Shkodėr, rrezikohet zhdukja e krapit

Prefekti i Shkodrės, Magjid Cungu, jep alarmin se peshku nė liqenin e Shkodrės ėshtė drejt zhdukjes. Nė njė takim pune me drejtues tė Drejtorisė sė Ushqimit dhe Bujqėsisė nė Shkodėr, prefekti Magjid Cungu ka bėrė prezente situatėn nė liqenin mė tė madh nė Ballkan, atė tė Shkodrės.

Sipas Cungut, speciet e rralla bimore e shtazore po zhduken e nė veēanti peshku, ai i familjes sė krapit. Arsyet kryesore, sipas prefektit, janė gjuetia pa kriter nė kohen e shumimit apo mė keq, pėrdorimi i mjeteve shfarosėse pėr kapjen e peshkut si energjia elektrike apo lėndėt plasėse. Nė kėtė takim pune, prefekti u ka kėrkuar inspektorėve tė Drejtorisė sė Bujqėsisė dhe Ushqimit tė marrin masa pėr parandalimin e kėsaj situate dhe vėnien pėrpara pėrgjegjėsisė tė tė gjithė atyre qė peshkojnė nė mėnyrė tė kundėrligjshme. "Tani ėshtė periudha kur peshku ka kohėn shumimit, ndaj nuk duhet tė lejohet asnjė person qė tė peshkojė", u tha prefekti inspektorėve tė peshkimit. Mė tej, ai ėshtė treguar mjaft i rreptė me inspektorėt, jo vetėm pėr ndalimin e gjuetisė sė paligjshme tė peshkut, por edhe pėr mėnyrėn se si ai tregtohet nė rrugėt e Shkodrės jashtė ēdo kriteri.

Sipas njė studimi tė organizatės joqeveritare "The door", situata nė liqenin mė tė madh nė Ballkan ėshtė alarmante. Sipas kėsaj organizate, ēdo ditė nga liqeni i Shkodrės nxirren 3 tonė peshk tė vrarė me anė tė energjisė elektrike. Kjo mėnyrė gjuetie i ka dėmtuar sė tepėrmi gjallesat ujore, sidomos peshqit. Fondet nė miliona euro tė dhėna nga donatorėt e huaj, sipas kėsaj organizate, nuk kanė ndikuar aspak nė parandalimin, mbrojtjen apo ndalimin e kėtij fenomeni. Me kushtet aktuale qė kanė forcat "Renxhers" qė mbrojnė liqenin, ėshtė e pamundur tė kontrollohet njė sipėrfaqe kaq e madhe. Por, i ēuditshėm ėshtė fakti se si shoqata tė ndryshme kanė fituar projekte deri nė 5 milionė euro pėr ta mbrojtur atė apo pėr tė investuar nė mirėmbajte dhe asgjė nuk ėshtė bėrė. Madje, sot liqeni i Shkodrės ėshtė ndarė nė parcela, parcela si njė sipėrfaqe toke. Sikur tė mos mjaftonin gjeneratorėt e energjisė elektrike, njė dėmtim i madh qė po i bėhet liqenit ėshtė edhe peshkimi nė sezonet kur kjo ėshtė e ndaluar. Sipas studimit tė "The door", zona mė e prekur e liqenit tė Shkodrės ėshtė nė zonėn e quajtur "gropat e livadheve".

Liqeni i Shkodrės ėshtė mė i madhi nė Ballkan. Sipėrfaqja e tij ėshtė 368 km katrorė dhe perimetri 207 km. Nė territorin shqiptar janė 149 km katrorė liqen dhe thellėsia mesatare ėshtė 8-9 m. Nė liqenin e Shkodrės numėrohen afro 850 specie bimore dhe 600 specie shtazore, ndėrsa janė numėruar deri nė 281 specie shpendėsh, si dhe janė evidentuar 20 specie bimore dhe 123 specie shtazore ujore tė kėrcėnuara. Nė kėtė numėr pėrfshihen lloje tė rralla me vlera shkencore, endemike, zhdukja e tė cilave mund tė shkatėrrojė pėrfundimisht liqenin. Territori i liqenit tė Shkodrės, qė ndodhet nė Malin e Zi, prej vitesh ėshtė shpallur Park Kombėtar dhe ruhet me mjaft fanatizėm nga shteti malazez.



 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Gazeta Shqip

Publikuar nga: Gazeta Shqip

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos