E vėrteta, nė romanin "Udhėtari", tė Sabri Godos

Kam ndier vėshtirėsi, pėr ta ngushtuar diskutimin nė romanin "Udhėtari", duke patur parasysh personalitetin e shumanshėm tė shkrimtarit Sabri Godo. Nga ēkėndvėshtrim mund ta shqyrtoja? Nė prerjen e historisė sė letėrsisė shqipe, kur dihet mirė se ē'vend tė rėndėsishėm e tė patundur zėnė nė tė "Ali Pashė Tepelena", "Skėnderbeu" e vepra tė tjera tė tij. Por s'mund ta injoroja kėndvėshtrimin nga teoria e estetikės, sepse veprat e tij mbartin vlera tė shquara estetike, siē ėshtė midis problemeve teorike, raporti i autorit me veprat e tij, sa e si ėshtė shprehur drejtpėrdrejt ose tėrthorazi personaliteti i tij, qė ėshtė njė problem i diskutimeve tė mprehta estetike tek ne, por edhe mė gjėrė.

Trajtimi nė prerjen e biografisė personale, gjithashtu, ėshtė i rėndėsishėm e interesant, se jeta e tij plot ngjarje, peripeci e zigzake mund tė kapej si objekt letėrsie, dokumentare ose memoriale. Njė prerje tjetėr mund tė ishte raporti midis Sabriut shkrimtar dhe Sabriut politikan. Pastaj, nuk mund tė mė shpėtonte fakti i miqėsisė tė hershme, qė kemi patur e kemi, si moshatarė rreth tė tetėdhjetave, por edhe si ish-partizanė, nga mė tė paktėt, l4-l5 vjeēarė. Po e lidh kėtė aspekt, edhe me shfaqjen pėr herė tė parė si shkrimtar i talentuar, kur shkrojti bukur librin "Plaku i Butkės", ku pėrmendet miqėsia e luftėtarit Sali Butka me Mėsuesin Petro Nin Luarasi. Ke shumė tė flasėsh pėr Sabri Godon! Por, unė po ndalem, tė shpreh ca mbresa tė forta, qė pata nga leximi I romanit "Udhėtari".


Duke e njohur mirė, gjithė ēka shkruar mė parė, isha kurioz tė sqaroja se ku ka arritur Sabriu nė letėrsi, ē'pėrfaqėson romani "Udhėtari", ėshtė thjesht njė ribotim, apo njė redaktim i njė romani tė botuar shumė kohė mė parė.


"Prova e zjarrit"? Nė njė intervistė, ai tha se e ka "rishkruar" kėtė vepėr. Pasi e lexova me njė frymė, unė e quaj se ai ėshtė njė roman i ri, shumė tėrheqės me vlera tė shquara artistike. Nuk ėshtė e lehtė, tė kalosh nga njė tregim apo novelė shumė tė mirė, nė njė roman. Kam parasysh, prova tė disa shkrimtarėve tanė, qė kanė bėrė prova tė tilla, nga njė tregim shumė i mirė kanė rishkruar njė roman tė zgjatur. Ndryshe nga tė tilla prova, nė rishkrimin e tij, Sabriu ia ka dalė mbanė, falė pėrvojės sė pasur, mjeshtėrisė tė gjallė dhe urtėsisė filozofike qė e karakterizon.


Por, unė dua tė pėrmend se "Udhėtarin", Sabriu gjeti ta botojė nė njė moment tė pėrshtatshėm. Ka kaluar shumė kohė, kur u botuan tregimet e luftės dhe "Prova e zjarrit", edhe mė shumė kohė ka kaluar, nga gjarjet e luftės, tė cilat shumėkush, ca veteranė e ca historianė tė rinj, kohėt e fundit, duan ta rishkruajnė historinė kombėtare dhe tė letėrsisė, dhe po pėrplasen me njėri tjetrin, nė debate, hera-herės, tejet tė ashpra. Dhe ēfarė nuk po dėgjojmė! Tė vėrteta pėr shtrembėrimet e falsifikimet e vjetra, por edhe mashtrime tė trupshme tė reja. Prandaj, isha shumė kurioz pėr raportin e Sabriut tė sotėm me historinė. Si po e shkruan Sabriu historinė? Sa e ka hequr pas vetes, shkrimtarin, politika? Ka qė thonė, se shkrimtarėt s'ka pėrse tė merren, ose tė prekin historinė, kėtė le t'ua lenė historianėve. Por unė e di, qė Aristoteli qysh nė kohėn e vet, pat thėnė se letėrsia ėshtė mė e menēur se historiografia.


Unė e di se Sabriu nuk ėshtė as si njeri, as si personalitet, as si shkrimtar asish, pėr tė cilėt pėrdoret njė fjalė banale, qė s'do tė mė pėlqente ta thosha, gjithsesi, si ata, qė s'janė tė paktė, qė e dredhin, Jo, ai nuk lėviz kollaj nga ēdo fllad i lehtė ere, ose sipas modės, as nga furtunat, stuhitė pėrmbysėse. Dhe duke e lexuar romanin e tij tė ri "Udhėtari''vurta re, se Sabriu qėndron nė istikamin, llogoren dhe nė udhėn e tij. Ai thotė tė vėrtetėn e madhe, pėr atė qė e quajmė Lufta Antifashiste Nacional Ēlirimtare e popullit shqiptar. E thotė, mė saktėsisht e me zė mė tė fortė, seē e kanė thėnė ose e thonė pak historianė e shumė veteranė. Shkrimtari e thotė siē ka qenė e siē ėshtė lufta: e rėndė, e pėrgjakshme, e ndėrlikuar, tragjike, heroike, me tė mira e me tė kėqija. Nė atė "udhėtim", hyjnė njerėz, qė janė gati tė japin jetėn, dhe e japin pėr qėllime tė larta kombėtare, shoqėrore, pėr Lirinė e Pavarėsinė, qė e bėnė pjesė tė nderuar tė Aleancės sė Madhe Antifashiste Botėrore, pėr ta shpėtuar vendin, jo vetėm nga pushtuesit e egėr tė huaj, por pėr tė mos u kthyer sėrisht nė atė regjim anadollak tė prapambetjes, tė padrejtėsisė sociale, tė varfėrisė, qė ua shiti Atdheun tė huajve, pėr tė mos e rivendosur, rendi i vjetėr tė bejlerėve, kolaboracionistėve dhe tradhėtarėve; kjo do tė thotė se nė kėtė udhė, shkonin vullnetarisht, gjithė ata qė kishin njė ėndėrr tė madhe pėr njė botė, pėr njė jetė tė re. Shkrimtari, tregon se nė kėtė udhė, ka qė japin jetėn, ka qė dalin fitimtarė, por ka edhe humbės, tė zhgėnjyer, ka edhe asish qė humbasin besimin, kur vinin re ca shenja, njolla tė zeza, qė mund tė kishin qenė paralajmėrime pėr dėshtimin e Utopisė sė Madhe, siē edhe ndodhi.


Ka qenė intuita e fortė artistike, qė nuk e ka lėnė Sabriun tė rrėshqasė nga vatra e krijimtarisė letrare, nė atė tė historianit tė njėanshėm ose mashtrues. Nė romanin "Udhėtari" duket talenti i shkrimtarit, qė ia bėn tė mundur artin nga historia. Nė ēdo faqe tė librit duket kujdesi i autorit pėr tė bėrė art, pėr tė aktivizuar mjetet, armėt specifike tė krijimit artistik, me tė cilat e kap dhe e pasqyron jetėn me vėrtetėsi, ashtu siē ka qenė ajo. Sabriu e ka shmangur atė prirje qė estetikėn e kthen nė idealizime tė shtrembra, nė zbukurime tė pavėrteta, nė falsitet. Sabriu, ėshtė i sinqertė nė atė qė rrėfen, prandaj vėrtetėsia e romanit tė tij ėshtė e besueshme. Por ka pasur, e ka kritikė e lexues, qė padrejtėsisht, nga padija, nga ligėsia ose interesa pushteti, kėtė tė vėrtet ia quajtėn dikur "deheroizim" dhe e dėnuan autorin. Por "Shkėmbi" alegorik, shtrofka e fundit e armiqve, nuk kapej dot, as pa viktima e gjakderdhje, as pa trimėri e guxim, as me sheqerosjet vulgare pseudo optimiste tė "socrealizmit". Jashtėzakonisht tė pakta, kanė qenė krijimet letrare tė pasluftės, qė e kanė dhėnė me vėrtetėsi ngjarjet e saj, kurse tė tjerė mospjesmarrjen e tyre nė kėtė Luftė, pėrpiqeshin ta mbulonin me pėrralla "ēlirimtarėsh", qė kurrė, nuk i zinte plumbi, qė s'dinin ēėshtė frika e vdekja, qė armiqtė i paraqitnin thjesht si frikacakė, budallenj e kriminelė.


Sabriu ka shkruar ndryshe. Besueshmėria e vėrtetėsisė sė romanit "Udhėtari", ėshtė rezultat i njohjes estetike tė lėndės, tė fakteve jetėsore jo tė trillimeve fantastike. Sabriu, e ka shmangur trajtimin natyralist tė fakteve, qė i paraqit, me ngarkesė ekspresive, poetike e befasuese. Edhe nė kėtė roman spikat vetėdija e shkrimtarit, qė e di mirė se letėrsia artistike ndėrtohet me gjuhė tė pasur e origjinale, siē shkėlqen shqipja e tij e kulluar, leksiku i pasur, rrėfimi, pėrshkrimi e kuvendimi, dialogu i njė jete thjesht shqiptare. Tė bie nė sy tek "Udhėtari" mjeshtėria e pėrsosur kompozicionale, e alternuar bukur, dramatike e rrėfimore pėrherė tėrheqėse e impresionuese. Nė roman, ka shumė emra personazhesh, sa mund t'i kishte njė roman shumėplansh, shumėvėllimsh, por Sabriu i ka individualizuar mjeshtėrisht, me detaje tė zgjedhura gjuhe, mendimi, ngjarjesh, proverbash, pasionesh e vesesh, qė lexuesit i nguliten si mbresa impresionuese, emocionuese.


Mė nė fund, nuk mund tė mos bėj njė krahasim midis "Udhėtarit", "Ali Pashė Tepelenės" dhe "Skėnderbeut". Romani i ri i S.Godos, qėndron me dinjitet krahas kryeveprave tė tij tė mirėnjohura, prandaj jam i bindur se do tė pėrfshihet nė atė trashėgimi tė letėrsisė shqipe, qė do ta pėrcjellė tė ardhmen e kulturės dhe tė qytetėrimit tonė demokratik, siē ka dashur t'i kėndojė zemra heroit me ideale, Idajet Mėrkurit:"Tė ngrihet jeta, duke udhėtuar pėrpara. Kjo i dukej nė tokė, nė gurėt, nė drurėt, dhe s'mund tė ndalej. Njeriu do tė ecė i lirė, i ngritur pėrherė mė lart. Ai ishte njė pjesė e gjallė e kėsaj toke qė lėviz".

 

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Shekulli

Publikuar nga: Shekulli

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos