Kule: “Sistemi i Bolonjės ka probleme, do tė rishikohet”

Autori i Lajmit: Entela Duraj
Profesorėt e Universitetit tė Tiranės janė bashkuar me tė njėjtin mendim, se aplikimi i Kartės sė Bolonjės po shfaq probleme, kryesisht nė ciklin e dytė dhe tė tretė tė studimeve, ndaj dhe shtrohet nevoja e rishikimit tė ligjit pėr arsimin e lartė. Pėr tė njėjtėn arsye janė zhvilluar muajt e fundit edhe grevat e studentėve nė disa fakultete tė UT-sė. Dje, gjatė njė tryeze tė rrumbullakėt mbi “Implementimin e Kartės sė Bolonjės nė Arsimin e Lartė nė Shqipėri”, rektori i Universitetit tė Tiranės, prof.dr. Dhori Kule, shtroi disa nga problematikat qė janė shfaqur gjatė kėtyre viteve nė aplikimin e kėtij sistemi. Sipas Kules, disa nene tė Ligjit tė Arsimit tė Lartė bien ndesh me kėrkesat e implementimit tė Kartės sė Bolonjės, ēka vėshtirėson edhe reformimin e plotė tė universiteteve.

Rektori Kule

“Ligji pėr Arsimin e Lartė nuk pėrputhet me Kartėn e Bolonjės, ndaj dhe aplikimi po shoqėrohet me probleme. Ngėrci nė implementimin e ciklit tė dytė dhe tė tretė, si dhe financimi i universiteteve janė disa nga problematikat. Ka mospėrshtatje sipas Bolonjės tė cikleve tė studimit. Ministrat kur kanė nėnshkruar, kanė nėnshkruar qė cikli i parė i studimeve ėshtė tė paktėn tre vjet. Asnjė vend tjetėr nuk e ka parashikuar qė tė jetė domosdoshmėrisht dhe saktėsisht tre vjet cikli i parė i studimeve. Kemi gjetur tashmė edhe pėrkrahje dhe mbėshtetje edhe nga MASH pėr tė bėrė rishikimet pėrkatėse tė ligjit qė tė vijnė nė pėrputhje me implementimin e procesit tė Bolonjės",- tha Dhori Kule, rektor i Universitetit tė Tiranės.

Autonomia financiare

Njė tjetėr problem, sipas rektorit tė Universitetit tė Tiranės, ėshtė financimi i universiteteve. Sipas Dhori Kules, pėr tė pėrballuar financiarisht studimet duhet ndarė cikli i parė 3-vjeēar nga cikli i dytė dhe i tretė i studimeve. Pra ciklet e studimit nuk mund tė pėrballohen vetėm me buxhetin e shtetit. Ciklet e dyta dhe tė treta ka propozuar rektori Kule, duhet tė menaxhohen nėpėrmjet buxheteve tė vetė universiteteve. "Ne kemi pėrqafuar masivizimin me tė dy aktorėt, universitetet publike dhe jo publike, por masivizimi nė vetvete, nėse numri i studentėve nė universitetet publike ėshtė dyfishuar kjo kėrkon njėkohėsisht dyfishim tė buxhetit tė shtetit",- vijoi Kule.

Dekani Rrokaj

Ndėrsa dekani i Fakultetit Histori-Filologji, Shezai Rrokaj, shtoi: “Vetė universitetet, ashtu sikurse premtoi kryeministri, duhet tė kenė buxhetin e vet jashtė ngarkesės mėsimore. Universitetet kanė fituar diēka nga autonomia, po janė larg meritimit pėr vendimmarrje. Kjo ka tė bėjė me mėnyrėn se si miratohen stafet akademike, si miratohen strukturat, tarifat, se si miratohen kuotat me politikat qė bėn shteti qė nuk i subvencionon nė universitet”.
Para disa kohėsh komuniteti i profesoratit dhe drejtuesit e universiteteve e fakulteteve kundėrshtuan miratimin e ligjit tė arsimit tė lartė, pasi disa nene tė tij cenonin rėndė autonominė e universiteteve. Dje nė tryezėn e rrumbullakėt “Implementimi i Kartės sė Bolonjės nė Shqipėri”, organizuar nga Kėshilli Studentor i Fakultetit tė Gjuhėve tė Huaja dhe Histori- Filologji, ishin tė pranishėm zv.ministrja e Arsimit, Nora Malaj, zv. ambasadori italian nė Shqipėri, rektorė, dekanė dhe studentė. Nė vitin 2003, vende si Shqipėria dhe Serbia iu bashkuan Kartės sė Bolonjės, ndėrkohė qė nga njė studim i vitit 2004, ėshtė konstatuar se vetėm 33% e studentėve e kishin pranuar Kartėn e Bolonjės, si njė proces integrimi dhe liberalizimi pėr universitetet.

Ky lajm ėshtė publikuar: 17/11/2009

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Ballkan

Publikuar nga: Ballkan

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos