Mė pas zgjedhjet u ankimuan nė tė gjitha shkallėt institucionale: nė KQZ dhe Kolegjin Zgjedhor, ku PS-ja sėrish rezultoi humbėse. Mė pas ajo doli me tė tjera kėrkesa: hetimin e zgjedhjeve dhe hapjen e kutive. Duke parė kundėrshtimin e maxhornacės, sidomos pėr sa i pėrket kėrkesės pėr hapjen e kutive, PS-ja zgjodhi bojkotin dhe rrugėn e protestave, rrugė tė cilėn e vazhdon dhe sot. Gjithsesi, zgjedhjet janė certifikuar nga ndėrkombėtarėt dhe kėrkesat e saj s’kanė gjetur mbėshtetjen e pritur. Nga tė djathtėt protestat e socialistėve cilėsohen si personale, pasi s’kanė tė bėjnė me zgjedhjet.

Kundėrshtimet

Protestohet edhe pėr vendoret

Nuk kanė qenė vetėm zgjedhjet e pėrgjithshme ato qė janė kundėrshtuar sistematikisht nga forcat politike, por dhe zgjedhjet lokale. Kjo ka filluar nė vitin 2000, kur PS-ja fitoi zgjedhjet e dyta, kėtė herėvendore pas atyre tė vitit 1997 dhe nė krye tė Bashkisė sė Tiranės u ngjit Edi Rama. Opozita e asaj kohe s’mund tė pranonte tė humbiste edhe pushtetin lokal pas humbjes nė zgjedhjet e para tre vjetve. PS-ja vinte nė kėto zgjedhje me argumentet e vitit 1997, ku fajtore kishte bėrė Partinė Demokratike, ndėrkohė qė u vunė re shenja manipulimi, sidomos nė zonat rurale, ku dhe gara pėr krerėt e komunave bėhej akoma mė e fortė. Si pasojė, PD-ja humbi shumicėn e bashkive tė mėdha tė vendit dhe akuzoi maxhorancėn pėr manipulime. Nė kėto zgjedhje lufta mė e fortė u bė nė Tiranė, ku PS-ja kishte pėrzgjedhur pėr nė krye tė saj Edi Ramėn, tė marrė nga Fatos Nano nė vitin 1998 nė Paris, ku qėndronte si emigrant. Gjithsesi, protesta e opozitės nuk zgjati shumė nė atė periudhė, se po afroheshin zgjedhjet e pėrgjithshme tė vitit 2001. Pas kėsaj zgjedhjet u kundėrshtuan sėrish nė vitin 2003. Megjithėse PD-ja fitoi njė epėrsi nė kėto zgjedhje, ku fitoi njė sėrė qytetesh tė mėdha, si Shkodrėn, Elbasanin, Korēėn etj., sėrish Tirana u kthye nė arenė kontestimesh tė palėve. Kėtė herė ishte kandidati i PD-sė pėr Tiranėn Spartak Ngjela ai qė, pasi kishte lėnė mandatin e deputetit, kandidoi pėrballė Ramės pėr Bashkinė e Tiranės. Rezultati foli pėr njė fitore tė kandidatit socialist, i cili gjatė tre vjetve si kryetar Bashkie kishte pasur investimet e tė gjithė pushtetit pėr punėt nė Tiranė. Por sėrish opozita iu rikthye protestave. Kėtė herė pėrballė KQZ-sė dhe nė krye tė tyre qėndronte vetė Ngjela, i cili akuzonte kundėrshtarin pėr manipulim tė zgjedhjeve. Zgjedhjet nė shumė qendra votimi u pėrsėritėn, por kjo nuk solli asgjė nė favor tė Ngjelės.

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Metropol

Publikuar nga: Metropol

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos