Agjencia e Trajtimit tė Kredive nis fushatėn e sekuestrimit tė pasurive tė huamarrėsve



Laureta Rryēi

Agjencia e Trajtimit tė Kredive duket se ka gjetur njė alternativė tė re pėr tė rimarrė paratė huamarrėsve tė vjetėr. Burime nga Gjykata e Shkallės sė Parė tė Tiranės bėjnė tė ditur
se gjatė ditėve tė fundit janė regjistruar nė kryesekretari shumė padi ku kėrkohet sekuestrimi i apartamenteve tė qytetarėve qė janė nė borxh me kėtė agjenci. Tė njėjtat burime sqaruan se kėto dosje i kanė kaluar fazat e para dhe pritet qė tė nisė shqyrtimi shumė shpejt. Nė kėrkesė-paditė e depozituara vihet re se personat qė kanė pėrfituar kredi gjatė viteve tė para tė ’90-s aktualisht disponojnė apartamente mbi 100 metra katrorė. Pas kėtyre padive qytetarėt qė janė nė borxh me ATK-nė rrezikojnė tė humbasin shtėpinė e tyre. Burimet shpjeguan se pas vendimit tė Gjykatės do tė jetė Zyra e Pėrmbarimit nė Tiranė qė do t’i ekzekutojė kėto vendime. Burime pranė Agjencisė sė Trajtimit tė Kredive shpjeguan dje pėr gazetėn “Albania” se kjo situatė ėshtė edhe nė rrethe, dhe kėto ditė ka nisur depozitimi i padive nė gjykatat qė kanė juridiksionin e vendbanimit tė huamarrėsve. Ndėrkohė, specialistėt e ATK-sė kanė nisur vetė tė bėjnė verifikimet shtėpi mė shtėpi tė huamarrėsve. Nė kėtė mėnyrė ata japin adresa tė sakta nė dosjet qė dorėzojnė nė Gjykatė.
Favorizimet
Pas vendimit mė tė fundit tė Kėshillit tė Ministrave, drejtuesit e Agjencisė thanė me vendosmėri se tė gjithė debitorėt qė do t’u shmangen detyrimeve do tė pėrballen me kėrkesat pėr sekuestrim tė pasurive tė paluajtshme. Kjo deklaratė po vihet nė praktikė ditėt e fundit jo vetėm nga zyra e Agjencisė sė Trajtimit tė Kredive nė Tiranė, por edhe nga filialet qė janė nėpėr rrethe. Sipas punonjėsve tė ATK-sė, nga puna e bėrė nė degėt nė qarqe, nė ēdo rreth numėrohen me qindra debitorė qė aktualisht janė emigrantė. Nė tė kundėrt, kėta individė do tė pėrballen me sanksionet e reja tė vendosura nga ligji i ri pėr trajtimin e kredive tė vjetra, si dhe do tė pėrballen me sekuestrime tė pronave tė patundshme nga ana e Pėrmbarimit.
Gjatė periudhės sė pushimeve verore u konstatua se nuk ishin tė pakėt edhe emigrantėt qė kanė nisur shlyerjen e kredive, por kryesisht pėr kreditė nė shuma tė vogla, duke pėrfituar edhe nga lehtėsirat qė parashikohen nė ligj. Sipas burimeve pranė ATK-sė, askush tė mos mendojė se kreditė e tėrhequra do tė falen.
Agjencia
Agjencia e Trajtimit tė Kredive u krijua me njė ligj tė posaēėm nė vitin 2002, kur u vendos qė tė pėrllogaritej dhe tė rikthehej borxhi qė shumė subjekte u kishin bankave. Sipas tė dhėnave rezulton se dosjet mė tė vėshtira janė ato tė krijuara rreth viteve '92-‘96, kur masa e kredive tė dhėna dhe menaxhimi i aseteve ka qenė thuajse tėrėsisht jashtė kontrollit. Ky problem ėshtė ende njė plagė e rėndė financiare e pambyllur. Sipas ligjit tė ri, ATK-ja ka kompetenca tė plota pėr tė vepruar me tė gjithė tė drejtat nė sekuestrime kapitale pronash tė patundshme, llogarish bankare etj., deri nė shlyerje tė masės sė detyrimit ndaj shtetit. Nė Shqipėri, gjatė viteve 1992-1996, u dhanė 313 mijė kredi. Kėto kredi janė dhėnė me "urdhėr dore" prej deputetėve, kryetarėve tė partive tė rretheve, apo dhe funksionarėve tė pushtetit lokal, duke mos respektuar asnjė rregull financiar bankar. Vetėm brenda vitit 1992 u dhanė 2.3 milionė dollarė kredi nė qytet dhe 1.9 milion dollarė kredi nė fshat. Atėherė nisi boshatisja e bankave dhe mbushja e firmave piramidale. Lekėt qė dolėn nga bankat e shtetit, si Banka e Kursimeve, Banka e Shtetit, Banka Tregtare, Banka Bujqėsore etj., u depozituan nė piramidat financiare, tė krijuara po nga njerėzit e pushtetit dhe tė politikės. Kėto kredi janė dhėnė nė mėnyrėn mė tė paligjshme dhe mė absurde edhe pėr njė komunitet pa banka. Sipas pasqyrės sė ATK-sė pėr kėtė periudhė, kredia mė e vogėl e dhėnė ka qenė 3.5 milionė lekė tė vjetėr.

Box

Vendimi i qeverisė qė u fali borxhlinjve kamatėvonesat

Qeveria, me anė tė njė vendimi tė posaēėm tė nxjerrė para pak kohėsh, ka vendosur faljen e interesave, gjobave dhe kamatėvonesave pėr tė gjithė debitorėt qė kanė marrė kredi nė ish-bankat shtetėrore. Kjo ėshtė bėrė me kusht qė kėto subjekte tė bėjnė pranė ATK-sė shlyerjen e principalit (bazės) sė kredisė tė marrė nė vite. Por edhe pse qeveria vendosi bėrjen e kėtyre lėshimeve jo tė vogla, pėrsėri ata qė kanė bėrė shlyerjen e kredive janė vetėm njė pjesė e vogėl. Sipas ATK-sė, mė problematikė janė emigrantėt, tė cilėt jo vetėm qė nuk interesohen pėr shlyerjen e kredive, por dhe nė njė pjesė tė madhe tė tyre nuk kanė adresa pėr t’u kontaktuar. Mjaft prej tyre, ndėrsa ishin larguar nga vendi, nuk kishin lėnė asnjė lloj adrese, shpeshherė nė pamundėsi pėr ta bėrė kėtė gjė, ose me synimin pėr t’iu shmangur detyrimeve qė kishin me ATK-nė. Tashmė duket se ky problem ka hyrė nė rrugėn e zgjidhjes, pasi punonjės tė ATK-sė kanė filluar tė kontaktojnė me emigrantėt e ardhur nga Greqia apo shtete tė tjera gjatė pushimeve verore. Burime pranė kėsaj agjencie bėjnė tė ditur se pėrpjekjet pėr tė kontaktuar me ta kanė qenė tė mira. Nė lidhje me kėtė ēėshtje burime pranė ATK-sė theksojnė se kėto pėrpjekje kanė sjellė rezultate tė kėnaqshme, pasi jo vetėm qė kanė mundur tė kontaktojnė me emigrantėt e ardhur, por nė tė njėjtėn kohė edhe tė krijojnė njė lidhje pėr tė pasur njė komunikim tė vazhdueshėm dhe tė ndėrsjellė.

Shtėpitė
Falja pėr personat qė kanė blerė shtėpi bėhet me kusht qė tė shlyhet menjėherė, tė paktėn 40 pėr qind e principalit tė transferuar apo e shumės sė mbetur prej tij, si dhe duke vendosur kushtet pėr shlyerjen e pjesės tjetėr. Periudha e pagesės sė shumės sė mbetur tė kredisė nuk mund tė zgjatet mė shume se 3 vjet.

Kėrkesa
Debitori ka tė drejtė tė kėrkojė ristrukturimin e detyrimit, sipas lehtėsive tė parashikuara nė vendimin e qeverisė, vetėm njė herė. Nė rast se debitori nuk u pėrmbahet kushteve tė marrėveshjes sė lidhur, kėrkohet likuidimi nė rrugė ligjore i detyrimit tė kontabilizuar nė Agjencinė e Trajtimit tė Kredive.





11 Nentor 2009

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Albania

Publikuar nga: Albania

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos