Moti, ne fundjave ulen temperaturat por del dielli

Reshjet e medha te shiut do te perfundojne vetem pas mesnates se sotme, ndersa koha me diell do te jete prezente ne vendin tone ne fund te javes qe sapo ka nisur. Meteorologet parashikojne qe reshjet me intensitet te larte, te cilat jane mbi nivelet e muajit qe po kalojme, do te perfundojne mesnaten e sotme. Nderkohe qe gjate ketyre diteve moti do te jete i vranet dhe me reshje lokale te shiut. "Shiu do te vazhdoje te jete prezent edhe gjate ketyre diteve ne vijim, me shtrengata dhe kthjellime te herepashershme kryesisht ne zonat bregdetare. Per sa i perket nivelit te reshjeve ato jane disa here me te larta, se sa niveli i zakonshem i muajit ne te cilin ndodhemi, por keto reshje kane kapur kuotat normale te vjeshtes", ka pohuar Ledia Porja nga "Meteoalb". Sipas saj, temperaturat gjate kesaj jave do te mbeten ne keto nivele, nderkohe qe me largimin e reshjeve te shiut pritet edhe nje ftohje e motit. Temperaturat do te zbresin me disa grade Celsius vetem pas 15 nentorit, por pavaresisht kesaj, meteorologet e shohin muajin nentor me te ngrohte. "Temperaturat pritet qe te pesojne nje ulje prej disa gradesh deri ne 5 grade, pas 15-diteshit te dyte te ketij muaji. Atehere kur do te kemi nje mot me diell do te kemi edhe ulje te temperaturave", kane pohuar sinoptikanet. Nentori, ne klimen shqiptare njihet si muaji me maksimumin e reshjeve vjetore, por ky nentor parashikohet te jete me i thate se nje nentor normal. "Duke bere nje permbledhje te te dhenave klimatike per stinen e vjeshtes dhe duke krahasuar ate me parashikimin e vjeshtes 2009, mund te themi se kjo vjeshte do te jete me e ngrohte se nje vjeshte normale", sqaroi instituti i parashikimeve "Meteoalb". Sipas tyre, dimri do te jete me i ngrohte se ai i vitit te kaluar, me temperatura dy grade me te larta. "Ne nje parashikim te pergjithshem per dimrin, mund te themi se per sa i perket shirave do te jete relativisht i thate, pra shirat do te jene ne sasi me te pakte se nje vit me pare, per sa i perket temperaturave do te jene me te ngrohta", vijon Porja. Edhe parametrat e eres sipas meteorologeve, nuk do te jene problematike e per pasoje deti do te jete i qete, duke u karakterizuar nga nje dallgezim i ulet.



Temperaturat

Temperaturat gjate kesaj jave do te mbeten ne keto nivele, nderkohe qe me largimin e reshjeve te shiut pritet edhe nje ftohje e motit. Temperaturat do te zbresin me disa grade Celsius vetem pas 15 nentorit, por pavaresisht kesaj meteorologet e shohin muajin nentor me te ngrohte.



Dimri

Ne nje parashikim te pergjithshem per dimrin sipas meteorologeve, mund te thuhet se per sa i perket shirave do te jete relativisht i thate, pra shirat do te jene ne sasi me te pakte se nje vit me pare, per sa i perket temperaturave do te jene me te ngrohta










 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Koha Jonë

Publikuar nga: Koha Jonë

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos