Dhoma e Avokatėve tė Tiranės, 5 muaj pa asnjė mbledhje

16/11/2009  Nėnkryetarja: Ka shumė probleme qė presin tė trajtohen, spo marrin zgjidhje

Lista e avokatėve problematikė duket se asnjėherė nuk do tė shqyrtohet

TIRANĖ- Dhoma e Avokatisė sė Tiranės duket se ekziston vetėm si emėr dhe duke pasur nė brendėsi tė saj njė organik tė krijuar vite mė parė. Burime pranė kėsaj dhome bėjnė tė ditur se qė prej qershorit tė kėtij viti, konkretisht para zgjedhjeve pėr Kuvendin e Shqipėrisė, dhoma nuk ka bėra asnjė mbledhje dhe nuk ėshtė diskutuar pėr asnjė problem tė ngritur nga aktorė tė ndryshėm brenda drejtėsisė. Faktin e mosmbledhjes sė kryesisė sė kėsaj dhome e deklaron nėnkryetarja dhe njėkohėsisht anėtare e Dhomės Avokatisė Tiranė, Kjolda Dashi. Kjo e fundit shprehet se nė vetvete dhoma ka shumė probleme qė duhen diskutuar, por fatkeqėsisht ato nuk po marrin zgjidhje. Nga ana tjetėr janė gjykatat ato kryesisht tė Krimeve tė Rėnda dhe ajo e Tiranės qė herė pas here i drejtohen kėsaj dhome dhe asaj kombėtares pėr mospjesmarrjen e avokatėve nė seancat gjyqėsore. Nga ana e Gjykatės sė Krimeve tė Rėnda janė nisur drejt Ministrisė sė Drejtėsisė dhe Dhomės sė Avokatisė me dhjetėra shkresa, por me sa duket kėto mbeten vetėm nė letra. Duke qenė se qė nga qershori kryesia nuk ėshtė mbledhur asnjėherė, duket qartė se edhe kėrkesat kanė mbetur nė protokoll. Avokatėt vazhdojnė tė mosrespektojnė nė tė shumtėn e rasteve gjykatėn pėr tė qenė prezent nė sallėn e gjyqit, duke shkaktuar pėr pasojė zvarritjen e proceseve gjyqėsore. Lista e avokatėve problematik ndodhet nė ministri dhe nė zyrat e Dhomės kombėtare tė Avokatisė, por duket se asnjėherė nuk do tė shqyrtohen. Disa muaj mė parė disa prej avokatėve qė nuk paraqiteshin nė gjyq dhe nga ana tjetėr nuk deklaronin ndonjė arsye, dhoma i ka dhėnė vėrejtje pėr heqje licence. Por avokat tė ndryshėm shprehin mendimin se janė nė profesion tė lirė dhe nė kėto kushte sanksionet duhet tė jenė tė rezervuara ndaj tyre. Nga ana tjetėr problemet e avokatisė duhet tė rregullohen nėpėrmjet njė ligji pėr avokatinė, i cili duhet rifreskuar. Nga dita nė ditė gjyqtarėt shprehen nė seanca gjyqėsore se i janė drejtuar Dhomės sė Avokatisė pėr tė zgjidhur pjesėmarrjen e mbrojtjes nė gjyq, por asnjėherė nuk kanė marrė pėrgjigje. Takimi i fundit qė Dhoma e Avokatisė ka bėrė me gjyqtarėt ka qenė mė shumė se njė vit mė parė.

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Metropol

Publikuar nga: Metropol

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos