Perspektiva jone e zhvillimit, pse eshte pozitive

Ne nje shifer te vetme, ecuria e ekonomise shqiptare mund te permblidhet ne rritjen mbi 65 per qind te prodhimit te brendshem bruto dhe te mireqenies per banor gjate ketyre viteve tranzicion. Perspektiva jone e zhvillimit mbetet po kaq pozitive. Stabiliteti makroekonomik i vendit, vazhdimi dhe thellimi i reformave strukturore, si dhe realitetet gjeopolitike te afrimit me ekonomite e zhvilluara te Bashkimit Evropian, do te ndihmojne ne clirimin dhe shperblimin me te plote te potencialit dhe te energjive tuaja.

Ecuria e ekonomise gjate periudhes se krizes

Zhvillimet e vitit 2009, kane treguar se ekonomia shqiptare eshte ndikuar nga kriza globale e koheve te fundit, kryesisht si pasoje e pakesimit te kerkeses se huaj dhe te remitancave, e rritjes se primeve te rrezikut, reduktimit te burimeve te financimit dhe rritjes se kostos se ketyre te fundit. Megjithate, ekonomia jone vazhdoi te shenoje rritje ekonomike pozitive gjate kesaj periudhe, nderkohe qe presionet e brendshme inflacioniste mbeten te kontrolluara. Aktiviteti ekonomik ne vend eshte mbeshtetur nga stimuli fiskal dhe ruajtja kerkeses konsumatore ne nivele te qendrueshme, nderkohe qe investimet dhe eksportet kane shenuar renie gjate nentemujorit te pare te vitit.

Megjithese pozitive, ecuria ekonomike e nentemujorit te pare te vitit karakterizohet nga nje ngadalesim i ritmit te rritjes, duke u reflektuar edhe ne renien graduale te presioneve inflacioniste. Pavaresisht nje korrektimi te lehte gjate vitit 2009, deficiti i llogarise korrente mbetet ende ne nivele te larta duke reflektuar konsumin e larte te ekonomise shqiptare dhe pamundesine e kapaciteteve prodhuese ne vend per t'iu pergjigjur atyre. Politika fiskale ka patur nje natyre ekspansioniste gjate vitit 2009, e pasqyruar kryesisht ne rritjen e shpenzimeve buxhetore, kryesisht si rezultat i rritjes se shpejte te shpenzimeve kapitale. Te ardhurat buxhetore kane patur nje ecuri me te ngadalte se parashikimet, si pasoje edhe e ngadalesimit te ritmit te rritjes ekonomike gjate kesaj periudhe. Per rrjedhoje, shtimi i shpenzimeve buxhetore eshte financuar nepermjet perdorimit te te ardhurave te privatizimit dhe te rritjes se huamarrjes publike. Kjo politike ka ushtruar presion per rritjen e normave te interesit te letrave me vlere te borxhit te qeverise me afat te gjate maturimi. Tregjet financiare jane karakterizuar nga permiresimi i likuiditetit dhe rifitimi i besimit te agjenteve ne to. Furnizimi i vazhdueshem nga ana e Bankes se Shqiperise te tregut te parase nepermjet operacioneve per injektimin e likuiditetit, ka ndihmuar per te qetesuar pjesemarresit e tregut si dhe per te furnizuar tregun me fonde, te cilat i kane sherbyer ndermjetesimit ne monedhen vendase per sektorin privat. Nevojat per likuiditet ne tregun nderbankar kane rezultuar ne ulje, duke mos ushtruar presion tek normat afatshkurtra te interesit. Politika e matur monetare e Bankes se Shqiperise ka ndihmuar ne qetesimin e tensioneve ne tregun financiar, nderkohe qe ulja e fundit e normes baze te interesit duhet te perkthehet ne kreditim me te madh te sektorit privat. Ashtu si kemi deklaruar dhe me pare, Banka e Shqiperise e shikon te ardhmen e vendit me optimizem te kujdesshem. Them me optimizem sepse, me gjithe goditjen e madhe qe pesuam, stabiliteti makroekonomik dhe financiar i vendit nuk u preken. Per me teper, rivendosja e besimit ne sistemin bankar i hap rrugen rikuperimit te procesit te kreditimit dhe mbeshtetjes se ekonomise me fonde. Nga ana tjeter, Banka e Shqiperise mbetet ende ne pozita kujdesi sepse rreziqet financiare mbi ekonomine nuk jane tejkaluar plotesisht. Sistemi bankar ka ende mungesa likuiditeti ndersa ekonomia boterore mbetet e dobet. Per kete arsye, zhvillimi i ardhshem ekonomik do te varet si nga puna jone e perbashket, ashtu edhe nga ecuria e tregjeve ekonomike dhe financiare boterore. Nen optiken e zhvillimit historik dhe sidomos te ngjarjeve te fundit ne vazhdim do te ndalem ne disa probleme qe ne, si autoritet politik, mbikeqyres dhe rregullator, kemi evidentuar si mesime qe duhen nxjerre dhe ceshtje qe duhen adresuar ne zhvillimin e metejshem ekonomik te vendit.

Mesimet qe nxjerrim nga kriza

Qe ne fillim, dua te theksoj se, ne vija te pergjithshme, filozofia e zhvillimit ekonomik te vendit ka qene e sakte. Hapja e tregjeve dhe rritja e konkurrences i kane mundesuar ekonomise shqiptare per te perfituar frytet e iniciatives se lire te sektorit privat. Praktika e ekonomive te bazuara mbi parimet e tregut te lire, ka treguar gjeresisht se iniciativa private mbetet gjeneratori me eficient i aktivitetit ekonomik.

Ky proces eshte mbeshtetur nga reduktimi i vazhdueshem i peshes se shtetit ne ekonomi, si dhe nga perqendrimi i tij ne prokurimin e te mirave publike dhe ne zhvillimin e infrastruktures. Zhvillimi progresiv i tregjeve financiare, ka gjeneruar fondet e nevojshme per mbeshtetjen e investimeve dhe te konsumit ne ekonomi.

Megjithese per arsye kryesisht historike, sistemi bankar e ka bazuar aktivitetin e tij ne ndermjetesimin e fondeve te brendshme te ekonomise. Zhvillimet e koheve te fundit treguan se ai mbetet po aq i afte ne gjenerimin e fondeve te huaja ne mbeshtetje te nevojave per likuiditetit dhe kapital te ekonomise shqiptare. Nga ana tjeter, integrimi i sistemit tone financiar me ate evropian, ka rritur qendrueshmerine e ekonomise shqiptare ndaj goditjeve te ndryshme, me e fundit nga te cilat eshte ende ne veprim. Ai ka sjelle gjithashtu nje ekspertize te nevojshme ne drejtim te administrimit financiar dhe atij ekonomik te nje biznesi, ka zhvilluar infrastrukturen dhe mjetet e pagesave ne ekonomi si dhe ka ndihmuar ne transferimin efecient te rrezikut ne ekonomi. Me gjithe arritjet, personalisht gjykoj se modeli i zhvillimit te vendit ka nevoje per modifikime dhe permiresime, te cilat duhet te synojne rritjen e eficiences dhe te qendrueshmerise se tij. Ne kushtet e nje ekonomie qe kerkon dinamizem per kalimin nga nje ekonomi ne tranzicion ne nje ekonomi ne zhvillim, angazhimi per nje zhvillim te qendrueshem dhe afatgjate duhet te jete kryefjala e reformave aktuale dhe te ardhshme ekonomike, si ne nivel institucional e politik, ashtu edhe ne nivel ndermarrjeje dhe konsumatori.

Cilat jane mangesite e verejtura ne kete drejtim?

Se pari, perfituesit kryesore te rritjes ekonomike kane qene konsumi i brendshem dhe investimet, nderkohe qe ekonomia shqiptare nuk ka arritur ende te krijoje nje sektor eksporti konkurrues, te afte per te gjeneruar te ardhura te qendrueshme valutore te cilat do te mundesojne ruajtjen e balancave te jashtme ekonomike. Ne nje prizem tjeter, ky zhvillim nuk duket i balancuar ne terma sektoriale. Keshtu, disa sektore, si tregtia, ndertimi dhe sherbimet kane kontribuar ne menyre disproporcionale ne zhvillimin e vendit ndersa te tjere si, bujqesia dhe industria, me pak.

Se dyti, ekonomia shqiptare vazhdon te vuaje nga dobesi strukturore, te cilat tkurrin konkurrueshmerine e saj ne tregjet nderkombetare te produkteve dhe te kapitalit. Kjo sjellje ilustrohet edhe nga indekset e konkurrueshmerise nderkombetare te perpiluar se fundmi nga Forumi Ekonomik Boteror, ku Shqiperia renditet poshte vendeve te rajonit. Disa nga problemet me akute i referohen nevojes per permiresimin e edukimit dhe zhvillimin e infrastruktures, ne te gjitha dimensionet e saj. Te dy keto probleme frenojne terheqjen e investimeve te huaja dhe mbajne mbrapa zhvillimin e vendit.

Se treti, dhe ne nivel me mikro, eficienca e perdorimit te fondeve te ekonomise duhet permiresuar. Kjo nenkupton nevojen per permiresimin e sistemeve te drejtimit dhe te kontrollit te bizneseve private, rritjen e aftesive parashikuese dhe analitike, si dhe rritjen e transparences se tyre.

Me lejoni ne vijim te ndalem pak me ne detaje ne ceshtjet e ngritura me siper.

Zhvillimi i qendrueshem ekonomik i vendit

Ashtu si e kemi theksuar ne vazhdimesi ne raportet tona periodike, rritja ekonomike e viteve te fundit eshte mbeshtetur fuqishem ne kreditimin e sistemit bankar. Shtesa e kredise bankare ka dhene nje impuls prej mesatarisht 7 pikesh perqindjeje te PBB-se gjate pese viteve te fundit, duke kontribuar dukshem ne rritjen e konsumit dhe te investimeve ne ekonomi. Rritja e tyre ka krijuar premisat per zgjerimin e bazes prodhuese dhe per rritjen e mireqenies, por ajo sjelle edhe c'balancime makro dhe mikroekonomike.

Ne nivel makroekonomik, konsumi dhe investimet e larta u shoqeruan me forcim te presioneve inflacioniste, zgjerim te deficitit tregtar dhe te atij te llogarise korente. Keto shenja mbinxehjeje ishin sinjale te qarta se ai nivel konsumi nuk mund te mbahej per shume kohe, duke kerkuar eventualisht marrjen e masave frenuese nga autoriteti monetar.

Ky eshte celesi per te kuptuar politiken tone te kujdesshme monetare gjate viteve 2006-2008. Investimi institucional qe ne kemi bere gjate ketyre viteve ne drejtim te konsolidimit te stabilitetit makroekonomik dhe financiar u shperblye me nje ndikim shume me te bute se vendet e rajonit nga kriza boterore. Ne perputhje me filozofine moderne te administrimit makroekonomik, Banka e Shqiperise mbetet e vendosur te mos lejoje qe nje rritje e shpejte dhe afatshkurter ekonomike te demtoje perspektivat afatgjata te zhvillimit te vendit. Ne nivel mikroekonomik, rritja e konsumit ne ekonomi u shoqerua me rritjen e borxheve ne bilancet e bizneseve dhe te familjeve shqiptare, si dhe me mbi-investime ne sektore te caktuar. Te dy keta tregues jane ne nivele krahasimisht te ulet krahasuar me vendet e rajonit apo ato ne nivele te ngjashme zhvillimi, dhe nuk mund te cilesohen si problematike. Megjithate, shkalla e shpejte e rritjes se tyre te krijon idene e nje vizioni afatshkurter nga agjentet ekonomike dhe, ne raste te vecanta, edhe shmangie nga racionialiteti. Duke qendruar te konsumi familjar, Banka e Shqiperise fton te gjithe agjentet ekonomike te jene me largpames dhe realiste ne planet e tyre te konsumit dhe te kursimit. Kjo ftese nuk nenkupton tkurrjen e konsumit dhe as ndryshimin e preferencave per te, por thjesht vendosjen e tij ne kontekstin e planeve afatgjata qe barazojne te ardhurat me shpenzimet ne nivel familjar. Pertej dimensionit kohor, sic jemi perpjekur vazhdimisht te terheqim vemendjen, kredimarresit duhet te jene te kujdesshem edhe ne monedhen e marrjes se kredise. Kjo do te thote qe mbrojtja me e mire per ta do te ishte perputhja e monedhes ne te cilen perftohet kredia me monedhen ne te cilen kane te ardhurat. Ne nje kendveshtrim me pragmatist, kjo keshille mund te reduktohet ne nje thirrje per nje konsulte me te ngushte me sistemin bankar dhe agjentet e specializuar te tregut financiar. Kriza e fundit boterore tregoi me force, vecanerisht ne SHBA dhe ne Angli, se bilancet e demtuara te konsumatorit familjar jane premise per goditje te forta ekonomike dhe kushtezojne rritjen afatgjate te vendit. Nga ana tjeter, ajo ilustroi se vendet te cilat munden te ruajne nje certifikate te paster te shendetit financiar te konsumatorit, vende nder te cilat futet edhe Shqiperia, paten nje ndikim me te moderuar dhe gezojne premisa per nje rritje me te shpejte. Ne nje kuptim filozofik, mesimi baze i ekonomise se tregut eshte se cdo gje qe konsumohet do te paguhet: dreka falas nuk ka.

Duke u kthyer te bizneset dhe kredia per investime, portofoli i se ciles perben edhe 2/3 e kredise totale te sistemit bankar, mesazhi im eshte ne thelb i njejte: rritni horizontin kohor te vendimmarrjes dhe te investimeve tuaja dhe mbeshtetini ato ne analiza e plan-biznese te detajuara. Ajo qe dua te theksoj eshte se ky mesazh duhet te perceptohet me me urgjence nga ana juaj, pasi ju dispononi resurset e nevojshme financiare dhe njerezore per te qene me te kujdesshem ne huamarrje dhe ne investime. Ka ardhur koha qe bizneset shqiptare te shmangin sjelljen ne grup, ku nje ide biznesi ndiqet ne menyre pothuajse automatike nga biznese te tjere, pa studiuar madhesine e tregut, avantazhet konkurruese, shkallen e ekspertizes, apo eficiencen financiare te perdorimit te fondeve, sipas te gjitha hallkave ne te cilat duhet te kaloje nje vendimmarrje e kujdesshme. Tendenca e koheve te fundit per diversifikimin e bizneseve shqiptare eshte nje gje e dobishme ne parim, por ajo nuk duhet bere ne dem te specializimit dhe uljes se eficiences, apo aq me pak pa kryer analizat makroekonomike dhe sektoriale. Nje ceshtje tjeter te cila dua te diskutoj me Ju, te cilen e preka terthorazi ne ekspozene fillestare te mesimeve te krizes, eshte edhe ecuria ndersektoriale e ekonomise. Zhvillimi ekonomik i vendit eshte karakterizuar nga nje model rritjeje e investimi i cili ka favorizuar bizneset e sherbimit dhe te ndertimit, perkundrejt industrive eksportuese apo konkurruese me importet. Edhe pse kjo ecuri reflekton deri diku tendencen per te shkuar drejt struktures ekonomike te vendeve te zhvilluara, ajo ka rezultuar ne mbi-investime ne sektore te caktuar. Zhvillimi i ekonomise nuk mund te jete i qendrueshem ne qofte se alokimi i fondeve nuk realizohet duke ndjekur produktivitetin dhe parimin e eficiences sektoriale. Keqperdorimi i fondeve financiare demton agjentet dhe te gjithe ekonomine, duke lene pasoja afatgjata ne bilancet dhe borxhet e kompanive, ne tregun e punes dhe ne shperndarjen e kapitalit dhe teknologjise midis sektoreve ne ekonomi. Per te minimizuar keto lloj rreziqesh, Banka e Shqiperise ju keshillon qe te nderpritni levizjet inerciale ne sjelljet tuaja dhe te vleresoni me realizem kontekstin rajonal dhe evropian te zgjedhjeve tuaja. Avantazhet krahasuese te Shqiperise nuk duhen kerkuar vetem ne pasurite e mbi tokes dhe te nentokes, apo ne plotesimin e kerkesave ende te pasherbyera te tregut shqiptar, por edhe ne forcen e lire punetore te vendit dhe ne pozicionimin e tij si nje anetar i ardhshem i Bashkimit Evropian. Nderveprimi ne rritje me sistemin bankar do te ndihmonte qartesimin e planeve tuaja dhe do te ulte rrezikun financiar, duke ju krijuar juve mundesine te fokusoheni ne administrimin e rrezikut te biznesit per te cilin edhe jeni te specializuar. Per ta mbyllur diskutimin tim ne lidhje me zhvillimin e qendrueshem te vendit, deshiroj te theksoj se edhe sistemi bankar mund dhe duhet te beje me shume ne kete drejtim. Sistemi financiar eshte truri i nje ekonomie tregu; ai i cili percakton kthimin dhe rrezikun e pritur te investimeve ne ekonomi duke mundesuar pastaj edhe perdorimin prioritar te fondeve te kufizuara financiare. Me gjithe performancen e tij te mire, sistemi bankar shqiptar duhet te beje me shume per te inkuadruar ne vendimmarrjen e tij analizat makroekonomike dhe ato ne nivel sektorial, si dhe stabilitetin financiar te vendit. Zhvillimi i njesive te kerkimit brenda bankave te medha eshte tashme nje kerkese e kohes. Gjithashtu, perpjekje me te medha duhen bere per te rritur mbeshtetjen me fonde te bizneseve te vogla dhe te mesme. Po ashtu, marketimi me agresiv i instrumenteve derivative te cilat do te ulin rrezikun financiar te bizneseve, vecanerisht te atyre qe operojne ne sektorin e eksportit, duhet te kete nje vemendje me te madhe nga sistemi bankar. Keto qe sapo permenda do te jene nje pjese e rendesishme e filozofise se ardhshme te Bankes se Shqiperise ne fushen e reformave strukturore ne tregun financiar dhe ne zhvillimin e funksionit te saj mbikeqyres dhe rregullues ne te.

Dobesite strukturore dhe nevoja per reforma

Nje mesim i vlefshem qe Banka e Shqiperise ka nxjerre nga kriza eshte nevoja per vazhdimin dhe thellimin e reformave strukturore ne ekonomi, Keto reforma, jo vetem qe krijojne nje ambient me te pershtatshem per zhvillimin e sipermarrjes private por ato rritin edhe qendrueshmerine e ekonomise ndaj goditjeve. Ato ndihmojne gjithashtu edhe ne thithjen e investimeve te huaja direkte, te cilat jane mbeshtetesi me i mire i zhvillimit te vendit ne periudhen afatmesme dhe afatgjate. Megjithate, sic theksohet edhe ne raportin e BERZH, Shqiperia eshte nga vendet e pakta qe ka vazhduar reformat strukturore edhe gjate vitit 2009. Ne kete drejtim, Shqiperia mbetet ende mbrapa vendeve te rajonit, duke terhequr ne total vetem rreth 1100 USD per fryme investime te huaja direkte gjate 20 viteve tranzicion. Ne gjithe kuadrin e gjere te problemeve te reformes, deshiroj te ndalem sot nevojen per investime ne edukim dhe ne infrastrukture. Nje maksime e njohur biznesi thote se pasuria me e cmuar e nje ndermarrjeje jane punonjesit e saj. Ne ne Banken e Shqiperise e kuptojme: Sa me i larte te jete profesionalizmi aq me e larte eshte pavaresia jone institucionale. Ne nje shkalle me te madhe, kjo vlen edhe per ekonomite kombetare. Progresi i vendit tone, konvergjenca me vendet e zhvilluara te Evropes Lindore dhe me tej me ato te Bashkimit Evropian, do te varet nga shkalla jone e arsimit dhe edukimit dhe krijimit te nje tregu pune te lire dhe konkurrues. Konkurrenca ne tregjet kombetare dhe nderkombetare bazohet mbi te gjitha ne gjenerimin e ideve dhe zberthimin e tyre ne produkte perfundimtare. Duke iu referuar perseri Indeksit te Konkurrueshmerise Boterore, Shqiperia renditet e 90-a ne shkallen e edukimit dhe trajnimit te larte, dhe vetem e 109-a dhe e 126-a respektivisht ne shkallen e sofistikimit te biznesit dhe te inovacionit. Keto mangesi do te fillojne te behen gjithnje e me teper pengese ne rritjen ekonomike te vendit ne te ardhmen, nese nuk adresohen shpejt dhe ne kohen e duhur. Reformat publike te sistemit arsimor dhe nevoja per mbeshtetje me te madhe me fonde te tij duhet te jene nje perparesi e cdo politike zhvillimi. Nga ana tjeter, gjykoj se edhe biznesi shqiptar mund dhe duhet te beje me shume per te mbeshtetur arsimin shqiptar. Se pari, biznesi mund dhe duhet te mbeshtese me shume institucionet e edukimit te larte, duke bashkepunuar njekohesisht me to ne fushen e studimeve te tregut dhe te trajnimit te studenteve. Historia e zhvillimit ekonomik ka treguar vendet qe kane investuar ne edukim jane sot ne grupin e vendeve me te zhvilluara te ekonomise boterore. Se dyti, gjykoj se me shume perpjekje duhen bere ne thithjen e trurit ne administrimin e bizneseve tuaja. Investimi ne edukim dhe ne rritjen e profesionalizmit eshte investimi me i mire qe mund te bejme se bashku per te ardhmen e vendit. Paralelisht me kete, permiresimi sasior dhe cilesor i infrastruktures sone te zhvillimit, duhet te jene ceshtje me vemendje prioritare. Pertej zhvillimit te infrastruktures rrugore, e cila me te drejte eshte nje perparesi e sektorit publik, biznesi shqiptar mund dhe duhet te beje me shume ne kete drejtim. Shfrytezimi i resurseve te perbashketa te bizneseve per te ndertuar zgjidhje te perbashketa te problemeve ne furnizimin me energji elektrike, me uje e kanalizime, dhe me rruge lokale, duhet te konsiderohet si nje opsion efektiv i tejkalimit te ketyre problemeve. Krijimi i zonave te diferencuara dhe te specializuara te zhvillimit, do iu krijoje atyre me shume mundesi per te perfituar nga ekonomite e shkalles dhe zgjidhjen e perbashket te problemeve. Gjithashtu, infrastruktura informatike dhe ajo e telekomunikimit jane sektore te cilet mund dhe duhen te adresohen me me eficience nga sektori privat.

Administrimi dhe transparenca e bizneseve

Megjithese nje pjese te problemeve i preka dhe me lart, deshiroj te ndalem edhe per nje moment ne problemin e permiresimit te cilesise se administrimit dhe te rritjes se transparences se bizneseve. Administrimi i biznesit eshte ura lidhese midis ideve dhe rezultateve. Ai ndikon eficiencen e perdorimit te fondeve dhe percakton bizneset fituese nga ato jo-fituese. Ne kete aspekt, gjykoj se ceshtjet e permendura me pare, rritja e horizontit kohor te investimeve, mbeshtetja e tyre ne studime tregu dhe ne plan-biznese te kujdesshme, orientimi i pozicionit te biznesit ne kontekstin kombetar, rajonal dhe global, rritja e specializimit dhe profesionalizimit, forcimi i bashkepunimit me sistemin financiar, kerkojne investime te vazhdueshme ne drejtim te administrimit tuaj. Se fundi, nje aspekt qe mendoj se meriton vemendje me te madhe eshte edhe transparenca e bizneseve tuaja. Rritja e saj do te ndihmonte me se pari transaksionet tregtare dhe financiare midis bizneseve, duke rritur besimin dhe duke ulur rrezikun ne to. Gjithashtu, lidhja e qendrueshme dhe afatgjate me sistemin financiar ka si kusht transparencen e dyanshme te paleve. Pertej marredhenieve me sistemin bankar, problemi i transparences eshte nje pengese serioze ne krijimin dhe funksionimin e tregut te kapitaleve ne Shqiperi. Ne kete drejtim, mendoj se biznesi shqiptar duhet te ndergjegjesohet se rritja e transparences dhe e formalizimit jane ne interesin e tij afatgjate.

(*) Fjala e mbajtur dje ne forumin e Bankes se Shqiperise me perfaqesuesit e bizneseve kryesore qe operojne ne Shqiperi




 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Koha Jonë

Publikuar nga: Koha Jonë

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos