Kualifikimi i mėsuesve, 34 ngelin nė provim

Plot 2288 mėsues i janė nėnshtruar provimit kualifikues pėr rritjen e kategorisė, qė shoqėrohet edhe me pagė mė tė lartė. Prej tyre, vetėm 382 arsimtarė kanė mundur qė tė fitojnė vlerėsimin nė nivelin maksimal me "shumė mirė". Ndėrsa 34 tė tjerė nuk kanė arritur dot qė tė kapėrcejnė kėtė provim dhe janė rreshtuar nė serinė e mbetėsve. Janė kėto disa nga tė dhėnat qė u bėnė publike dje nga Robert Gjedia, drejtori i Institutit tė Kurrikulave dhe Trajnimit (IKT), menjėherė pas pėrpunimit tė rezultateve tė atestimit pėr kualifikimin 2008 tė mėsuesve.

"Nga vlerėsimi i kryer pėr 2288 kandidatėt e testuar me shkrim, do tė marrin me meritė rritjen nė kategori 98.5% e mėsuesve. Mėsuesit e tjerė do tė mund tė japin provimin pėr kategorinė sėrish vitin tjetėr", u shpreh drejtori Gjedia. Sipas tij, krahasuar me testimin e kryer vitin e kaluar pėr herė tė parė me tė njėjtat standarde rezultatet janė mė tė larta dhe pėrgatitja e mėsuesve mė e mirė. Gjatė tė njėjtit provim, njė vit mė parė, numri i mėsuesve qė nuk mundėn tė kalonin dot testimin ishte plot 64 nga 2144 kandidatė pjesėmarrės. Drejtori Gjedia ka sqaruar mė tej se "pėr tė ardhur deri nė ditėn e testimit, mėsuesit u mbėshtetėn me materiale profesionale, me trajnime 1-2 ditore nga grupet lokale tė trajnimit, me vetėkualifikim pėrmes portofolit tė zhvillimit profesional, si dhe u vėzhguan nė orė mėsimore nga drejtues tė shkollave dhe nga inspektorėt e drejtorive arsimore".

E veēanta e provimit tė kėtij viti, pohon ai, ishte pėrgatitja dhe prezantimi i portofolit tė zhvillimit profesional pėrpara hyrjes nė testim. Ky portofol pėrmban hartimin e objektivave tė arritjeve tė nxėnėsve, mėnyrėn e zhvillimit tė orėve tė lira nė shkollė, lirinė e mėsuesit pėr orėt mėsimore tė parashikuara nė programin lėndor etj.

Nė datėn 29 mars 2008, nė mjediset e paracaktuara nga ēdo drejtori arsimore rajonale, u zhvillua testimi i 2288 mėsuesve, nga tė cilėt: 231 mėsues tė arsimit parashkollor, 679 mėsues tė ciklit fillor, 867 mėsues tė ciklit tė mesėm tė ulėt, 511 mėsues tė ciklit tė mesėm tė lartė. Ky proces u monitorua nga pėrfaqėsues tė MASH dhe tė IKT-sė, si dhe nga administratorėt lokalė. Provimet ishin vetėm me shkrim. Nė provimin e kualifikimit mėsuesit u vlerėsuan pėr zotėrimin e programeve lėndore, anėn shkencore tė lėndės shkollore, si dhe metodikėn e saj. Nė bazė tė kėtij kategorizimi, mėsuesi pėrfiton shtesė nė pagė, qė pėr kategorinė e tretė ėshtė plus 5%, pėr tė dytėn plus 10% dhe pėr tė parėn plus 20%. Provimeve tė kualifikimit u nėnshtrohen vetėm punonjėsit tė cilėt, deri mė datėn 31 dhjetor 2007, plotėsojnė vjetėrsinė e mėposhtme tė punės nė arsim: nga 5 deri nė 9 vjet, pėr shkallėn e tretė tė kualifikimit; nga 10 deri nė 19 vjet, pėr shkallėn e dytė tė kualifikimit; 20 e mė shumė vjet, pėr shkallėn e parė tė kualifikimit. Mėsuesit qė nuk e kaluan provimin, nuk kualifikohen pėr nivelin pėrkatės tė kėrkuar, por kanė mundėsi tė aplikojnė sėrish vitin e ardhshėm.



 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Gazeta Shqip

Publikuar nga: Gazeta Shqip

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos