Urdheri i Mjekut: Shendetesia, sistemi ne kolaps

Presidenti i Urdhrit te Mjekut Dine Abazi kritikon sistemin shendetesor duke e konsideruar jo funksional.

Per mjekun e vjeter, sistemi eshte ne kolaps per sa kohe si pacientet dhe mjeket shprehin pakenaqesi per sherbimin, mungesen ilaceve, rryshfetin dhe pagat e uleta.

"Sistemi eshte ne krize, pasi nuk gjenden barnat, nuk gjendet gama e duhur e aparaturave, kur shkon ne poliklinike mungon laboratori, kur shkon ne spital pacienti duhet te marre me vete carcafet, per te mos harruar edhe banjot te cilat thuajse nuk funksionojne”, thote Abazi.

Por presidenti i Urdherit te Mjekut fajeson qeverisjen per mangesite e sistemit shendetesor pasi me 3 % te GDP fonde ne kete sektor nuk mund te ndertohet asgje.

“Rregullimi i sistemit behet kur qeveria e ka shendetesine prioritetin kryesor”, thote Abazi.

Ne deklaratat e tij Abazi i referohet denoncimeve te shumta te qytetareve qe i drejtohen Urdherit te Mjekut  per te shprehur pakenaqesite e tyre. Ai shprehet ne favor reformave te thella por te mbeshtetura me buxhetin e duhur.

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Top Channel

Publikuar nga: Top Channel

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos