Kur duhet tė na shqetėsojė temperatura e fėmijėve

Autori i Lajmit: Redaksia
Temperatura e lartė ėshtė simptomė e shpeshtė nė fėmijėri, e cila te prindėr pa edukatė mjekėsore dhe pa eksperiencė tė mjaftueshme shpesh shkakton stres dhe reaksion paniku. Prandaj, lexojeni me kujdes kėtė tekst! Cila temperaturė llogaritet si normale kur fėmija ėshtė e shėndoshė?
Temperatura trupore normale tek fėmijėt ėshtė 37 gradė C. Gjatė ditės mund tė ulet nga 36.10 C nė mėngjes deri 38 gradė C vonė pasdite, por fėmija ėshtė nė gjendje tė mirė shėndetėsore dhe ėshtė aktiv.

-Si matet temperatura?

Me prekje tė zakonshme tė ballit, fytyrės dhe stomakut, nėnat mund tė orientohen se a ka fėmija temperaturė tė lartė. Megjithatė, mėnyra e vetme e sigurt, qė tė vėrtetohet se fėmija ka temperaturė tė lartė ėshtė qė tė matet ajo. Temperatura trupore mund tė matet nė zorrėn e trashė (rektum), nė gojė dhe nėn sqetulla (aksilė). Mos pėrdorni shirita qė vendosen nė ballin e fėmijės ose termometra qė nuk duken tė sigurtė.

-Cila temperaturė llogaritet si e lartė?

Nė pėrgjithėsi, llogaritet se temperatura ėshtė e lartė, nėse temperatura rektale (nė pasdalje) ėshtė mbi 38°C, orale (nė gojė) mbi 37.8°C ose aksilare (nėn sqetulla) mbi 37.2°C.

-A ėshtė e rrezikshme pėr fėmijėn temperatura e lartė?

Zakonisht temperatura nuk ėshtė e rrezikshme, as qė mund ti bėj keq fėmijės, me pėrjashtim kur ėshtė e lartė (mbi 41.10), kur mund tė ketė efekte tė padėshirueshme mbi funksionin e trurit.
Nė fakt, temperatura e lartė gjatė infeksioneve ėshtė e dobishme pėr organizmin. Nė kushte tė temperaturės sė lartė, mikroorganizmat (shkaktarėt e infeksioneve) shumėzohen mė ngadalė, dhe krijojnė mė pak produkte toksike. Temperatura i zmadhon aftėsitė e organizmit tė luftojė me infeksionet dhe e zmadhon efikasitetin e antibiotikėve.

-Si e rregullon organizmi temperaturėn trupore?

Temperatura trupore rregullohet pėrmes qendrės qė ėshtė e vendosur nė pjesėn e trurit e quajtur Hipotalamus. Temperatura shfaqet kur ky “termostat” ėshtė i zhvendosur, nė vlera mė tė larta se normalja.

-Cilat janė shkaqet mė tė shpeshta pėr ngritje tė temperaturės?

Ngritja e temperaturės mund tė shkaktohet nga substanca qė lirohen nė organizėm, si pėrgjigje ndaj infeksionit, kancerit, disa sėmundjeve joinfektive (p.sh..artriti reumatoid juvenil), disa barėra dhe vaksina.
Afatshkurt, temperatura mund tė ngritet gjatė lodhjes, nėse temperatura e jashtme ėshtė shumė e lartė ose nėse fėmija pranon ushqim tė nxehtė dhe pije tė nxehta. Nė kėta raste nuk bėhet fjalė pėr temperaturė tė vėrtetė. Organizmi orvatet qė me djersitje ta ul temperaturėn drejt normales. Pėrkundrazi nga mendimi i pėrhapur, dalja e dhėmbėve nuk shkakton temperaturė. Mė shpesh temperatura e lartė ėshtė simptomė, e cila shfaqet nė suazat e ndonjė sėmundjeje infektive. Zakonisht bėhet fjalė pėr infeksione virale, temperatura nuk ėshtė mė e lartė se 38.3-40 C dhe zgjat 2-3 ditė.

-Si tė hetoj qė fėmija im ka temperaturė?

Fėmijėt zakonisht shfaqin simptoma qė janė tė lidhura me sėmundjen ekzistuese, qė ka sjell deri te ngritja e temperaturės (p.sh. kruarje te ethet, kollitje te infeksionet respiratore, dhembje te infeksionet e veshit). Vetė ngritja e temperaturės shkakton pėrshpejtim tė frymėmarrjes, tė pulsit, ethe dhe djersitje. Ethet janė shenjė se organizmi mundohet ta risė temperaturėn; djersitja tregon se organizmi mundohet ta ulė temperaturėn. Si efekte anėsore mund tė shfaqen plogėshti, dehidrim i lehtė, ndonjėherė ērregullim i vetėdijes dhe konvulsione febrile.

-A korrespondon lartėsia e temperaturės me seriozitetin e sėmundjes?

Jo ēdo herė. Pamja dhe gjendja e pėrgjithshme e fėmijės sugjerojnė mė shumė pėr seriozitetin e sėmundjes, se sa lartėsia e temperaturės.

-A mund tė sjellė temperatura e lartė komplikime?

Te fėmijėt normalė, temperatura e lartė rrallė shkakton komplikime. Nėse fėmija ėshtė tepėr i nxehtė dhe nuk ka mėnyrė qė ta eliminojė nxehtėsinė mund tė shfaqet pika e diellit. Kjo mund tė ndodh nėse fėmijė febril vishet shumė ose nėse vendoset nė afėrsi tė burrimit tė ngrohtėsisė ose nėse lihet nė veturė nė diell direkt, pa ventilim adekuat. Humbja e tepėrt e lėngjeve qė ndodh pėrmes djersitjes ose pėrmes frymėmarrjes tė pėrshpejtuar, mund tė sjell deri te dehidratimi. Nė atė rast, nėna vėren se pelenat qė zakonisht janė tepėr tė lagura, tani janė tė thata (urinim i pakėt), ndėrsa urina ėshtė shumė e koncentruar dhe ka erė tė fortė. Fėmija i dehidruar ėshtė mė shumė i prirur ndaj pikės sė diellit.

-A mund tė sjellė temperatura e lartė konvulsione febrile dhe cili ėshtė rreziku?

Me kėtė emėr emėrtohen ngėrēet tė shkatuara nga temperatura e lartė. Vetė ataku duket shumė dramatik. Fėmija pėrnjėherė e humb vetėdijen, sytė janė tė ngulitura lart dhe fillon tė dridhet. Edhe pse sulmet e tilla ngjasojnė me ato epileptiket, konvulsionet febrile tė pakomplikuara janė tė tė parrezikshme. Ata mund tė pėrsėriten gjatė njė situate tjetėr me temperaturė tė lartė, por zakonisht nuk sjellin deri te epilepsia, dhe tepėr rrallė shkaktojnė dėmtim tė trurit. Shfaqen te rreth 4% e fėmijėve, mė shpesh nė moshė prej 1-3 vjet. Zakonisht zgjasin mė pak se 15 minuta. Kujdes! Ndonjėherė konvulsionet e shoqėruara me temperaturė sinjalizojnė inflamacion tė cipave tė trurit (meningjit) dhe prandaj fėmijėt me konvulsione febrile duhet tė dėrgohen te mjeku.

-Kur tė drejtoheni te mjeku?

Dėrgojeni fėmijėn tuaj urgjent te mjeku nė situatat qė vijojnė: nėse fėmija ėshtė mė i vogėl se 2 muaj, nėse temperatura ėshtė mė e lartė 40.40 C, nėse zgjohet rėndė, nėse ėshtė konfuz ose me vetėdije tė ērregulluar, nėse qan dhembshėm, nėse duket shumė i sėmurė, nėse ėshtė prezent rreziku pėr infeksion serioz (p.sh. fėmijė me abnormalitet tė imunitetit), nėse ka konvulsione, nėse e ka qafėn e shtangur, nėse nė lėkurė janė prezente njolla tė kuqe (pika), nėse merr frymė vėshtirė, dhe kjo nuk korigjohet edhe pasi ia pastroni hundėn. Nė situatat qė vijojnė edhe pse nuk ėshtė urgjente, prapė se prapė duhet tė kosultoni pediatrin. Nėse fėmija ėshtė i moshės prej 2-4 muaj, nėse temperatura ėshtė e lartė (400 gradė C) sidomos nėse fėmija ėshtė mė i vogėl se 2 vjet, nėse gjatė urinimit ndjen djegie ose dhembje, nėse i dhemb veshi, nėse ēalon gjatė tė ecurit (paraprakisht ka ecur normalisht), nėse ankohet pėr dhembje barku, nėse temperatura zgjat mė shumė se 72 orė, nėse ka temperaturė mė shumė se 24 orė pa arsye tė qartė, nėse temperatura ėshtė ulur mė gjatė se 24 orė dhe pastaj ėshtė shfaqur sėrish.


Ky lajm ėshtė publikuar: 07/12/2009

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Ballkan

Publikuar nga: Ballkan

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos