Autoshkollat-MPPTT, negociata pėr ndryshimin e marrjes sė patentės

Prej gati njė jave, Shoqata Kombėtare pėr Autoshkollat dhe zyrtarė tė Drejtorisė sė Pėrgjithshme tė Transportit Rrugor (DPTRR), pranė Ministrisė sė Transporteve, kanė nisur negociata pėr ndryshimin e disa kritereve pėr marrjen e lejes sė drejtimit tė automjetit. Konkretisht, pėrfaqėsues nga autoshkollat, kėrkojnė rritjen e pragut tė numrit tė gabimeve nė testin e teorisė, nga 7 pikė qė ėshtė tani nė 12 pikė, sikurse ėshtė vepruar mė parė. Po ashtu, ata kėrkojnė publikimin e njė libri, i cili pėrmban ushtrime teorike tė drejtimit tė automjetit, nė bazė tė tė cilit hartohet teza. Sekretari i pėrgjithshėm i shoqatės, Sokol Gogu, u shpreh pėr gazetėn "Shqip" se, situata ėshtė rėnduar sė tepėrmi nė rezultatet e kursantėve nė procesin e provimit teorik. "Pėr njė periudhė njėvjeēare, vazhdon tė mos zbatohet urdhri i ministrit, sipas tė cilit, brenda vitit 2006 tė botohej pyetėsori pėr tė gjitha kategoritė e lejeve tė drejtimit sė bashku me pėrgjigjet respektive. Sikur tė mos mjaftonte kjo, gjendja rėndohet edhe mė shumė kur ende pa u zbatuar ky udhėzim, hyn nė fuqi njė tjetėr i lėshuar mė 5 prill 2007, sipas tė cilit, shpallet fitues kandidati qė bėn jo mė shumė se 7 gabime nė testimin teorik prej 40 pyetjesh. Pra, tė ulet ndjeshėm numri i gabimeve tė lejuara nga 12 nė 7", thotė Gogu. Tjetėr shqetėsim pėr drejtuesit e autoshkollave ėshtė fakti, se nuk ka ndryshuar koncepti i hartimit tė testit nga ana e DPTRR-sė me pėrmbajtje tė vėshtirė, me qėllim ngeljen e kursantit dhe jo pėr tė mėsuar. "Kjo sjell vėshtirėsi pėr ne, pasi mbart kosto, por mbi tė gjitha zhvillon korrupsionin, pasi njė test i vėshtirė, thjesht do tė ēorientojė kandidatin ose nė tė kundėrt do ta detyrojė tė japė para shtesė pėr ta fituar. Dhe rezultati: mė pak drejtues automjetesh tė kualifikuar", shprehet pėrfaqėsuesi i shoqatės. Nisur nga kėto shqetėsime, shoqata bashkė me drejtues tė DPTRR kanė mbyllur dje njė pjesė tė negociatave, ku u ra dakord qė brenda 15-ditėshit tė parė tė botohet pyetėsori me testet, si dhe brenda muajit tė ndryshojnė aktet nėnligjore. Drejtori i sapozgjedhur i DPTRR, Kreshnik Bozho, u tregua optimist pėr zgjidhje tė situatės dhe kėrkoi nga autoshkollat rifillimin e punės.



 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Gazeta Shqip

Publikuar nga: Gazeta Shqip

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos