Dhora Leka, kompozitore qė e bėri historia

Me Dhora Lekėn dhe krijimtarinė e saj nė fushėn e muzikės, posaēėrisht atė tė kėngės, ka ndodhur diēka e pangjashme nė krejt historinė e muzikės botėrore: kėngėt dhe meloditė e kompozuara prej saj kėndoheshin tej e mbanė Shqipėrisė e mė gjerė, ndėrsa autorja e tyre pėr gati 50 vjet, gjatė diktaturės komuniste nuk u pėrmend fare, thuajse nuk ekzistonte. Me sa duket, ky fat i trishtė i jetės sė saj njerėzore, pėr fat tė mirė nuk ndikoi nė pėrhapjen dhe transmetimin e muzikės sė saj nė popull, muzikė, e cila nė fakt mbart shpirtin e vėrtetė tė Dhora Lekės. Ndoshta pėr kėtė arsye, ende sot, kjo muzikė patetike dhe patriotike, e krijuar prej idealizmit tė saj dhe tė rinisė shqiptare tė atyre viteve, bash mu nė zemėr tė popullit, rreth vatrės familjare dhe majave tė maleve, mes shiut, borės e ngricave do tė mbetet njė rast i jashtėzakonshėm i trashėgimisė sonė shpirtėrore nė fushėn e kėngės, pėr rrethanat si u krijua dhe rolin e jashtėzakonshėm qė luajti. Ende ėshtė e pashpjegueshme se si Dhora Leka, njė partizane e re, pa pėrvojė muzikore shkollore dhe profesionale, nė vitet 1940-1944 ia doli tė krijojė pėrmes kėngėve antifashiste, jo vetėm pjesėn mė tė ndritur tė krijimtarisė sė saj muzikore, por njėkohėsisht tė ndikonte me peshėn e kėsaj krijimtarie nė popull, duke ndezur dhe frymėzuar pėrsėri (ashtu si dikur kėngėt patriotike tė Rilindjes Kombėtare), ndjenjat e njė populli tė tėrė pėr liri, gjatė Luftės II Botėrore. Nė bisedat qė kam pasur rastin tė zhvilloj me "tetkėn" (siē i thėrrisnim zj. Dhora, unė dhe Arian Avrazi, djali i Gaqo Avrazit, dirigjentit tė kėngėve tė saj gjatė luftės ēlirimtare), ajo pėrsėri, megjithėse pas ēlirimit tė vendit, e deri sa u nda nga jeta, kishte pasur kohėn e mjaftueshme, nuk kishte gjetur njė shpjegim shterues, se si mbėrriti t‘i krijojė ato superkėngė, ndėrkohė qė vetė kujtonte mė sė shumti, si diēka tė jashtėzakonshme dhe shumė rrėqethėse, jo kohėn dhe mėnyrėn se si i krijoi ato, por tė kundėrtėn, jehonėn dhe emocionin qė kėngėt krijonin, kur mijėra trupa dhe zėra luftėtarėsh e luftėtaresh, gati-gati i deklamonin ato, gjysmė tė folura dhe gjysmė tė kėnduara, gjatė ditėve e netėve, nė sulm mbi armikun apo mbi kurmin e shokėve tė vrarė, deri nė ēlirimin e vendit. Nga ana tjetėr, luftėtarėt, njė pjesė e madhe e tyre Dėshmorė tė Atdheut, i ēmonin dhe ende i vlerėsojnė ato kėngė, jo vetėm si muzikė, por si aleatet e tyre tė vėrteta, tė cilat nuk i lanė asnjėherė ata nė baltė. Kush vallė nga artistėt krijues tė ēdo fushe arti do tė dėshironte njė fat mė tė mirė pėr krijimet e tyre artistike se sa ky? Kėngėt e saj, qė nė ēastin qė u krijuan, u bėnė shumė shpejt zėdhėnėse tė frymės sė rilindjes dhe aksionit popullor, ndaj pushtuesve fashistė e nazistė. Nė kėtė vėshtrim, muzika e Dhora Lekės ėshtė vazhdimi i natyrshėm i muzikės dhe kėngėve patriotike shqiptare tė Rilindjes Kombėtare dhe tė pavarėsisė, tė cilat formėsuan nė muzikė jo vetėm reagimin popullor pėr liri dhe pavarėsi, por kulmuan duke krijuar njėrin prej simboleve tona kombėtare, Himnin Kombėtar, me njėrin prej atyre krijimeve, pikėrisht me kėngėn "Rreth flamurit tė pėrbashkuar". Kėngėt e Dhora Lekės janė etapa e fundit e repertorit muzikor patriotik shqiptar ku pėrfshihen kėngėt pėr liri dhe pavarėsi (1878-1912), ato tė luftėrave ēlirimtare, si ato tė Vlorės mė 1920 dhe mė sė fundi kėngėt antifashiste 1939-1944. Ajo vetė besonte se ishte vetėm njė pėrcjellėse nė melodinė e asaj fryme popullore pėr liri, pasi kėngėt, nė njė lloj kuptimi, gati-gati u krijuan vetė, por ajo diti t‘i lindte ato siē duhej. Nė kėtė kuptim, kėngėt e Dhorės janė fėmijėt e saj. Jeta e privoi qė tė kishte familje dhe fėmijė, por a nuk janė vlerat artistike qė ajo muzikalisht krijoi edhe njė arsye mė shumė pėr tė kuptuar dashurinė dhe vlerat qė ajo mbarte? Krijimtaria e Dhora Lekės nuk kufizohet vetėm te kėngėt, pasi ajo, pas pėrfundimit tė studimeve nė konservatorin "Ēajkovski" nė Moskė, nė mes tė viteve 1950, u perfeksionua muzikalisht dhe u shumua nė lloje. Njėrėn prej kėtyre veprave, operėn e saj tė parė, patėm kėnaqėsinė qė sė bashku me stafin e TOB-it ta vinim nė skenė nė vitin 1999. Vepra tė tjera muzikore, vokale dhe instrumentale ajo i shkroi gjatė jetės sė saj. Por, asgjė nuk ėshtė e ngjashme me atė periudhė krijuese kur kompozitorja e parė e muzikės shqiptare nuk e dinte qė arma e saj e vėrtetė nė luftėn pėr ēlirim nuk ishte pushka, por kėnga. Pėr kėtė arsye, Dhora Leka do tė mbetet nė muzikėn e shekullit XX si kompozitorja mė e njohur e kėngėve patriotike, qė me fuqinė e artit tė saj do tė pohonte vlerat qė mbart lufta e drejtė e njė populli pėr liri dhe dinjitet.



 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Gazeta Shqip

Publikuar nga: Gazeta Shqip

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos