Stilistėt shqiptarė pėrcjellin tendencat pranverė-verė 2010

Stilistėt shqiptarė sugjerojnė tendencat e tyre. Dje nė mbrėmje ka nisur edicioni i radhės i Javės Shqiptare tė Modės. Stil dhe tendencė, veshje ekstravagante e klasike, ngjyra dhe larmi modelesh janė shfaqur mbrėmė nė pasarelėn e kryeqytetit. Ka qenė stilistja Stamatina Stefani, e cila ēeli kėtė javė mode. Aktiviteti i saj prej mė shumė se 15 vitesh ėshtė i pėrqendruar nė Greqinė fqinje. Stefani ėshtė prezantuar pėr publikun me njė gamė tė gjerė veshjesh, duke filluar nga ato pėr fėmijė, tendencat e fundit pėr moshat rinore pėr gruan nė karrierė etj. "Afėrsisht 70 vjet mė parė, Lufta e Dytė Botėrore transformoi jetėt e miliona njerėzve. Njė nga aspektet qė u ndikuan nga lufta, ishte dhe moda e veshjes te femrat. Ky revolucion po ndodh dhe sot teksa sheh rrugėve tė Tiranės. Ndihet se shqiptarėt i kushtojnė rėndėsi veshjes", u shpreh stilistja Stamatina Stefani. Pas saj ishte radha e institutit tė modės "Burgo", qė ka ofruar krijimet e studentėve mė tė talentuar tė shkollės, tė cilėt kanė ardhur me njė sfilatė plot ngjyra e cohėra tė pėrzgjedhura me kujdes. Ndėrkaq nė ditėt nė vijim, Java e Modės do tė vijojė me prezantimin e krijimeve nga njė tjetėr shkollė, e cila kėsaj here vjen nga Kosova. "Desing Factory", vjen nė pasarelat e Tiranės pasi ka marrė pjesė Javėn e Modės nė Sarajevė. Po ashtu, nesėr do tė jetė para publikut kryeqytetas pėr tė paraqitur krijimet e saj njė stiliste e re, e cila vjen nėn siglėn "Angel‘s Style". Ndėrsa shkolla Sipam AB do tė sjellė eksperiencėn greke prej nga ka dhe origjinėn, nėpėrmjet studentėve mė tė talentuar.



 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Gazeta Shqip

Publikuar nga: Gazeta Shqip

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos