Pėrgjimi i telefonit, zbuloi Alket Rizain

 

Marko Caka/ Athinė

Alket Rizai, shqiptari mė i kėrkuar nė Greqi, u arrestua dje nė mėngjes pas 9 muajsh arrati. Forcat speciale tė policisė tė shtetit grek kanė shtrėnguar sėrish prangat nė duart e tij mėngjesin e djeshėm, duke i dhėnė fund lirisė sė tij fituar nė shkurt 2009, pas njė arratisje spektakolare me helikopter. Ka qenė ora 07:10 minuta e mėngjesit tė djeshėm, kur 34-vjeçari ėshtė kapur nė gjumė nė njė vilė qė kishte marrė me qira dy ditė mė parė nė fshatin e banuar me arvanitas, Suli i Epėrm nė zonėn Grammatiko, 30 km larg Athinės. Policia greke, pas operacionit tha paraprakisht se Rizai iu dorėzua forcave speciale, pa bėrė rezistencė. Bashkė me Rizajn nė banesė u prangos edhe e dashura e tij greke, Aspasia Mitropia, e njohur me emrin Sula, e cila ishte gruaja bionde qė ndihmoi nė superarratisjen me helikopter nga burgu i Koridhalosė nė shkurt tė kėtij viti. Po kėshtu me Rizain dhe Mitropian janė vėnė nė pranga dhe njė çift tjetėr shqiptarėsh, qė jetonin nė tė njėjtėn banesė me ta. Emrat e tyre nuk janė bėrė tė ditur, ndėrsa po hetohet nėse kėta kanė apo jo njohje me Rizajn dhe nėse janė pėrfshirė apo jo nė krime sė bashku me tė.
Telefonata qė zbuloi Rizain
Pas operacionit, policia greke pohoi se çifti tjetėr qė u prangos me Rizain dyshohen se gjatė kohės sė arratisė kanė ndihmuar 35-vjeçarin nė gjetjen e banesave dhe makinave, si dhe nė falsifikimin e dokumenteve, duke ndryshuar "identitetet" pa lėnė gjurme dyshimi tek autoritetet greke. Burime nga hetimi pohuan dje pėr mediat greke se vendndodhja sekrete e tė arratisurit shqiptar, i cili kishte ndryshuar edhe pamje nga biond nė brun, ishte tradhtuar nga njė thirrje telefonike qė 33-vjeçarja greke, Aspasia, i ka bėrė nėnės sė saj. Shėrbimi Sekret Grek, (EYP) qė prej qershorit pėrgjonte bisedat telefonike tė familjarėve tė Aspaias, si dhe sms-tė qė ajo u dėrgonte fėmijėve tė saj, duke u vėnė nė gjurmė tė lėvizjeve tė çiftit tė superkėrkuar. Policia pohoi se operacioni i djeshėm i cili zgjati shtatė minuta, u krye nga 58 oficerė policie, 28 nga tė cilėt efektivė tė forcave speciale EKAM, dhe 30 punonjės civil tė Sigurimit Grek, tė mbėshtetur nga mjete tė shumta tė blinduara ajrore dhe tokėsore. Pasi thyen derėn e banesės me forcė, njėri nga drejtuesit thėrret me megafon: "Jeni tė rrethuar, dilni jashtė". E menjėhershme ka qenė pėrgjigja e Rizajt: "Unė nuk ju besoj juve". Pas disa minutash negociata, Rizaj qė mbante njė pistoletė nė kokė, duke kėrcėnuar se do vriste veten, u bind se nuk kishte asnjė mėnyrė shpėtimi, dorėzohet duke thėnė: "Nė rregull djema, çdo gjė u mbyll, dorėzohem". Brenda pak sekondash ai ka dalė jashtė banesės, duke hedhur pėrtokė armėn, ndėrsa ėshtė vėnė nė pranga me tė shpejtė. Menjėherė pas arrestimit 35-vjeçari, Rizaj dhe e dashura e tij janė dėrguar nė qelitė e sigurisė sė lartė tė Drejtorisė sė Pėrgjithshme tė Policisė Greke pėr arsye sigurie, si dhe pėr tu marrė nė pyetje. Gjatė kontrollit rutinė tė kryer nė banesėn e tij nė Grammatiko, u gjetėn dy automatikė njė "Kallashnikov" dhe njė "Scorpion", dy pistoleta, disa granata dhe njė numėr i konsiderueshėm fishekėsh tė kalibrave tė ndryshme. Policia tha se gjatė kohės qė Rizai ndodhej nė kėrkim kishte ndryshuar vazhdimisht adresat e tij tė banimit, ndėrsa lėvizte me makina tė ndryshme private, shpeshherė tė vjedhura, njėra prej tė cilave e blinduar dhe pėrdorej nė rast tė rrezikimit tė tij. Drejtori i Policisė sė Athinės, Joani Dikopoulos tha se tė arrestuarit pėrveç banesave ndryshonin vazhdimisht edhe llojet e makinave, vetėm e vetėm qė tė mos linin gjurmė gjatė kėrkimeve tė vazhdueshme tė forcave speciale greke. Sė fundmi, Rizai lėvizte me njė "Smart" qė ende nuk i dihet origjina, si dhe njė mercedez tė blinduar, i vjedhur njė banke nė Athinė pak ditė mė parė.

Fier, Alket Rizai ndryshoi  emrin nė Tini Krahanxhouk
TIRANE - Policia shqiptare ka pohuar dje se Alket Rizai, 35 vjeçari me origjinė nga Aranitasi i Mallakastrės, ka ndėrruar emrin nė Zyrėn e Gjendjes Civile tė qarkut Fier, nga Alket nė Tini dhe mbiemrin nga Rizaj nė Krahanxhouk. Ky pohim i policisė ėshtė kundėrshtuar si jo i vėrtetė nga familjarėt e tij qė jetojnė nė qytetin e Ballshit. Ndėrkohė, policia greke pohoi se gjatė kohės qė ka kaluar nė arrati Rizai mund tė jetė pėrfshirė nė krime tė tjera, si vrasje, gjobėvėnie dhe trafik narkotikėsh. Kjo ėshtė argumentuar me shpenzimet e shumta qė ai dhe e dashura e tij kanė bėrė nė kohėn qė kanė kaluar nė dy arratitė e Rizait. Tė paktėn dy mjetet luksoze qė iu kapėn dje nė momentin e arrestimit tė tij, "Benz-Mercedez"-i, i blinduar me targė IHX 8141 dhe "Smart"-i me targa  IHE 7028, dyshohet se janė blerė me çmime "tė kripura" nga vjedhėsit. Po kėshtu, ditėt e fundit para arrestimit, Rizai ėshtė hequr si njė emigrant grek nė Gjermani, ndėrsa mendohet se ka pėrdorur dokumente tė tilla tė falsifikuara, tė tilla saqė askush nuk ka dyshuar nė to. Madje me dashamirėsi, tė zotėt e vilės i kanė vėnė si kusht qė qentė qė ai kishte sjellė me vete tė mos bezdisnin fqinjėt.

Rizai-Paleokostas, dy arrati spektakolare me helikopter
ATHINE - Mė 22 shkurt tė kėtij viti, Alket Rizai pėrsėriti tė njėjtėn skemė arratisjeje si nė qershorin e vitit 2006. Njė helikopter i rrėmbyer nga e dashura e tij greke, qė fluturon ulėt sipėr burgut tė Koridhalosė, qėllon me armė drejt gardianėve dhe forcave speciale qė ruajnė institucionin nga jashtė, duke i neutralizuar ata. Brenda pak çastesh mjeti fluturues ulet nė tarracėn e godinės sė sigurisė sė lartė, ndėrsa dy tė dėnuarit e rrezikshėm Alket Rizai dhe Vasilis Paleokostas, qė ndodheshin nė fushėn e ajrimit, nėpėrmjet shkallėve prej litari ngjiten sipėr dhe pastaj zhduken nė drejtim tė verilindjes sė Athinės me destinacion zonėn e Kopomandrit, 30 km larg kryeqytetit. Pas kėsaj, dy miqtė kanė braktisur helikopterin dhe u larguan nė drejtim tė paditur me anė tė njė fuoristrade tip "Jeep", qė ishte vendosur aty mė parė nga organizatorėt e arratisė spektakolare. E njėjta mėnyrė arratisjeje u pėrdor edhe nė qershor tė vitit 2006, ndėrsa arratia atėherė zgjati shumė pak, pasi njėri pas tjetrit Rizai dhe Paleokostas ranė nė pranga. Atėherė, pas arratisė, efektivėt e sigurisė sė burgut qėlluan disa herė me armė zjarri pa arritur tė qėllojnė helikopterin, ndėrsa si pasojė e tė shtėnave njė gardian u plagos. Por ndryshe nga ky version, bashkėvuajtės tė Rizait dhe Paleokostas pohuan se nė burgun Koridhalos, 15 metra nga vendi i arratisjes, qėndronte vazhdimisht njė autoblindė policie. Nė momentin e arratisjes, ky mjet nuk ndodhej nė vendin e zakonshėm tė shėrbimit, duke hedhur dyshime pėr aferė tė mundshme korruptimi tė policėve. Njė tjetėr i burgosur pohoi atėherė se njė gardian qė ndodhej vetėm 70 metėr larg, ka parė nė qetėsi tė plotė arratisjen duke mos vepruar, ndėrsa Rizai ka hipur i pari nė helikopter dhe mė pas Paleokostas. Po kėshtu i burgosuri pohoi se gjatė momentit tė arratisė, njė polic qė kryente shėrbimin jashtė kangjellave tė burgut, nė pėrpjekje pėr tė ndaluar dy tė dėnuarit u vetėqėllua me armėn e tij, duke u plagosur. Ndėrsa gardianė tė tjerė qėlluan disa herė me breshėri, por nė mėnyrė tė dyshimtė mjeti fluturues, qė ndodhej shumė pranė, nuk u godit nga asnjė plumb. Arratia pėr herė tė dytė nė mėnyrė spektakolare e Rizait dhe Paleokostas solli reagime tė ashpra nga opozita greke, e cila fajėsoi qeverinė dhe Ministrinė e Drejtėsisė Greke pėr pėrfshirje nė afera korruptive, pasojė e tė cilave ishte kjo ngjarje.

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Panorama

Publikuar nga: Panorama

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos