Varja e Havzi Nelės, PD zbardh vendimin dhe firmėn e Kristaq Ramės



Bumēi publikon dokumentin e Ministrisė sė Brendshme dhe emrat e firmėtarėve tė vdekjes sė poetit Havzi Nela





Pėrmes vargjeve foli pėr tė drejtat e njeriut, por kuēedra e kuqe e vari nė litar. Mes firmėtarėve tė vdekjes sė poetit disident Havzi Nela, figuron edhe emri i tė atit tė kreut tė PS-sė, Edi Rama, ish-anėtarit tė Presidiumit Popullor, Kristaq Rama. Para katėr ditėsh Kryeministri Sali Berisha akuzoi publikisht se i ati i Ramės, ka firmosur varjen e poetit Nela, ndėrkohė qė dje pėrmes deputetit Aldo Bumēi, PD-ja zbardhi vendimin e plotė dhe firmėn vrasėse tė Kristaq Ramės. Njė kopje tė saj PD-ja ka vendosur t’ia ēojė edhe djalit tė tij, Edi Ramės, nga i cili kėrkon falje publike nė emėr tė familjes sė poetit dhe gjithė shqiptarėve pėr krimin monstruoz tė tė atit. Dokumenti i Ministrisė sė Brendshme, qė mban firmėn e ish-ministrit komunist, Hekuran Isai, mban datėn 9 gusht 1988 dhe i drejtohet degės sė brendshme tė Kukėsit, sė cilės i kėrkohet dėnimi me vdekje i poetit. Ministria njofton degėn e zonės se Presidiumi i Kuvendit Popullor nuk i fali jetėn tė dėnuarit. Vendimi ka dhe emrat e firmėtarėve tė Presidiumit, mes tyre edhe Kristaq Rama, i ati i kryesocialistit Edi Rama. Emrat e aparatit tė Presidiumit Popullor nisin me ish-presidentin Ramiz Alia, Rita Markon, Xhafer Spahiun, Emine Hurin, Sihat Tozajn, Eleni Selenicėn, Faik Cinajn dhe vijon mė tej me emrat e Kristaq Ramės, Lumturi Rexhės, Petrit Gaēes, Rrahman Hankun, Simon Ballabanin, Sotir Koēollarin, Stefan Qirjakon dhe Terezina Marumbin. Tė gjitha kėta persona kėrkuan ekzekutimin me varje tė poetit Havzi Nela dhe vetėm disa muaj para rėnies sė perdes sė komunizmit, nė njė kohė kur familjarėt e tij kishin kėrkuar faljen e jetės, gjakatarėt vendosėn ta dėnojnė Nelėn me varje nė mes tė qytetit tė Kukėsit. Mbi tė rėndonte akuza e krimeve kundėr shtetit pėr dy herė radhazi, ndėrkohė qė vendimi pėrfundimtar ishte varja nė litar. Pėr kėtė deputeti Aldo Bumēi kėrkoi dje nė emėr tė PD-sė qė Edi Rama tė kėrkojė falje pėr ekzekutimin e poetit Havzi Nela, pasi i ati i tij ka firmosur vendimin. “Ėshtė njė vendim xhelatėsh qė mban firmėn e Ramiz Alisė, Kristaq Ramės, ku dėnohet me ekzekutim me varje mė datė 10 gusht 1988, ditė e mėrkurė, nė mes tė Kukėsit, disidenti dhe poeti Havzi Nela, pėr fajin e vetėm se nė vargjet e tij kėrkonte tė drejtat e njeriut. Kėtė vendim do ia dėrgojmė kryetarit tė PS-sė, zotit Edi Rama. Ėshtė njė nga vendimet kriminale tė babait tė tij biologjik dhe do ia dėrgojmė me shpresėn qė tė nxisė tek ai ndjenjėn e dėnimit tė kėtij akti; t’i kėrkojė falje publikisht familjes sė Havzi Nelės, t’i kėrkojė falje qytetarėve tė Kukėsit, t’i kėrkojė falje qytetarėve tė gjithė Shqipėrisė pėr kėtė akt kriminal tė babait tė tij”, - theksoi z. Aldo Bumēi.









PD, Strazimiri: Ilir Gjoni, mė kriminel se i ati



Demokratėt pėrmes deputetit Gent Strazimiri iu pėrgjigjėn dje akuzave tė PS-sė pėr nivelin e krimit nė Shqipėri. Ai akuzoi Xhelil Gjoni xhunior, i cili nė zbatim tė porosive dhe direktivave tė shokut Edvin Kristaq Rama artikuloi publikisht mashtrimet e rėndomta qė publikisht i pėrdorin pa sukses me zyrtarėt e huaj pėr tė penguar proceset integruese tė vendit, si ai i heqjes sė vizave apo anėtarėsimit nė BE. “Me sa duket, nė cilėsinė e ish- drejtuesit tė Ministrisė sė Brendshme tė njė vendi qė nuk ka asnjė lidhje me Shqipėrinė e sotme, shoku Xhelil ofroi panoramėn e vitit 2001 kur ai vetė drejtonte nė fakt simbiozėn e krimit tė organizuar me shtetin. Na rikujtoi se ėshtė ish-ministėr i Brendshėm i njė vendi nga brigjet e tė cilit nisej ēdo natė njė flotė skafesh qė transportonte nga mbretėria e kanabisit dhe e marijuanės me mijėra ton drogė, disa mijėra prostituta, kryesisht nga vendet e Lindjes dhe qė pajiseshin brenda natės me pasaporta shqiptare nė komisariate tė caktuara nga lart”, - tha z. Strazimiri. “Na kujtoi, - shtoi Starzimiri, - ku rendi e qetėsia publike ruhej sipas lokalitetit nga Aldo Bare, Lul Berisha apo Nehat Kulla, pasi policia kishte pune tė tjera; ku polici e blinte tek ministri vendin e punės dhe pas 6 muajsh blinte njė restorant 450 mijė euro nė mes tė Tiranės, bėhej deputet a ndėrtonte pallate sipas rastit, ose tė trija bashkė; ku policia funksiononte si njė bandė e organizuar qė vriste deputetėt e opozitės e masakronte komisionerėt e saj nė zgjedhje, madje nė fund nxirrte dhe ndėrronte rezultatin sipas porosive”.





PD, Mėhilli: Pėr 9 vjet, Rama mohoi atėsinė e djalit

Njė tjetėr faksimile e procesverbalit origjinal tė gjyqit nė qershor 2000, nė tė cilin znj. Matilda Makoēi padit pėrsėri Edvin Kristaq Ramėn, pasi “ai jo pėr 9 ditė, as pėr 9 javė, as pėr 9 muaj, por pėr 9 vjet rresht i kishte mohuar djalit tė tij si atėsinė, ashtu edhe kafshatėn e gojės”. Zbardhjen e saj e bėri dje nė emėr tė PD-sė Erla Mėhilli, zėdhėnėse e Partisė Demokratike, e cila theksoi se “kėto dokumente pėr t’ia rikujtuar Edi Ramės i ka botuar pėr herė tė parė nė fletushkėn e tij ndihmėsi i tij aktual kryesor sot, Ymer Baze”. Duke komentuar dosjen e divorcit “Rama” dhe lidhur atė me karrierėn politike tė kryetarit tė PS, Mėhilli vlerėsoi se “ėshtė shumė i hidhur fakti se tortura, poshtėrimi, dhuna ndaj viktimave tė kėtij procesi, ka marrė fund vetėm nė vigjilje tė fushatės elektorale tė viti 2000, kur Edvin Kristaq Rama vendosi tė kandidonte pėr kryeplak tė Bashkisė sė Tiranės”. Vetėm atėherė, aspak i penduar, por thjesht i kalkuluar, vetėm pėr shkaqe elektorale, Edvin Kristaq Rama detyrohet tė pranojė atėsinė dhe sė bashku me tė edhe kafshatėn e gojės, fėmijės sė tij qė pėr 9 vite rresht e pėrbuzi nė dyert e gjykatave sė bashku tė ėmėn, madje duke refuzuar edhe analizėn e AND-sė tė kėrkuar nga gjykata pėr tė faktuar pretendimin e tij se fėmijėn e kishte me tė atin (pra me tė atin e vetė Ramės), - ka vazhduar Mėhilli, duke mos kursyer gjuhėn e ashpėr pėr jetėn private tė Ramės, e nisur dhjetė ditė mė parė nga Kryeministri i vendit. Nė avancim tė deklaratės, Mėhilli shtroi pyetje pėr nėnat, gratė dhe baballarėt shqiptarė, duke kėrkuar mendimin e tyre pėr “faktin” se “cili ėshtė ai njeri qė pėr 9 vjet rresht i mohon djalit tė tij atėsinė dhe kafshatėn e gojės, duke e pranuar vetėm pas 9 vjetėsh, pėr shkak tė fushatės elektorale dhe vetėm pėr leverdi politike?”. Ndėrsa nė pėrfundim, deklarata e Mėhillit u pėrmbyll me fjalėt: “A mundeni ju tė besoni se ky zotėri qė mohon pa asnjė bazė, mbasi refuzoi edhe analizėn e vėrtetėsisė, atėsinė dhe kafshatėn e gojės djalit tė tij do tė mund tė ketė dashuri, dhembshuri dhe kujdes pėr fėmijėt tuaj dhe fėmijėt e shqiptarėve?”.


















 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Gazeta Standard

Publikuar nga: Gazeta Standard

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos