Personat me Aftėsi tė Kufizuara, Ministria e Punės: kategoritė qė do tė pėrfitojnė ndihmė nė 2010-n



Jonida Tashi


Numri i pėrfituesve tė pagesės pėr aftėsi tė kufizuar gjatė vitit 2010 do tė rritet. Lajmi bėhet i ditur nga shifrat zyrtare tė Ministrisė sė Punės, tė cilat evidentojnė se gjatė vitit tė ardhshėm, 2800 persona tė tjerė do tė trajtohen me pagesėn e aftėsisė sė kufizuar nga shteti. Konkretisht, nga 128 876 persona me aftėsi tė kufizuar, qė marrin aktualisht pagesėn e paaftėsisė, pėr vitin 2010, do tė trajtohen me pagesa cash 131 679 persona me aftėsi tė kufizuar dhe kujdestarė tė tyre, me njė fond prej 11 442 miliardė lekė, ose 24% mė shumė se viti 2009.
Panorama
Me rastin e 3 Dhjetorit, Ditės Ndėrkombėtare tė Aftėsisė sė Kufizuar, drejtori i pėrgjithshėm i Shėrbimit social Shtetėror (SHSSH), Mihal Naēo, ka bėrė njė panoramim tė situatės pėr personat me aftėsi tė kufizuar nė vendin tonė. Fillimisht Naēo, nė prononcimin e tij tė posaēėm pėr shtyp, ka sqaruar se buxheti i shtetit mbėshtet me pagesė mujore personat me aftėsi tė kufizuar, tė cilėt kanė lindur tė tillė ose janė bėrė tė tillė gjatė jetės. “Kjo kategori nė nevojė ka patur dhe do tė ketė gjithmonė vėmendjen e shtetit pėr t’u mbėshtetur jo vetėm financiarisht, por nė radhė tė parė pėr t’u integruar nė tė gjitha proceset jetike”,- ėshtė shprehur drejtori i Shėrbimit Social. Mė tej ai ka vijuar me numrin e pėrfituesve dhe trajtimet qė ata do tė marrin nga shteti gjatė 2010-s.
Pėrfituesit
Sipas Mihal Naēos, konkretisht, 128 876 persona me aftėsi tė kufizuar, prej tė cilėve, 3 733 janė edhe pėrfitues tė paketės higjiene-sanitare. Nė mėnyrė mė tė detajuar janė pėrfitues: 15 411 persona tė verbėr me 3 775 kujdestarė; 7 792 persona para dhe tetraplegjik me 3 821 kujdestarė dhe 3 733 pėrfitues tė paketės higjiene-sanitare; 51 891 invalidė pune. Ndėrkaq, ēdo pėrfitues i Statusit tė Invalidit para dhe tetraplegjik, pėrfiton njė pagesė mujore prej: 87 000 lekė personi i sėmurė; 92 000 lekė kujdestari; 160 000 lekė paketa higjienike (totali 339 000 lekė nė muaj). Pėr vitin 2009, pėr mbėshtetjen e kėtyre shtresave u pėrdorėn rreth 9 800 000 (mijė lekė).


Numri i pėrfituesve
128 876 persona me aftėsi tė kufizuar, prej tė cilėve, 3 733 janė edhe pėrfitues tė paketės higjiene-sanitare

Nė mėnyrė mė tė detajuar janė pėrfitues:
15 411 persona tė verbėr me 3 775 kujdestarė
7 792 persona para dhe tetraplegjik me 3 821 kujdestarė dhe 3 733 pėrfitues tė paketės higjiene-sanitare
51 891 invalidė pune

Pagesa
Ndėrkaq, ēdo pėrfitues i Statusit tė Invalidit para dhe tetraplegjik, pėrfiton njė pagesė mujore prej:
87 000 lekė personi i sėmurė
92 000 lekė kujdestari
160 000 lekė paketa higjienike

Shėrbimet pėr personat me aftėsi tė kufizuara
Nė tėrėsinė e strukturave tė shėrbimit rezidencial njė vend me rėndėsi zėnė institucionet specifike tė shėrbimit rezidencial pėr personat me aftėsi tė kufizuar, kryesisht fėmijė tė moshės deri nė 25 vjeē. Rrjeti i shėrbimit social pėr personat me aftėsi tė kufizuar ėshtė i larmishėm si tipologji, si formė menaxhimi, administrimi dhe financimi. Pėr efekt studimi, rrjeti i institucioneve mund tė ndahet:
Institucione publike rezidenciale (6 qendra rezidenciale publike: Berat, Durrės, Korēė, Tiranė, Vlorė, Shkodėr);
Institucione jopublike rezidenciale (8 qendra jopublike rezidenciale: Shkodėr, Tiranė, Berat etj.);
Qendra zhvillimi dhe trajtimi ditore (4 qendra ditore publike: Lezhė, Korēė, Shkodėr, Elbasan);
Shėrbime nė komunitet (10 qendra ditore jopublike: Tiranė, Tepelenė, Shkodėr, Korēė, Librazhd etj.);
Shtėpi familje pėr personat me aftėsi tė kufizuar.

Rrjeti i institucioneve publike dhe jopublike
Rrjeti i institucioneve publike dhe jopublike qė ofron shėrbime pėr personat me aftėsi tė kufizuar, tė moshės nga 0 deri nė 25 vjeē ėshtė i pėrqendruar nė 6 qendra rezidenciale dhe 4 qendra ditore. Nga pikėpamja gjeografike kėto institucione janė tė vendosura nė Tiranė, Shkodėr, Lezhė, Berat, Korēė, Vlorė, Durrės. Nė kėto qendra rezidenciale tė zhvillimit dhe rehabilitimit tė fėmijėve me aftėsi tė kufizuara trajtohen 250 persona nė qendra publike rezidenciale dhe 198 nė qendra jopublike rezidenciale (403). Ndėrsa 154 tė tjerė pėrfitojnė shėrbime nė qendrat ditore publike. Nė sistemin e shėrbimit rezidencial pėr personat me aftėsi tė kufizuar evidentohet njė rrjet tjetėr institucionesh tė ngritura dhe tė specializuara nė fushėn e shėrbimit social pėr personat me aftėsi tė kufizuara. Ato janė tė drejtuara dhe tė financuara nga aktorė jo publikė tė huaj dhe vendas nė formėn tė larmishme tė shėrbimit rezidencial, jo rezidencial dhe gjysmė rezidencial. Nė pėrgjithėsi ato janė bėrė faktor komplementar me rėndėsi nė sferėn e plotėsimit tė nevojave tė personave me aftėsi tė kufizuar.

Shėrbimi komunitar pėr personat me aftėsi tė kufizuar

I gjithė shėrbimi social pėr personat me aftėsi tė kufizuar deri nė vitin 2002 ka qenė i determinuar nė dy format klasike: shėrbimi rezidencial nė institucione dhe qendra tė zhvillimit dhe programi qeveritar i mbėshtetjes ekonomike tė personave me pagesėn e paaftėsisė dhe nė raste tė tjera edhe me pagesėn e kujdestarisė. Nga ky vit, nė kuadrin e pėrpjekjeve pėr zgjerimin e tipologjisė sė shėrbimit pėr personat me aftėsi tė kufizuar ėshtė ndėrmarrė nė nivel kombėtar njė veprimtari e gjerė qė synon pėrmirėsimin e strukturės kombėtare tė shėrbimeve sociale pėr personat me aftėsi tė kufizuar, duke reduktuar shėrbimin e mbyllur rezidencial nė favor tė shėrbimit tė decentralizuar dhe komunitar si dhe duke aplikuar gradualisht edhe format mė
moderne tė shėrbimit.


Nė 2010-n, Ministria e Punės premton rritjen e shėrbimeve

Gjatė vitit tė ardhshėm, Ministria e Punės parashikon ndėrmarrjen e politikave eficiente pėr rritjen e mbėshtetjes ndaj personave me aftėsi tė kufizuar, jo vetėm me pagesa, por edhe me shėrbime. Kėshtu, parashikohet garantimi i standardeve tė shėrbimeve, sipas kuotave tė pėrcaktuara me ligj (ushqim, veshmbathje, aktivitetet integruese, kushte materiale dhe infrastrukturėn e nevojshme) pėr 1050 klientėt rezidenciale nė 27 institucionet e pėrkujdesit social. Po ashtu, me qėllim rritjen e cilėsisė sė shėrbimeve, pėr vitin e ardhshėm ėshtė parashikuar rikonstruksioni i disa qendrave sociale dhe mbėshtetja e ngritjes sė qendrave tė reja nė tė gjithė vendin. Rikonstruksioni i Shtėpisė sė Fėmijės, Tiranė, duke e kaluar atė nė Shtėpi-Familje, duke realizuar kėshtu objektivin e de-institucionalizimit ėshtė njė tjetėr parashikim i Ministrisė sė Punės, pėr vitin 2010. Gjithashtu, ėshtė parashikuar ndėrtimi i Qendrės sė Rehabilitimit tė Verbėrve, si dhe rikonstruksioni i qendrave tė tjera publike.



3 Dhjetor 2009

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Albania

Publikuar nga: Albania

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos