Dy vrasjet nė Tropojė, Mulosmani ‘burg pėrjetė’

 

Togat e zeza tė Gjykatės sė Tiranės dėnuan dje me burg pėrjetė Jaho Mulosmanin, pėr akuzėn e "vrasjes me paramendim" ndaj Bislim Hykės dhe Isuf Bashkurtit nė vitin 1999 nė Tropojė.  Pėr shkak tė zbatimit tė gjykimit me kohė tė shkurtuar, vendimi ndaj Mulosmanit u ul nė 25 vjet. Ndėrsa nė bashkim tė kėtij dėnimi me dėnimin e mėparshėm me burgim tė pėrjetshėm tė Mulosmanit pėr pėrfshirje nė vrasjen e ish-deputetit tė Partisė Demokratike, Azem Hajdari, gjykata vendosi pėrfundimisht pėr tė "burg pėrjetė". Vendimi ndaj Mulosmanit u shpall dje nga kryesuesi i rigjykimit tė tij nė gjykatėn e kryeqytetit, gjyqtari Petrit Çomo. Nė seancėn e djeshme gjykata u njoh me konkluzionet pėrfundimtare tė palėve. Sipas pėrfaqėsuesit tė akuzės, nga organi i Prokurorisė ishte e faktuar se autor i vrasjes sė Bislim Hykės dhe Isuf Bashkurtit ishte i pandehuri Jaho Mulosmani. Referuar dispozitave ligjore nė fuqi, prokurori kėrkoi deklarimin fajtor tė tė pandehurit Mulosmani dhe dėnimin e tij me burgim tė pėrjetshėm. Ndėrsa avokati mbrojtės i Mulosmanit pretendoi pafajėsi pėr klientin e tij. Pasi u njoh me pretendimet e palėve, gjykata vendosi deklarimin fajtor tė Mulosmanit pėr akuzat e ngritura ndaj tij dhe dėnimin me burgim tė pėrjetshėm. Pranimi nga gjykata nė seancat e mėparshme i gjykimit me kohė tė shkurtuar reduktoi dėnimin maksimal tė vendosur ndaj tij nė 25 vjet burg. Nė tė njėjtėn seancė, gjykata, me kėrkesė tė prokurorisė, bashkoi dėnimin tjetėr maksimal tė marrė mė parė ndaj Mulosmanit, duke e lėnė atė pėrfundimisht nė "burgim tė pėrjetshėm".Dosja nė ngarkim tė Jaho Mulosmanit pėr akuzat e "vrasjes" ndaj Bislim Hykės dhe Isuf Bashkurtit u kthye pėr rigjykim nė Shkallėn e Parė nga njė vendim i Gjykatės sė Lartė nė maj tė kėtij viti. Kolegji Penal prishi vendimin Shkallės sė Parė tė gjyqėsorit me arsyetimin se ishin vėrejtur shkelje procedurale. Vrasja e Hykės dhe Bashkurtit u shėnua nė 4 gusht tė vitit 1999 nė qendėr tė qytetit tė Tropojės. Ndėrsa mbante detyrėn e shefit tė Rendit nė Komisariatin e Policisė Tropojė, Mulosmani ishte i pari i dyshuar i Prokurorisė si autor. Kjo, pasi pak orė para ngjarjes nga njė atentat me mina tė telekomanduara nė fshatin Cėrrnicė tė Tropojės u vra Halil Haklaj dhe Feriz Kėrnaja, ndėrsa u plagosėn  Fatmir Haklaj dhe Fatmir Daka.                    ar. ba.

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Panorama

Publikuar nga: Panorama

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos