Katėr skica shtėpie

1.
Njė mik imi po e shet shtėpinė. E kishte ndėrtuar babai i tij. Nė kohėn kur filloi tė ndėrtohej dukej godinė aq e madhe sa fėmijėt e mėhallės menduan se ishte shkollė dhe u gėzuan. Asokohe, shkollat ishin tė vogla e gėzimi i madh.
Kur u pėrfundua, ditėn e parė nė tė hyrė nė tė, babai i mikut tim filloi tė ankohej pėr shtėpinė e madhe tė cilėn e kishte ndėrtuar. I dukej vetja vogėlsirė brenda saj; shtėpia e kishte gllabėruar. Me tė pėrfunduar, i kishte ikur gėzimi i aktit tė tė ndėrtuarit, e nuk e kishte mėsuar gėzimin e tė tė pėrjetuarit tė shtėpisė sė madhe dhe nuk do ta mėsonte kurrė. Ashtu si nė apartamentin e parė dhe tė vetėm tė cilin ia kishte dhėnė shteti, pėr meritat nė punėn socialiste vetėqeverisėse, do ta kalonte reston e ditės, nė tė kthyer prej punės, nė kuzhinė.
Kur iku nga kjo jetė babai i mikut tim, shtėpia dukej edhe mė e madhe, sepse brenda ishte edhe mė boshe.
Kur tė blihet, do tė bart me vete gėzimin e tė ndėrtuarit dhe njė pikėllim tė bėrė nga grumbulli i ofshamės sė pėrditshme pėr ditėt e humbura nė njė shtėpi nė tė cilėn nuk u shėnua gėzimi i tė pėrjetuarit tė saj; shenjė se ēdo gjė ka sė paku dy ndjenja.


2.
Turqit dhe gjermanėt kishin sė paku dy ndjenja kur vendosėn tė largoheshin nga shtėpitė. I pashė nė sheshin kryesor tė Burgasit, nė Bullgari, verėn e vitit 1989. Turqit ishin shtetas bullgarė, e shteti bullgar kishte vendosur tė jetė shtet i bullgarėve etnikė. Meqė kėta nuk ishin tė tillė, shteti vendosi se mėnyra mė e shpejtė se si do tė bėheshin shtetas besnikė ishte tė merrnin emra bullgarė ose, nėse nuk donin, ta braktisnin vendin. Ata qė hamendeshin mund t‘i pėrjetonin tė dyja: edhe tė merrnin emra e mbiemra bullgarė e edhe tė dėboheshin prej vendit; nė shtetin bullgar nuk kishte pėrkatėsi etnike tė hamendėsuarish.
Gjermanėt ishin nga Gjermania Lindore. Kishin vendosur qė kur tė merrnin rrugėn e kthimit pėr nė shtėpi tė mos shkonin deri nė fund; do tė ndaleshin nė Hungari, tė kėrkonin azil nėpėr ambasada, apo kudo qoftė tė kishin garanci se nuk kishte mė kthim nė shtėpi.
Turqit dhe gjermanėt atė ditė ishin takuar nė sheshin e Burgasit, pėr tė shitur gjėsendet e fundit qė kishin para se tė braktisnin idenė e shtėpisė sė deritanishme. Bylyzykėt e martesės qė duhej tė garantonin jetėgjatėsinė e familjes turke nė Bullgari ishin nė shitje me ēmimin e diktuar nga tregu i shpejtėsisė sė ikjes. Po ashtu njė radio-transistor gjermano-lindor qė sigurisht mund tė zinte ēdo stacion nė valė tė shkurta nė botė; ndoshta gjėja mė e vlefshme pėr familjen gjermano-lindore qė me kėtė akt dėshmonte se nuk kishte nevojė mė pėr lajme tė Zėrit tė Amerikės dhe tė radios "Europa e Lirė" sepse kishte vendosur qė mos t‘i dėgjonte mė nė fshehtėsi e me zė tė ulėt; kishte vendosur tė dėgjonte Radio FM dikund nė Perėndim, lajme efemere mbi operacionet plastike tė njėrės apo aktores tjetėr.
Nė sheshin e Burgasit do tė zbulonin jo vetėm se dy ndjenjave, pikėllimit tė braktisjes dhe gėzimit tė njė lirie ende tė paprekshme do t‘i bashkėngjitet droja se do tė mbeteshin dikund nė mes, nė mes tė pikėllimit i cili u binte mbi kokė si shiu i kombinuar i vjeshtės dhe pranverės dhe gėzimit tė lirisė qė do t‘u ikte para sysh, ashtu siē ikėn shiu i verės, ndonjėherė edhe pa kujtesė pėrjetimi.
Turqit dhe gjermanėt zbuluan se ndonėse kishin para vetes dy rrugė, qė tė dyja do t‘i ēonin nė njė destinacion, nė vendqėndrim. Turqit bullgarė, tė nisur pėr nė Lindje do tė mbeteshin vetėm turq. Gjermanėt lindorė, tė nisur pėr nė Perėndim, do tė mbeteshin vetėm gjermanė. Dhe kjo ėshtė njėra prej gjėrave qė rrėfej kur mė pyesin: "Ēka mban mend nga viti 1989, kur ra Muri i Berlinit?".

3.
"Shtėpia" quhej romani tė cilin shkrimtari i ri kolumbian kishte vendosur ta shkruante, e tė fillonte karrierėn e tij prej shkrimtari, duke pėrshkruar vendin ku kishte lindur e rritur, strukturėn e godinės dhe atė tė banorėve tė saj. Do ta bart me vete dorėshkrimin prej njė qyteze tė Kolumbisė nė tjetrėn, ndonjėherė duke qenė e vetmja gjė qė kishte me vete, pos rrobave tė veshura, qė i rrinin gjithnjė e mė tė mėdha, sepse trupi i tij sa vinte e zvogėlohej, ashtu si zvogėlohej ushqimi qė kishte nė dispozicion. Do ta kishte pranė ndėrsa flinte nė topat e letrės rotative nė shtypshkronjėn e gazetės pėr tė cilėn shkruante; honoraret ishin tė pamjaftueshme pėr tė mbuluar bashkė ushqimin dhe njė dhomė me qira - kishte vendosur nė favor tė ushqimit. Pastaj do ta merrte me vete nė Europė; ditėt kur do tė intervistonte Janosh Kadarin, pasi ky tė bėhej i njohur si shtypės i popullit tė vet, ditėt kur do tė mrekullohej me kinemanė realiste italiane tė Vittorio de Siccas e pastaj dhe Fellinit apo nė ditėt kur i kishin mbaruar edhe paratė e biletės sė kthimit pėr nė Kolumbi, tė cilėn e kishte shitur para disa muajsh pėr tė paguar ushqimin, dhe sa qe e mundur dhomėn nė njė pension pėr latinoamerikanė.
Do tė kthehej me tė nė Kolumbi, Meksikė e Kubė, derisa njė ditė tė ulet e tė shkruajė, e i pandalur pėr njė vit rresht, romanin i cili ishte pjekur nga dorėshkrimi, e qė mė vonė do tė bėhet i njohur me titull "Njėqind vjet vetmi", romani i parė global, thotė biografi i tij, Gerald Martin nė "G.G.Marquez: Njė jetė" (Knopf,New York, 2009)- shenjė se letėrsia e madhe rrjedh prej pėrvojės sė ngushtė personale me kėndin e vėshtrimit rikrijues tė artistit dhe se ēdo pėrvojė personale fillon nga shtėpia.


4.
Diēka duhet tė dijė nga shtėpitė edhe njė artist tjetėr, Frank Lloyd Wright. Njėra prej figurave mė tė rėndėsishme tė shekullit XX, arkitekti amerikan definoi arkitekturėn si "organike", pra atė qė "zhvillohet, insiston, krijon sipas natyrės sė njeriut dhe konditave tė tij ndėrsa qė tė dyja ndryshojnė". Nė shekullin e kaluar, do tė hyjė me insistimin e tij pėr tė integruar kreativitetin njerėzor nė habitatin natyror, ndėrtimin brenda hapėsirės natyrore, pra krijimin e harmonisė.
Shikoj prej kohėsh qytetet shqiptare, nė tė dy anėt e kufirit, nė kohėt e tyre tė tranzicionit, tė shekullit XXI dhe arkitekturėn "joorganike". Shoh godina qė sulmojnė habitatin natyror, zhvillimin e kombit, tė qytetarisė. Kėshtu, janė antitezė e Wrightit.
Apo ndoshta, kėshtu duhet shikuar, duhet kthyer mbrapsht teoria e Wrightit. Ndoshta godinat e tranzicionit, tė ndėrtuara si dhunė ndaj qytetarisė dhe harmonisė natyrore janė pjesė organike e zhvillimit tė atillė tė shoqėrisė: kur grupe dhunuesish tė tė drejtave uzurpojnė pushtetin, shpėrfillin ēfarėdo nocioni ligji dhe vendosin tė drejtėn e tyre mbi tė drejtat e tė gjithėve.
Shikuar kėshtu, godinat janė "organike"; pjesė e zhvillimit tė shoqėrisė sė uzurpuar.



 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Gazeta Shqip

Publikuar nga: Gazeta Shqip

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos